BE bie në Ballkan

17 Korrik 2020, 17:53Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Dje Parlamenti Evropian u lëshua në gjunjë këtu në Tiranë. Incidenti ndodhi vetëm pak ditë pas lajmit në mediat e Evropës se selia e PE ishte plaçkitur nga disa banditë, asnjë kompjuter nuk kishte mbetur nëpër zyra, sipas lajmit.

Letra që shkruan dje tre nga PE, duke gjuajtur me shpulla Parlamentin dhe qeverinë e Shqipërisë, u hodh poshtë orët e vona të natës. PE ra- si për të devotshmit e vet, ashtu edhe për kundërshtarët. Të devotshmit e strategjisë kundër maxhorancës ishin mbledhur o nëpër studio televizive dhe luftonin ‘me thikë në dhëmbë’ në emër të 3 deputetëve shpëtimtarë, o në kulisa zyrtarësh që  festonin.

Por në të njëjtën kohë PE ra edhe për kundërshtarët e ‘letrës bombë’.

Kështu ka rënë BE vit pas viti dhe fragment pas fragmenti këtu në Ballkan. Prekja e autoritetit të ‘hyjnisë’ BE ka nisur që në atë moment kur institucioni i 28 shteteve evropiane iu afrua njeriut gadishullor këtu dhe manifestoi dobësitë e veta. Pastaj ra më poshtë kur nisi procedurat e anëtarësimit të shteteve në Ballkan, por një proces që ata të BE aq sa e ‘puthnin’ po aq edhe e kafshonin. Manovrat e BE, herë ‘të dua’, herë ‘nuk më vlen’, nuk shkaktuan vetëm bezdi në Ballkan por edhe rënien e vet. Në Ballkan ka njerëz të stërvitur në mençuri dhe mund t’i shikojnë ‘dhëmbët’ përtej ‘puthjes’.

Sa herë është ndjerë keq Bashkimi Evropian dhe organet e veta, të pa zgjedhura demokratikisht, aq herë BE ka ngritur paradigmën se ‘jemi Evropa’, duke ngatërruar djallëzisht dhe me qëllim vasaliteti kontinentin e qytetërimit të madh me organizata të krijuara tash vonë dhe pa arkitekturë të rezistueshme. Njëri prej etërve të Evropës së Bashkuar, De Gol, që në fillim kërkoi që Evropa e Bashkuar të ishte ‘e kombeve’’. Por kur nuk u pranua ideja e tij dhe Evropa mbeti ‘e paqes dhe e bashkëpunimit’ ajror, atëherë De Gol u tërhoq e shkoi në Francën e tij.

Sot BE, edhe kur bie, nuk bie me atë dinjitet degolist. Sot rënia ndodh ulët: Mblidhen tre apo dy, apo një deputet i parlamentit të Evropës dhe vendosin të ‘rrahin’ me shpulla një parlament tjetër të kombeve të vegjël diku në periferi. Shkelin mbi principet bazë të Evropës. Deputetët e pazgjedhur kombëtarisht diku larg, duhet të vendosin mbi parlamentin e zgjedhur prej shqiptarëve. De Gol kishte njëmijë herë të drejtë që u kthye në shtëpinë e tij, sepse tentonte sovranitet dhe nuk e arriti, tentonte principe lirie dhe dinjiteti e nuk e arriti. BE ka rënë disa herë në territoret e Ballkanit, me potere të madhe, njësoj siç bien aeroplanët e detyruar për ulje emergjente.

BE ra në Srebrenicë para 25 vjetësh. Vetë komisioneri aktual i zgjerimit të BE, Olivèr Värhelye tha se rënia e ‘Evropës, në Srebrencë ‘ishte e turpshme’. Brenda disa orësh, në korrik 1995, në Srebrenicë u vranë, nga forcat serbe, 8000 myslimanë boshnjakë, në prani të përfaqësuesve të Unionit Evropian.

BE ka rënë  disa herë në Ballkan, por me jehonë të mëvonshme- siç ndodhi edhe me Srebrenicën pas 25 vjetësh. Ende nuk dëgjohet jehona e braktisjes së Kosovës pas luftës së vitit 1999. Nga 37 mijë luftëtarë që bënë luftën, në Kosovë mbetën vetëm 7 mijë trupa dhe Eulex, shumica pensionistë. Tetë vjet me radhë Kosova mbeti në rrugë, deri në ndërhyrjen e Amerikanëve për krijimin e shtetit të ri e  sovran të Kosovës.

BE po bie edhe në intrigën e ngritur kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku një ‘Ufo’ kishte perceptuar një ‘shtëpi të verdhë’ në Mat- krahinë veriore e Shqipërisë, e cila nuk ka ekzistuar kurrë. Sipas një deputeti dhe një prokuroreje në organizmat e Evropës, aty UÇK kishte shitur a shkëmbyer organe të njerëzve. Akti i fundit kundër Thaçit dhe Veselit, duke ngritur akuza pa prova, kishte për qëllim që të ndalonte procesin e paqes në Ballkan, mes Kosovës dhe Serbisë. Qëllimi ishte ta hiqnin procesin nga duart e Amerikës; por me sa duket këtu u shënua edhe një rënie tjetër e BE në Ballkan.

Pse bien në Ballkan institucionet e BE?

Po të analizosh thellë, pyetja del pa sens. Në Ballkan ata perceptojnë shoqëri të dobëta dhe ‘tribale’, prandaj lëshohen vetë e… bien pastaj. Ballkani ka akoma jetë ekzotike, ‘jashtë rregullave strikte’, ka aromë folku dhe ikonash, ka lëng humori e bujarie. Në Ballkan ka edhe para të panumëruara dhe të vëna në dyshekë; por ka edhe guva ku mund të fshihet diçka. Në Ballkan ka shtetarë të lartë të korruptuar e të pasuruar aq shumë si me flori edhe me euro, saqë trafikantin kolumbian Pablo Escobar e lënë në ‘bisht’. Për një shpullë parlamentit, ose pse hedhin një jelek shpëtimi, eurodeputetët  mund të shërblehen shtrenjtë.

E ku mund të ndodhë kjo në Evropë?

Në Evropë nuk i njeh njeri as Bashkimin e Evropës, as Parlamentin e Këshillin e Evropës. Përveç disa zyrtarëve të administratës shtetërore, të cilët janë të detyruar nga shefat. Pa pyet dikë në Paris se çfarë mendon për BE?! Do të marrësh një vështrim të çuditshëm dhe asnjë fjalë. Bashkimi Evropian nuk është votuar nga kombi dhe nuk përfaqëson komb. BE nuk ka tagër të veprojë mbi kombet sovrane, që janë evropiane, madje as guxon; këtë e bën me kombe të vegjël që vdesin të duken si anëtarë të BE. BE nuk është e regjistruar në asnjë kryeqytet të Evropës. Atëherë si mund të bjerë në Evropë?

Kriza e viteve të fundit e identitetit të organizmave të BE, përplasja mes konservatorëve sovranistë dhe elitave të vjetra, e ka bërë BE një organizëm që tenton autoritet atje ku nuk ka status. Shtetet në brinjë të Ballkanit, si Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, madje edhe Italia, nuk iu binden vendimeve të BE. Këta janë për qeveri kombëtare dhe ruajtjen e sovranitetit.

Tani në ‘aeroplanin’ e BE mund të fusë duart çdo pasagjer- njësoj siç ndodhi me ndërhyrjen private të 3 deputetëve liberalë në serverin e deklaratave të BE. Po të ishte De Gol, ose edhe burrat e Evropës, do të ktheheshin urgjent në shtëpi…

10 komente në “BE bie në Ballkan”

  1. De GOL (ose Gol..de) says:

    Madheshtor, fenomenal, perfaqsues tipik i races. Mikut dhe Europes tregou shpinen. Cfare shkruan dje e harron sot, cfare shkruan sot do e harrosh neser, Cfare shkruan (neser,sot e dje) vetem ti i kupton. Do zoti per te miren tone nuk e lexojne Merkel e Mackron kete pershpirtje per BE se te grabisin e ne na lene pa gje. S’ke faj, lufte per mbijetese (zakon i vjeter), cfare thote i Madhi do thuash edhe ti. Sepse eshte e veshtire te perballosh jetesen si lord. Po mos u lekund, shpresoj gjer ne fund se Tramp do te kuptoje. KishJa nje shprese se Kuvendi do hiqte Meten e do te vendosnin ty. MOS U DOREZO. KOMUNISTAT NUK DOREZOHEN.LUFTO ME ENDRREN.

  2. Trotski says:

    ANALIZE E SAKTE:Z.FROK KA DHENE NJE ORIENTIM PER KETA pOLITIKANE SHQIPTARE QE QURRAVITEN PAS CA DEPUTETEVE TE PE:;DUKE MBETUR PA KURFARE DINJITETI:DUHET QE SPAK DHE BKH TE VEPROJE URGJENTISHT QE TE PASTROJE POLITIKEN sHQIPTARE ;TE KONFISKOJE PASURITE E VENA NE MENYRE iLEGJITIME;dUKE vJEDHUR SI LIKE hAJDUTI;DUKE VRARE SI SALI kRIMINELI E KESHTU ME RRADHE PER TE DY KRAHET E pOLITIKES:

  3. monika bene tregeti droge me karroce femijesh says:

    Bravo z. cupi si gjithmon godet
    kurva europ kurre nuk kenaqet me gjakun e shqipetareve
    europa duhet bojkotuar nuk na itereson fare, kurva eshte bere e pasur
    me gjakun e kolonive qe sot po jua zhdukin bustet nje nga nje bile po vazhdoi gjate po ju shkerdhejne historin
    zoti vonon po nuk harron

  4. Kerpaci says:

    Bravo Frrok,analize perfekte,Europa vepron me lobista,jo ne unison,dalin tre deputet europian dhe flasin me gjuhen e Sali Berishes,kjo eshte e papranueshme.

  5. Z says:

    Frroku nuk dihet se per ke flet,kush e paguan qe flet,ushtar i kujt eshte etj. Se disa veriore,jugoret jane vetem “agjente ” te grekerve,nuk dihet kujt i sherbejne apo save ju sherbejne! Shembulli i fundit i Koliqit dhe Camajt tregon qarte se edhe Saliu nuk dihet se save ju sherben! Shembulli i francezeve tregon se sa poshte jemi si komb dhe popull!

  6. Jo me keq se lavjerresi o Frrok Cupi! says:

    PE nuk eshte BE! PE eshte institucioni me i paperfillshem i BE! Te sulmosh BE per deklaratat e tre eurode(bileve)puteteve qe duan te bejne protagonistin eshte ne rastin me te mire injorance, ne me te keqin ligesi! Varhelyi per Srebrenicen ka permendur “Europen” dhe jo BE-ne! Perse e manipulon lexuesin?! BE dhe Europa nuk jane e njejta gje, BE eshte organizem me 27 vende anetare (jo 28 sic kujton ende ti o trap), Europa ka 44 vende! BE-ja nuk kishte asnje autoritet ne B-H! Kurvat holandeze te vendosura ne B-H ishin nen autoritetin e OKB-se dhe jo BE-se! Te kujton gje termi UNPROFOR o dallkauk i lig?! BE-ja sit eshte nder organizmat me demokratike ne Bote! Cilin institucion nuk ka te zgjedhur ne menyre demokratike? Komisionin ku secili vend cakton komisioneret e tij ne baze te nr te popullsise?! Keshillin ku secili vend perfaqesohet nga presidenti apo KM i tij?! Gjykaten ku secili vend ka te drejten te caktoje gjykates?! Apo Parlamentin ku secili vend ben zgjedhje te drejtoerdrejta?!!Dhe e fundit o pensionist i rroitur, eshte kjo BE qe ti sulmon qe sot po perpiqet te te transformoje si vend, te te ktheje ne nje shtet demokratik ku sundon ligji, me standarde e parime! Numeroji grantet qe te ka dhene qe nga 1992, jane miliona! Normal, eshte organizate dhe jo shtet e per kete arsye eshte burokratik, calon ne eficience e jo perfekt! Por kush eshte perfekt?! Ti?!!

  7. xhoxhi says:

    Bashkimi europian është një tip kooperative e bashkuar e tipit Enverian.Enveri në fillim i futi një nga një fshatrat në kooperativë pastaj i beri bashkë tre katër 5 fshtra dhe përfundimi dihet dështuan në fund të gjitha.B-Eëja ishte 6 u bë 7 u bë 11 sot 17 dhe nesër ndoshta do shpërbëhet.Në këtë bashkim që pret të hyjë Shqipëria nuk e di çdo përfitojë por jam i sigurtë që do ta rjepin si edhe sot duke i marë gjithë pasuritë me çmime qesharake dhe deri tani nuk po investohet asgjë.Lëreni Shqipërinë dhe shikoni Greqinë që është një nga shtetet e para që u fut në B-E dhe kjo B-E ekatandisi me një borxh prej 400 miliard dollarë që duhet ti paguajë deri në vitin 2060. Rumania,Bullgaria,Polonia,Hungaria,Ççekia etj kanë kohë që janë futur por akoma nuk kanë hyrë në euro.Pse?Sepse i futën nga frika e Rusisë dhe tani presin ti rjepin dhe të shohim do futen në euro apo jo.Pra ky bashkim europian një ditë do shpërbëhet sepse politikat që ndjek janë mafioze.Detyron shtetet të hapin ordello,martesat homoseksuale,kazinot,lojrat e fatit etj etj dhe paratë i marin mafiozët dhe jo shteti.Këtu do jemi dhe do shikojmë dështimin.Një grip doli dhe mbaroi bota.Socializmi dështoi se çdo gjë ishte shtetërore,ndërsa kapitalizmi kush ka mënd e ka kuptuar se është i kapitulluar sepse çdë gjë është private..dhe askush nuk paguan atë që duhet në shtet…

  8. Gjergji says:

    Froku ka mbaruar nga trut. As marr mundimin ta lexoj apo degjoj.

  9. iksi says:

    Frrok , tash je kthye ne origjine , tash je i lexushem dhe i kuptushem se per ca vite ishe i lajthitur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje