Ekstradohet nga Belgjika 56-vjeçari Gjon Menga. Në vitin 2004 ai vrau shokun e tij Lekë Suti dhe plagosi 4 persona të tjerë në qytetin e Laçit.
Shkaku ka qenë banal, pasi Menga kishte humbur një lojë domino dhe më pas ishte konfliktuar me shokët e tij në tavolinë.
Pas sherrit ai shkoi mori një kallashnikov dhe një pistoletë, duke qëlluar mbi shokët.
Prej 16 vitesh Gjon Menga ishte në arrati dhe tashmë duhet të vuajë dënimin prej 25 vitesh burg.
NJOFTIMI
Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Belgjikën u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Gjon Menga, 56 vjeç, lindur në Mamurras, Kurbin.
Shtetasi Gjon Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2004, ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. S. dhe ka plagosur katër persona të tjerë.
Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Manol Begaj alias Martin Begaj, 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht të këtij shtetasi, duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur, 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale ”Vrasja me paramendim”. Shtetasi Menol Begaj ka vrarë me armë zjarri në qytetin e Beratit, shtetasin B. C.
25 vite? Kalbeni brenda qenin.
Pse jeton akoma kafsha A mund te vriten njerzit se humbet nje loje domino?
Vrasja mbase nuk është bërë për një lojeë domino, por, por humbja e lojës ka çu në sharje dhe ofendime që mbase për momentin nuk janë suportu dot nga Menga.
Duhet të jeni në një situatë të tillë që ta dini sa ju vlen mener taravelja.
Pse???
Sepse po para 16 vjetësh, karshi pallatit të Jozefina Topallit, te pallati i Lefteri Luzit nji shkodran vrau 4 shkodranë të tjerë për një këngë serbe dhe jeton në Australi për 7 palë qejfe dhe për 16 vjet qeveritë i rrujtën bythën.
Kujt i hyn ne pune ky idiot? Dhe burgun e ka teper. Do harxhoen ushqime dhe roje per te. Vriteni sic ka vrare.
Ky qeka tamam si ata idjotet qe nuk punojne por rrine neper qoshe duke vu baste dominosh.
Vrasja mbase nuk është bërë për një lojeë domino, por, por humbja e lojës ka çu në sharje dhe ofendime që mbase për momentin nuk janë suportu dot nga Menga.
Duhet të jeni në një situatë të tillë që ta dini sa ju vlen mener taravelja.
Pse???
Sepse po para 16 vjetësh, karshi pallatit të Jozefina Topallit, te pallati i Lefteri Luzit nji shkodran vrau 4 shkodranë të tjerë për një këngë serbe dhe jeton në Australi për 7 palë qejfe dhe për 16 vjet qeveritë i rrujtën bythën.