Kjo raki e holluar me ujë

20 Korrik 2020, 19:12Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Opozita dhe Presidenca, si dy pjesë të të njëjtit entitet politik, vendosën të ulin nivelin e përfaqësimit sot në Këshillin Politik, të vetmen tryezë dialogu që po diskuton të ardhmen e zgjedhjeve shqiptare. Lulzim Basha gjeti shpëtim tek zyra e Avdulla Hotit në Prishtinë, për t’i ikur një përballjeje me kryeministrin, kurse Presidenti preferoi ta kalojë “me procedurë heshtjeje” ftesën e Ramës për të ardhur në takim. Ata që deri dje bërtisnin se gjithçka duhet vendosur në formatin në fjalë, e humbën me qëllim shansin për të shpalosur idetë dhe tezat e tyre në prani të kundërshtarit të tyre kryesor.

Kjo rrethanë ja uli premisat për një zgjidhje definitive tryezës së sotme, duke afirmuar edhe një herë se frika e Bashës nga takimi me Ramën vijon të mbetet në kuota të larta dhe të pakthyeshme. Porsi antitrupat në organizmin e një të sëmuri të shëruar nga Covidi.

E lartë mbetet gjithashtu edhe pasiguria rreth asaj që mund të rezutojë si fjala e fundit për reformën zgjedhore. Thënë ndryshe, të gjitha opsionet mbeten të hapura, pasi duket se Rama gjendet tani në një nga ato momentet jo të rralla të 20 viteve të fundit, kur kap një ide “nga brirët” dhe e bën atë tezë kombëtare për veten dhe partinë e tij. Zakonisht duke fituar në fund të rrugës!

S’ka asnjë sekret se PS dhe kreu i saj kanë qenë po aq të ftohtë sa opozita, në lidhje me listat e hapura, vetëm pak javë më parë. Nuk është gjithashtu një sekret se Rama kërkon ta paketojë idenë e hapjes së listave të kandidatëve, së bashku me një format koalicionesh që eviton trenin e partive dhe preferon listat unitare. Një model që e kanë shumë demokraci moderne. Kjo është negociatë e hapur dhe Lulzim Basha nuk i fshihet dot kësaj negociate. Me ose pa 5 qershorin në mes. Nëse nuk do që reforma të votohet nga socialistët dhe opozita parlamentare.

Hapja e listave është provuar tashmë të jetë problemi i vetëm real i reformës zgjedhore. Ajo është një ide, përkrahja ndaj të cilës është e prekshme në opinionin publik. S’mund të jesh sot për lista të shëmtuara kandidatësh, të emëruar qysh pa filluar ende fushata elektorale. Pellgu i qelbur i elitës politike shqiptare fillon të thyhet kur zgjedhjet të kthehen në garë votash, emrash dhe reputacionesh, e jo duke mbajtur në këmbë listat e mbyllura klienteliste të kryetarëve.

Basha vendosi ta “hollojë rakinë”, kur dërgoi Gazmend Bardhin në tryezën ku po vendost fati i zgjedhjeve. Një kryetar që merr ende izëm tek Berisha, ka futur tashmë edhe një asistent tjetër si Bardhi, mes vetes dhe palës kundërshtare. Pa harruar Ilir Metën, që e ushqen ditë e natë me obstruksion nga jashtë procesin.

Ky telefon i prishur nuk e ndihmon opozitën as të tregojë vendosmëri dhe imazh solid, e as të zbulojë e të mbrojë kartat e saj. Të cilat sot përmblidhen thjesht në kapjen pas tekstit të 5 qershorit, që vetë Basha nuk denjon ta quajë marrëveshje, por dakordësi. Me shpresën se ambasadorët do të mërziten e do të bëjnë presion për t’i dhënë fund debateve dhe sherrit për zgjedhjet. Të shohim nëse do të ndodhë vërtet kjo, apo diçka tjetër. Këto dhjetë ditë vendoset shumëçka, në lidhje me fatin e fituesit dhe humbësit të zgjedhjeve të ardhshme.

