Një “Influencer” mode po bën bujë në Tiranë, zbulojeni kush është

17 Korrik 2020, 12:18Lifestyle TEMA

Edhe pse në fillimet e veta, aktualisht në botimin e 3-të, Influencer verë 2020 shënon një kthesë në përmbajtje dhe cilësi. Në rreshtat e këtij edicioni dallohet lehtë origjinaliteti, krijimtaria, e frymëzuar nga koleksionet e markave ndërkombëtare më të njohura në vend, në destinacionin e preferuar të modës dhe  trendeve të reja.

Këtë herë me 60 faqe, Influencer do të jetë udhërrëfyesi perfekt i trendeve verore, me larminë e artikujve që gjenden në përmbajtjen e revistës. Përpos sfidave dhe vështirësive si pasojë e periudhës së pandemisë, u realizua nga Teg një punë e madhe për të përftuar një produkt që po pëlqehet nga të gjithë, e që për qëlim ka të japë mesazhin e shpresës e që lobon për të bukurën e jetesën e shëndetshme, teksa  ngjyros cdo faqe me koloritet e forta të kësaj vere.

Përmes titujve si “Aromë freskie”, “Perlat perfekte”, “Urban bride”, “5 kombinimet më in për meshkuj”, “Jo vetëm bikini”, “High Teg”, “Camarrokët me stil”,etj  Influencer përcjell informacione cilësore për të qënë gjithmonë “IN” dhe informacione mbi veshjet që cdo lexues të njihet dhe me cmimet e produkteve që propozohen në revistë. Kështu kjo revistë nuk vlen vetëm si udhëzues për trendet e sezonit por dhe si një informuese e mirë për një shopping efikas.

Influencer nisi si një projekt i ri, për herë të parë në Shqipëri, shumë i guximshëm i qendrës tregtare Teg. Tanimë duke realizuar edicionin e vet të tretë ka treguar që është projekt I suksesshëm e që po përsoset nga njëri botim tek tjetri. Secili botim ka tërhequr vëmëndjen e vizitorëve të Teg dhe përpos prodhimit me një tirazh të lartë, revista është shpërndarë me shpejtësi.

Madje interesi I shtuar I fanatikëve të modës e atyre që e duan të bukurën, ka bërë që Teg të zgjedhë dhe mënyra alternative të shpërndarjes për të qenë më afër gjithësecilit : pranë bare-ve dhe restoranteve në bregdetin jonian si Nazar beach në Palasën e bukur, në cdo taksi të kompanisë  Merr taxi që ta bëjë udhëtimin e gjithëkujt më të këndshëm etj. Influencer gjendet dhe në versionin elektronik në website teg.al  për të gjithë fansat e teknologjisë dhe ata që nuk kanë mundësi të marrin kopjen fizike.

Një “Influencer” i ri mode po bën bujë në Tiranë, dhe është revista e vetme prodhim i një qendre tregtare në vend. TEG është nën menaxhimin e Acrem, kompania më e madhe menaxhuese e qendrave tregtare në Shqipëri, pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe më inovativ i investimeve në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në rajon.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje