Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim prej orës 11:00 po zhvillon një takim me kreun e qeverisë Edi Rama në Kryeministri.
Takimi mes tyre vjen një ditë pasi Këshillit Politik u mblodh sërish për të diskutuar propozimet e opozitës parlamentare të mbështetura nga mazhoranca për ndryshimet kushtetuese, siç janë listat e hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.
Në këtë tryezë përveç përfaqësuesve të PD-PD-LSI ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama. (TemA)