Basha në Kosovë "lutet" për kryeministër: Partitë politike në Shqipëri mund të mësojnë nga ju, nuk është turp se një komb jemi

21 Korrik 2020, 11:04Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet sot në Kosovë, në ditën e dytë të vizitës së tij atje, ku është takuar me liderët e politikës dhe institucioneve vendase.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar pak më parë me kryekomunarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, Basha ka theksuar se kur ai të jetë kryeministër mbështetja për Kosovën do jetë e pakursyer dhe e pakushtëzuar. Sipas kreut të PD, partitë politike në Shqipëri mund të mësojnë nga Kosova.

“Qasja ime dhe e PD, dhe e qeverisë demokratike nesër me votat e shqiptarëve, do jetë mbështetja totale e pakushtëzuar për të gjitha institucionet e Kosovës. Ato kanë treguar se dinë të përballen me sfida shumë të rëndësishme.

Republika e Shqipërisë dhe forcat politike në Shqipëri mund të marrin mësim nga Kosova. Nuk është turp le ta themi se një komb jemi”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD komentoi dhe akuzat e Hagës për liderët e Kosovës dhe tha se ai vet është produkt i spastrimit etnik nga trupat serbe gjatë luftës.

“Askush dhe asgjë nuk mund ta njollosë luftën për liri të Kosovës. Luftë ndaj një agresori me synim gjenocid dhe spastrim etnik të Kosovës. Unë vet jam produkt i këtij spastrimi. Gjyshërit e mi u detyruan në vitet ‘20 të largohen nga Kosova”, u shpreh Lulzim Basha.

2 komente në “Basha në Kosovë “lutet” për kryeministër: Partitë politike në Shqipëri mund të mësojnë nga ju, nuk është turp se një komb jemi”

  1. Zigur Qarri says:

    Shqiptare deklarohuni turq dhe votoni lul bashen te bashkojme ballkanin myslyman.

  2. Timi says:

    Mos?!! Na doli edhe me prejardhje nga Kosova Luli i vocërr?!! Ta besosh këtë kur të gënjen edhe për orën?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje