Surpriza në Lezhë dhe Vlorë, zbulohen propozimet e demokratëve për deputetë, kupola futet automatikisht në listë. Çuni i Fahri Ballit "mbetet" jashtë

20 Korrik 2020, 11:57Politika TEMA

Zbardhet lista me disa nga propozimet e bazës së Partisë Demokratike për deputetë në nivel qarku. Mes emrave ka edhe disa surpriza.

Në Lezhë është propozuar mes të tjerëve edhe emri i analistit Agron Gjekmarkaj, ndërsa në Vlorë rikthehet ish-kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, që më parë ka qenë deputet dhe ministër në qeverinë Berisha zbulon ReportTV.

Ndërkohë që Basha është kujdesur që kupola e PD-së të shkojë automatikisht në listë.

Kështu kryetari Basha, Sali Berisha, Bujar Nishani që është kryetar i Këshillit Kombëtar, por edhe sekretari i përgjithshëm Bardhi dhe dy n/ kryetarët Spaho dhe Paloka nuk futen në procesin e propozimeve nga baza, pasi pritet që të futen automatikisht në 20% që zgjedh kryesia e PD-së.

Nderkohe qe ajo qe ka rene ne sy ka qene fakti se çuni i Fahri Balliut nuk eshte propozuar dukshem as ne qarkun e Korçes dhe as ne Tirane, ne zonen e Astirit!

Lista e pjesshme:

Shkodër- Izmira Ulqinaki, Bardh Spahia, Voltana Ademi, Greta Bardelli, Jozefina Topalli

Lezhë- Mark Marku, Agron Gjekmarkaj

Korçë- Ervin Salianji, Ledina Aliolli

Elbasan- Luciano Boci, Aurel Bylykbashi, Endri Hasa

Tiranë- Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Grida Duma

Durrës-Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi

Kukës-Flamur Noka

Dibër-Dhurata Çupi, Ilir Krosi, Luan Haka

Fier – Enkelejd Alibeaj, Luan Baçi

Vlorë- Bujar Leskaj, Nada Meçorapaj, Lorenc Danaj

Gjirokastër- Arben Ristani, Dashamir Aliko, Tritan Shehu

Berat-Eduart Halimi, Juvina Qejvani, Namir Lapardhaja

5 komente në “Surpriza në Lezhë dhe Vlorë, zbulohen propozimet e demokratëve për deputetë, kupola futet automatikisht në listë. Çuni i Fahri Ballit “mbetet” jashtë”

  1. Ku ishim , ic gjekundi says:

    …nje shporte me karavidhe, keta qe humben keta do fitojne ?

  2. shqip says:

    Figura të diskretituara. Si mundet të jenë kaq “budallenj” shqiptarët, të riciklojnë akoma personazhe që u ka dalë boja? E kam të qartë që, persa u përket nostalgjikëve , këta janë perëndia. Po si mund t’ja privosh fëmijës tënd te ardhmen ? Kjo është pyetja. Mire këta e mbushen xhepin , abuzuan sa s’ka. Po në ç’vend do i rrisin fëmijët, nipërit ? Shpellaret nuk bëjnë shtet. Jo se krahu tjetër janë qelibar. Por diferenca është e madhe. Shpellaret e kanë vizion kioskash , zaptimesh. Ndërsa këta të sotmit bëjnë edhe ndonjë pune publike. Ju qofshi o njerëz që votoni akoma një kerme si Saliu !

  3. titi expert says:

    100% dakort me ty o Shqip.
    Imagjino Lul kastravecin K/minister qe qesh si Kim Young i Korese se veruit.

  4. Lili says:

    O pika qe nuk ju bie. Me keta do thyeni rilindasit e Edi Rames ju?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje