Sali Berisha ka demostruar një obsesion të vazhdueshëm për kontrollin e shërbimeve informative, për të përgjuar dhe kontrolluar lëvizjet në prapaskenë të kundërshtarëve politikë, sidomos të kundërshtarëve të maskuar brenda Partia Demokratike. Në 26 qershor 1992, vetëm tre muaj pasi erdhi në pushtet, Berisha emëroi ushtarin e tij të besuar, Bashkim Gazideden, në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar, organ i cili shndërruar në një strukturë më natyrë mafioze, duke udhëhequr operacionet antiligjore të përgjimeve, rrëmbimeve, torturave dhe zhdukjen e njerëzve, dhunimin e kundërshtarëve politikë të Berishës, reprezaljet, shtypjen e protestave, përndjekjet, djegien e gazetave kritike, sulmet fizike ndaj gazetarëve, planet për pushtimin e jugut të vendit etj.
Gazidede e mbajti këtë detyrë deri në 9 prill 1997. Pas arratisjes së Gazidedes, i cili akuzohej për krime njerëzore, Berisha u shpalli lufë të gjithë krerëve të SHISH, që nga Fatos Klosi deri tek Bahri Shaqiri. Në 9 gusht të 2012, një vit para se të rrëzohej nga pushteti, Berisha, në koordinim me Bujar Nishanin, emëroi në krye të SHISH, Visho Ajazi Likën, i cili ishte pjesë e qeverisë së PD si zëvendësministër si dhe kishte qenë krahu i djathtë i Gazidedes.
Në 30 tetor 2017, Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen në këmbim të një posti diplomatik. Edhe këtë radhë SHISH nuk i shpëtoi skandalit të përgjimeve. Një grup hetimor i Komisionit të Sigurisë Kombëtare konfirmoi se gjatë drejtimit të SHISH nga i besuari i Berishës, Visho Lika, ishin përgjuar të gjithë krerët e politikës, përveç Berishës. Presidenti Ilir Meta, në atê kohë kryetar i LSI, ishte politikani më i përgjuar, konretisht mbi 800 herë. Ishte koha kur Meta u largua nga PD, duke u bashkuar me PS. Me sa duket, Berisha ishte i shqetësuar dhe kërkonte të mësonte lëvizhet e Metës. Pas zbulimit të skandalit, Meta tha: “Mu më jep kënaqësi çdo lloj ideje e atyre përgjimeve…”
Ndërkaq, dokumentet, denoncimet, por edhe rrëfimet e vetë Bashkim Gazidedes, konfirmojnë se Berisha e ka përdorur SHIK pikësëpari për përgjimet. Referuar dokumenteve dhe procesverbaleve arkivore të siguruara nga Shqiptarja.com, në 9 shtator të vitit 1992, Azem Hajdari, në atë kohë deputet i PD, denoncon Bashkim Gazideden se e kishte përgjuar. Azem Hajdari shihej që në fillim nga Sali Berisha si rrezik për pushtetin e tij në PD. Gazeta zyrtare e PD, Rilindja Demokratike, sulmonte Hajdarin, kuptohet me miratimin e Berishës, ndërsa Gazidede e mbante nën monitorim.
Në 7 shtator 1992, gjatë një interpelance me prokurorin e përgjihshëm në atë kohë, Maksim Haxhia, Azem Hajdari shprehet: “Përse nuk u ndalua Bashkim Gazidede për përgjimet e paligjshme ndaj Azem Hajdarit?”. Maksim Haxhia, sot një avokat i njohur, shprehet se “Për sa i përket fjalëve, zoti Azem Hajdari që dëgjohen lart e poshtë, unë nuk mund të shkoj me arsyetimin e tyre, ashtu si nuk mund të shkoja të filloja përgjegjësinë penale për zoti Gazidede, për incizimin që ju ka bërë juve, flitet, të paktën, nëpër gazeta. Kush ka denoncime konkrete për persona konkretë, me prova konkrete, derën e Prokurorisë e ka hapur dhe përkushtimin tonë e ka gjithmonë gati”.
Në 22 shtator 1992, Azem Hajdari, shprehet sërish në seancë plenare “Ne rast se gabimi i Gazidedes për incizimin e bisedës time u bë për qëllim të mirë, atëherë pse bëhet gabimi tjetër që të njolloset ky njeri. Unë kam pyetur studentët e Gazidedes dhe mendimi im për të është krejtësisht i kundërt, por mendimi i studentëve të tij është pozitiv. Ai gaboi në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike kur tha që unë e kam incizuar Azem Hajdarin në një bisedë telefonike, sepse ai duhet ta dinte që sigurimi i sotëm nuk ka mundësi që të incizojë më tepër se 50 telefona. Unë e di mirë mundësinë e rrjetit informativ të SHIK-ut që është plotësisht i shkatërruar dhe që duhet të organizohet”.
Nisur nga ky shqetësim i Azem Hajdarit, Parlamenti kishte në interpelancë, kreun e SHIK, Bashkim Gazideden. Kreu i SHIK u paraqit në Parlament në fund të seancës plenare të 22 shtatorit 1992. Seanca e pyetjeve zgjati deri në 23 shtator 1992. I pyetur çështjen e përgjimit të Azemit, Bashkim Gazidede deklaron se “Në lidhje me këtë pyetje, atë ditë që ka mbajtur konferencën e shtypit deputeti Hajdari, unë kam bërë një deklaratë në ATSH, e cila është transferuar ne radio dhe risqaroj ne lidhje me këtë problem se është fjala në lidhje me një bisedë telefonike të bërë midis z. Hajdari dhe meje drejtpërsëdrejti, dhe jo midis z. Hajdari dhe ndonjë personi të tretë. Pra, zoti Hajdari ka folur me mua në Shqipëri dhe jo nga SHBA-ja, pra ka folur në telefon me mua. Ai më ka thënë diçka në bisedën telefonike drejtpërsëdrejti midis meje e z. Hajdari dhe këtë fakt i kam dhënë unë atij në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike”.
Po ç’punë kishte kreu i SHIK-ut në mbledhjen e PD-së. Për këtë, Bashkim Gazidede ka sqaruar deputetët: “Po, kam qenë në një mbledhje, ku ishin të pranishëm edhe deputetët. Unë në atë kohë kam qenë deputet dhe në atë mbledhje kam marrë pjesë me cilësinë e deputetit. Unë jam i depolitizuar dhe madje mund të them se nuk kam pasur asnjëherë teserën e Partisë Demokratike, me përjashtim të faktit që jam nënshkrues i 300 vetëve për legalizimin e kësaj partie”.
Një tjetër skandal ndodhi në atë kohë. Luan Pobrati hodhi akuza ndaj Berishës. Më pas, u sajua një akuzë dhe Pobrati u arrestua. Gazidede shkoi që ta merrte në pyetje me urdhër të Berishës. I pyetur për këtë çështje, se ç’punë kishte kreu i SHIK të bënte detyrën e hetuesit, Gazidede, në 23 shtator 1992, përgjigjet: “Sa për sqarim, Presidenti nuk më dërgoi të takojë Luan Pobratin, por Presidenti më dërgoi të sqarojë problemin e anës së tij, e ankesës që është bërë nga familja e tij dhe përveç të tjerave dhe takimin me Luan Pobratin për të cilin edhe fola. Nuk vajta për krimin e Luan Pobratit për armëmbajtje pa leje, por për sqarimin e pozicionit të punonjësve të mi lidhur me këtë problem”.
Po atë vit, një përgjues në zyrë i ishte vendosur ministrit të Jashtëm të PD, Alfred Serreqi, i cili pas përgjimit dha dorëheqjen. Për këtë çështje, deputeti i PS në atë kohë, Namik Dokle, që në fillim të sesionit të ri parlamentar, në 9 shtator 1992, kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor. Dokle u shpreh se “Po të jetë një përgjim sekret i vendosur me kohë, ne duam të dimë se kush e ka vendosur, më tepër që janë përgjuar dy ministra socialistë, dhe tani së fundi ministri i PD-së, zoti Serreqi. Po të jetë se është vendosur vetëm për z. Serreqi, aq më shumë duhet kërkuar llogari, megjithëse në demokraci ka aq shumë transparencë saqë nuk ka nevojë për aparate përgjimi. Ruana zot, sikur të jetë përgjuar zoti Gensher në zyrën e ministrit tonë pikërisht para se të jepte dorëheqjen. Prandaj, unë propozoj që të ngrihet menjëherë një komision i përkohshëm parlamentar ose të ngarkohet për të marrë informacion për çështjen Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit, dhe nëse është e vërtetë kjo gjë, ose ky Uotergejt shqiptar, të merren të gjitha masat ligjore, madje nga më të rreptat”.
Po në seancën plenare të 22 shtatorit 1922, deputeti i PS Namik Dokle tha se ka raportime se Gazidede, me porosi të Berishës, por mblidhte informacione si dhe po ‘përpunonte’ persona të caktuar për të sajuar dëshmi të rreme për 11 deputetë të njohur, mes tyre Arben Imami, Gramoz Pashko, Maqo Lakrori, Kastriot Islami, Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Mitro Çela, Teodor Keko, Natasha Lako, Perikli Teta, Azem Hajdari, e politikanë e intelektualë të tjerë.
Të gjithë protagonistët e këtij skandali, për arsye të ndryshme, nuk janë më pjesë e politikës shqiptare, përveç njërit, Sali Berishës. 28 vite më pas, Sali Berisha jo vetëm që është pjesë aktive e politikës, por drejton defakto opozitën dhe po bën çdo përpjekje për të rimarrë pushtetin, duke shpresuar rikthinin në qeveri vitin tjetër. (Shqiptarja.com)
Doni më për belulin.
Kanceri nuk sherohet.
Kaq gje e kemi mesuar nga historia.
Pushtetin de jure e ka Rama,mirepo de fakto Brek’skisha.
Gjithcka tjeter eshte humbje kohe.
E vetmja force ne bote,qe mund ti beje gje kesaj krijese djallezore eshte Amerika.
Perjashtohet kategorikisht.
Ka shume gjera qe u bene gabim,me bekimin e Ha-mer-ik-es.
Lobet antishqiptare ne Amerike,te mbajne ne ajer,kurse per nje lob shqiptar,as qe behet fjale.
Me pak fjale,kur ti ktheje vete patkonjte nga dielli.
Per hir te se vertetes,ujku ka namin po cakalli ben kerdine.
Shume te tjere nen shembullin e tije nuk jane pa faj.
Vjedhur kane te gjithe pa perjashtim.
Si thote Press-identi?
Shqiperia e para.
ja ky eshte sali berisha armiku me i madh i te gjitha kohrave per Shqiperine!
…me keto qe kane bere asper 20 vjet nuk vine ne pushtet por do ngelen gjithmon pushtera dhe bije bushtrash.
jete te gjate doktorr jeta,je legjende e shqiptarise
Sa për faktet e tjera nuk mund të them sa të vërteta janë,po për aparatet në zyrën e Ministrit të Jashtëm u mor vesh se ishte një gafë e Sereqit që e zmadhoi çështjen .Ato aparate ishin që para 90- ës dhe regjistroheshin bisedat në takimet e Smbasadorit me Perdonalitete ose delegacione.
Eshte saktesisht keshtu
Te dashur komentues,
Boll me vrere dhe helm per te shkuaren. Gjithe Vlora e urrente Shik-un e asaj kohe. Por cfare ndodhi ne Vlore ne 1997? Erdhe te arratisur nga burgjet me detyra speciale nga sherbimet jo mike te vendit tone per te ndare pjesen e Jugut te vendit. I kujtoni intervistat qe flitej per popullin e te ashtequajturin vorio epir. Shik-un e sulmuan dhe e masakruan ne Vlore. Kush e beri, populli? Jo nuk e beri populli, e ben agjentet e vendeve jo mike me Shqiperine. A nuk ishin djeme shqiptare oficeret e shikut?! Djeme shqiptar ishin. Le te behemi serioz dhe te presim hapjen e dosjeve dhe arkivave pas disa vitesh dhe do shohim se kush ka qene gjithesecili.
Tani duhet te merremi me te tashme, me zhdukjen e Rilindjes qe na mashtroj ne 2013 dhe 2017. Mezi e shporrem te korruptuarin Sali ne 2013, tani drogaxhiu hajdut e ka bere aq keq sa detyrohemi qe te votojme PD perseri. Shporru Edi Rama, hajdut i shpreses se shqiptareve, çpopullues i trojeve duke e renditur Shqiperine ne vendin e dyte per numer azilantesh ne France dhe Gjermani pas Sirise qe ishte ne lufte.
Pse, keshtu ben jot shoqe: sa here zemerohet me vjehrren, fle me mullixhiun ?!
I nderuar Arber,
Nderime dhe respekte per gruan/te dashuren dhe gjithe familjaret e tu, nuk do t’i ofendoj kurre. Te lutem pse duhet te ofendoni?! Une po jap nje mendim te qarte pa ofenduar njeri. Une mendoj qe Edi Rama eshte kriminel dhe vjedhes i endrrave te Shqiptareve. E kam votuar ne 2017 dhe ne 2013.
Prisja nje administratë te afte, jo militante ashtu sic edhe ai premtoj. Prisja lufte ndaj krimit dhe korrupsionit dhe jo qe kriminelet te merrnin poste ne administratë, parti dhe parlament. Nuk prisja qe qytetaret te merrnin arratine.
Keto ja e vlerat e mia si qytetar vlonjat: ndershmeria, aftesia, toleranca dhe urrejtja per krimin dhe korrupsionin.
Sa per shkuaren dhe ndikimin e vendeve fqinje jo mike, shih te lutem nje emision qe gazetari Marin Mema ka pregatitur. Kjo nuk ka lidhje me asnje amnisti qe mund t’i behet te korruptuarit Sali.
I pa fytyre spiun i ndyre dhe mbeturine e saliqenit , kur flet per Vloren matu mire se vlonjatet te shkerdhejne pragun Ty dhe gjithe PD tende o qelbesire, ate qe i beri PD vlores ne jete te jeteve sdo harohet dhe EDI RAMES ruaji karin , thuaja dhe LUL PEDERASTIT.
I nderuar,
Une fola per pak histori. Jam nje qytetar vlonjat ashtu edhe si ti. Une mendoj qe Edi Rama, Saliu etj jane njesoj. Jane politikane te korruptuar qe duhen te shporren nga vendi. Por duhet te jemi realist, nqs Rama iken, atehere i bie te vi ne pushte PD-ja kjo eshte e qarte. Kaq kam thene. Nuk do te te shaj nga familja sepse nuk mendoj qe kane faj ata sepse t’i flet si injorant.
Paqe i nderuar dhe duaje veten me shume, thuaj jo korrupsionit dhe talljes qe na bejne politikanet!
Sinqerisht,
Qytetari i Vlores
O QYETAR malok muti, bijtebe laberise nuk harojne dhe jane te kompletuar ……..Saliqeni i ngordhur do paguaj faturen…
Saliqeni nuk ka per te paguar asnje fature. Eshte me Edi Ramen siç jane dy pika uji! Jnae bashke ne biznes. Ai vrau 4 vete ne bulevard dhe nuk pagoj asgje. Jane bashke, korrupsioni eshte bashke. Populli ben tifo.
Duaje veten tende dhe femijet e tu me shume!
Te Diele te mbare!
Qytetari nga Vlora
Bashkim Gazidede shoku i ngushte i shefit ushtarak te pd Gjenaral major Shabon Tapia.
Krye hajduti i P. D. Gazi Dede kishte arritur deri atje sa kishte instaluar në mbrojtje të njerezve që punonin tek valuta në qendër të Tiranës 4 shikas. Ata mbronin të gjithë hajdute që vidhnin popullin me lloj lloj mashtrimesh në shuma të mëdha valutë dhe lek. Pjesa më e madhe e shumës kalonte për të kjo e dëgjuar nga veshët e mi në bisedë me ta. Mund të imagjinoni se çfarë njeriu ishte dhe dhe çfarë njerëzish mblidhnin rreth vetes se tyre llogjikoni vetëm një aspekt nga ky ajizberg ku vepronin këta horra
Ju qe mbroni “heroin” Hajdari, imagjinoni sikur ai te ishte gjalle?
As me shume dhe as me pak, keta jane dhe mbeten nje bande per te miren e vendit. E keqja eshte se ka shume keqkuptime rreth sjelljeve e qendrimeve te tyre.
bravo qytetari njeri i matur dukesh dhe flet me fakte
O qytetari nuk besoj të kesh votuar Edi Ramën asnjë nuk të beson sepse me historialin e PD edhe Lulzim Bashës me shitje deti me zhdukjen e provave të masakrave në Kosovë me vrasjen e njerezve te 21 janarit dhe me paftyresine më të madhë duke thënë që e kishin vrarë njerëz që ishin në demostratë pa llogaritur vjedhjet që janë bërë me rrugën e kombit që nga 300 milionë euro kushtoi 1 miliardë nuk i honeps dot hipokritët dhe manipuluesit o qytetar
OooQYTETAR rote kari mos haro ti bashke me tropjanin. NUK KA NIRE NENE DHE BIRE KURVE KURVE KURVE qe te vije ne pushtet pushtat e partise tende . Mblidhuni tek Babalja o shuraker dhe pederaste te LB. Ik pirdhu
Goni,
Une kam shkruajtur ate qe kam bere. Kam votuar PS, si vote kunder korrupsionit te qeverise 2009-2013. Tani une nuk mendoj qe qeverisja e 2013-2020 eshte ne pak e korruptuar, une mendoj qe minimalisht jane njesoj. Une mendoj qe PPP jane korruptive, mendoj qe administrata eshte injorante dhe militante njesoj si me perpara. Une mendoj qe Shqiperia nuk meriton bandite dhe kriminel t’i kete ne bashki dhe parlament. Nuk meriton Vlora te behej fabrike prodhimi kanabisi dhe qe Vlora te kishte bilanc te vdekurish/mbyturish sikur ishim ne vitet e pas 97-se.
Keto bien ndesh me parimet normale te nje qytetari te përgjegjshëm.
Te uroj nje jave te mbare neser!
Qytetari
Nuk ishte thjesht mendja e Sali Berishes ky aktivitet policesk
agjewnturor , por ishte dora vete , UDB-ja qe e ngriti dhe po
e mban ende ne kembe kete organizate spiunazhi , cerdhe
gjarperinjsh vdekje prures per racen shqiptare !
Dhe sot vazhdojne me BABALET dhe llumin e kesaj partie qe ne votimet e 2021 do kethehet ne shoqate.
Te gjitha sa u than ne shkrim per Sali Berishen jane te verteta,dhe del se ai eshte njeri kriminel kembe e koke.Por per çfare na duhen keto? Per t’i dijtur? I dim shume mire.Por problemi eshte se, ata qe jane kopetent, si psh SPAK,apo ndonje tjerte qe ta gjykoi e ta denoi nuk e bene.Saliu i qet ishte ashtu eshte akome dhe nuk i ka hyre gjemb ne kembe.Se mos Saliu ka vetem pergjimet dhe zhdukjen e kundershtareve te tij,ai i ka te panumerta krimet,por ja qe per SPAK-n nuk ekzistojne, se njerzit e SPAK-ut jane njerzit e “helmuar” nga Saliu, i cili i ka paguar qe t’i sherbenin atij.Pra kjo do te thot te rrahesh uje ne havan.Populli vdes e Saliu serbes.