Edhe pse Spanja hoqi gjendjen e jashtëzakonshme dhe hapi kufijtë për turistët, duket se vendi është më i shkretë se kurrë më parë.
Vendpushimet turistike në Spanjë janë praktikisht bosh, vetëm disa pushues kanë marrë guximin që të bëjnë pushime atje.
Plazhet të cilat më parë ishin të mbushura me njerëz tashmë janë bosh
Shumë dyqane dhe lokale janë mbyllur si pasojë e pandemisë dhe mungesës së turistëve. (TemA)