13 komente në “Kjo raki e holluar me ujë”

  1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Nuk te jep mundesine te kritikosh,une vetem do kisha zgjedhur nje titull tjeter:
    Dhalle moj dhalle,une hith uje e ti prape e bardhe.
    Shqiperia e para,pa dhalla nuk mbaron.

  2. Ore says:

    Bukur, por mbase Basha i ka hedhur nje teke raki shishes me uje dhe nuk ka me raki. (Uji është lëng pa shije, pa erë dhe nuk ka ngjyrë).

    1. Luli says:

      KANE BYTHE ATA TE PERBALLEN ME EDIN ATA JANE BYTHAC JO BURRA

  3. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    ?

  4. Bureto says:

    Nëse, siç rëndom ndodh në kësi rastesh, nuk do të ketë presion nga ndërkombëtarët, veçanërisht nga ambasada amerikane, ndryshimet do të votohen në 30 qershor dhe bllofit të Bashës dhe kryetarit defacto të opozitës tashmë, që ka emrin Ilir Meta, u doli kallaj. Meqë këto nanovra nuk iu bënë punë po qenë të zot le ta mundin Ramën në pranverë të 2021. Atëhere dhe vetëm atëhere do t’u themi: Ju lumtë! Por këtë as vetë ata nuk e besojnë. Po të ishte ndryshe s’kishte pse silleshin kështu, pra siç janë sjellë qysh nga shtatori i vitit 2017. Si destruktivë të pa shoq. Por i provuan të gjitha dhe dështuan me turp. Ky dështim në sytë e popullit, por edhe të ndërkombëtarëve, mesa duket, i bën të frikësohen se një fat edhe më i keq i pret. “Koka bën koka pëson!”.

  5. Aldo says:

    Hajde shkrim , hajde !
    Ky Minxhozi gjithmone vegel e Rames!
    Sa mire te ishte ne vend te Braçes !

    1. Rrema says:

      Or Aldo o rrk, po pse ste duket vegel mark marki ty apo agron markagjoni qe po i vejn edhe kandidat per deputet or pall…
      Minxhozi eshte 1000 here me i pavarur se ato dy maloket e pd.

    2. Erla says:

      Ai flet ne emer te asaj qe eshte normale dhe logjike o idiot. He jepe ti arsyen pse nuk ishin ata dy zagaret e opozites ne takim?!! Plehra te pa dekomizueshme mbetet.

  6. Shenjestra says:

    Bravo,shkrim i shkelqyer.Te hidhen perpjet ata monstra te pd dhe Leshelise se Rama e ka te sigurt fitoren.Nuk mund t’u jepet vota ketyre rrugaçeve te opozites.Ata nuk din te sillen pa le pastaj qe flasin nga bytha.

  7. lenci says:

    @Bureto!
    Sa here do flasin nderkombetaret?
    Ka dy jave qe i terheqin kapistallin Rames!!!
    Ndersa amvasadorja Kim ia tha qarte te enjten, be emisionin e Sokol Balles, qe nuk mund te beje pengmarrje tjeter dhe se marreveshja e 5 qershorit nuk do ndryshoje.
    Kurse per Minxhozin nuk mund te lexohet. Gjithnje, per te, ka te drejte Rama.

  8. Realisti says:

    Bravo Z.Minxhozi.
    Analize e konkluzione brilante!
    Luli ne vleresim te ABDULLA HOTI…BEHOTI PO BEHET KOKE E MADHE PER BALLKANIN PERENDIMOR.
    A PAT EKIPIN QE KA BERE LULI ME EDI PALOQEN.E MALOKE TE TJERE.
    MJERE SHQIPERIA ME KETE MENDERE OPOZITE.

  9. nje qytetar says:

    O Minxho, i ke marre leje Rames ti qe po i jep keshilla opozites? Ne mos po holloje dhe ca rakine se te ben zullum pastaj…

  10. Dee says:

    O gazetar, ndonje fjale per shkarkimin e Metes per Ramen a ke?. Apo edhe ti je per keshilla!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje