Arian B. u dënua me dy vite burgim për dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes. Ai i preu flokët së shoqes, nënë e tre fëmijëve dhe më pas kur u zgjua në mëngjes, ia qethi edhe me makinën e rrojës, me shpresën se ajo nuk do të dilte nga shtëpia dhe nuk do ta linte. Por 30-vjeçarja pasi gjeti momentin e duhur vrapoi jashtë dhe iu drejtua policisë. E. B tashmë ka dorëzuar padinë e divorcit, ashtu siç kishtë bërë në plan se do të vepronte përpara se i shoqi ta dhunonte.
Vendimin për ndarje ia komunikoi partnerit në fund të dhjetorit 2019, por ai humbi qetësinë dhe nuk e pranoi këtë gjë. E.B. rrëfen për gazetën “Si” pas vendimit se grindjet dhe debatet mes çiftit nisnin për shkaqe ekonomike. Të dy ishin të papunë. Njëri nga fëmijët i sëmurë dhe ekonomia sa vinte dhe rëndohej.
Për ngjarjen më të fundit gruaja kujton: “Erdhi i dehur. M’i qethi flokët që unë mos të dilja nga shtëpia. Flokët ishin lëvizja e tij e fundit pasi po ndaheshim. Ai më përsëriste “ik, por fëmijët mos m’i merr”.
Gruaja kujton për gazetën “Si” se partnerin e njohu rastësisht në lagje, kur kishte shkuar për të ndihmuar të motrën që sapo kishte lindur. “Jetoja te shtëpia e motrës, ai qëndronte me qira me familjen. Shpullën e parë ma kur më mori në shtëpi, gjeti si shkak pse nuk i kisha fshirë këpucët. Aty filloi. Kur ne u larguam në Francë, ai pinte, më goditi në këmbë dhe pashë gjakun në pantallona. Ai më kërkoi falje dhe ia hidhte fajin alkoolit. Mendova se do të ndryshonte”.
E papunë dhe në vështirësi ekonomike, 30-vjeçarja shton se pavarësisht se i shoqi përfundoi në burg, ajo ka marrë urdhër mbrojtjeje edhe për fëmijët
“Im shoq ishte pa punë. Ai kishte taksi dhe punonte në të zezë. Nuk na dilnin të ardhurat. Arrita të bëhesha e keqe me njerëzit e mi, ata më ndihmonin përherë. Ai nuk punonte punë stabël”, shton nëna e tre fëmijëve e cila tani jeton me qira. Por mes episodeve të dhunës, për të më e rënda ishte qethja e flokëve
“Mendoi se po ta bënte këtë gjë, do të më ndalonte dhe do të më frikësonte. Kam vuajtur shpirtërisht vetë. Mendoj për fëmijët dhe eci, vajzën e vogël e kam me autizëm, por siç thashë .. mendoj për fëmijët dhe eci përpara”. Ndonëse i shoqi u dënua për dhunë dhe gjykata i dha të drejtë gruas, ajo shpreson që partneri të reflektojë.
Në vendimin e dënimit, gjykata shton si rrethanë edhe cenimin e integritetit të gruas
“Nga ana objektive, vepra penale është kryer nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme të të pandehurit siç janë: ushtrimi në mënyrë të përsëritur në dy raste i dhunës fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës E.B., i shoqëruar në rastin e parë me prerjen e flokëve me gërshërë dhe në rastin e dytë në qethjen e flokëve zero me makinë rroje. Veprime këto të cilat kanë cenuar rëndë integritetin fizik dhe psikosocial të viktimës”, nënvizon Gjykata.
Pavarësisht shpresës 30-vjeçarja është pesimiste: “Pas dy vjetësh do të dalë dhe të njëjtën punë do të ketë!”
Por gjykata shton se ky dënim veç mbajtjes së përgjegjësisë, duhet të ndikojë edhe për edukimin e burrit të dhunshëm, i cili sipas Gjykatës justifikohet se ishte i dehur. “Gruaja ka dorëzuar disa kallëzime ndaj meje, ajo më ka tradhëtuar disa herë, ka ikur nga shtëpia dhe m’i ka lënë fëmijët mua”, pohoi 39-vjeçari, duke shtuar se ishte i shqetësuar për fëmijët dhe se nga gjendja e dehur nuk dinte si kishte vepruar.
Kujdes, etapa tjeter per mashkullin shqiptar qe nuk i ndalet dhunes edhe pas burgimit apo ndalimit me ligj per t’iu afruar familjareve, eshte VRASJA. Siç edhe i ndodhi gjykateses para disa viteve, e cila edhpe pse ishte nen mbrojtjen e ligjit, babai i femijeve te saj ia mori jeten mu ne mes te Tiranes. Nje gje mund t’ia heqi dhunen mashkullit shqiptar, kastrimi kimik. Mbase epshi ia ul pak deshiren per vrasje apo dhune ne famile edhe ne pranine e femijeve. Sepse keta baballare qe dhunojne nen efektin e alkolit apo bixhozit, rrisin femije te cilet do behen ose prehe e dhunes ose dhunues. Edukimi nuk eshte gje e lehte, por politika ne Shqiperi merret me pune te tjera.
Shume burra ju kane prere grave floket si pasoj e karantines, bile burri nuk i ka kerkuar leket
dhe une si grua e pare floket mi preu Iliri ndersa hunden e rregullova tek kepuctari e kisha komshi