“Vetëm duke vdekur ndahesh nga unë”, Amber Heard tregon në gjykatë kërcënimet e aktorit: Kisha frikë se mos më vriste

20 Korrik 2020, 14:37Lifestyle TEMA

Amber Heard i ka thënë gjykatës në Londër se Johnny Depp e ka kërcënuar disa herë me vdekje.

Në dëshminë e saj, Heard tha se Depp i kishte bërë të qartë se vetëm duke vdekur do të ndahej nga ai dhe e ka kërcënuar me jetë disa herë.

“Disa incidente kanë qenë shumë të rënda dhe unë kam pasur frikë se mos më vriste me gjakftohtësi ose në nerva e sipër. Më ka thënë me gojë që do të më vriste, më ka thënë disa herë”, tha aktorja.

Heard dëshmoi në javën e tretë të gjyqit të Depp, i cili ka paditur News Group Newspapers (NGN) pasi në një artikull të “The Sun” në vitin 2018, aktori i famshëm 57-vjeçar është quajtur “dhunues grash”, gjë që protagonisti i sagës “Piratët e Karaibeve” e mohon.

Avokatët e NGN po mbrohen duke u bazuar në 14 pretendimet për abuzim të Amber Heard, por Depp mohon që ka abuzuar ndonjëherë me ish-bashkëshorten e tij, madje thotë që në marrëdhënien e tyre, ka qenë ai i abuzuari.

1 komente në ““Vetëm duke vdekur ndahesh nga unë”, Amber Heard tregon në gjykatë kërcënimet e aktorit: Kisha frikë se mos më vriste”

  1. qenkshe dhe piskopat ti e !!!!!!!!!!!!!!!!
    y legen mashkall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje