Kush i detyroi të "pendohen" pas 2 orësh Vasilin e Bylykbashin?! I shkruajnë letër Gjiknurit: Diskutojmë për çdo gjë, takohemi nesër në orë pesë

23 Korrik 2020, 20:41Politika TEMA

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri e Oerd Bylykbashi përmes një e-maili dërguar deputetit Damian Gjiknuri kërkojnë mbledhjen që mbledhja e radhës të mbahet ditën e nesërme në orën 17:00.

Në letrë drejtuar Gjiknurit, përfaqësuesit e opozitës sqarojnë edhe pozicionin e tyre lidhur me ndryshimet kushtetuese, duke thënë se janë të gatshëm të diskutojnë mbi gjithçka që lidhet me zgjedhjet, ndryshe nga sa tha sot Gjiknuri e Rama se opozita refuzoi dialogun.

Letra e plotë:

Z. Gjiknuri,

Duke ndjekur deklarimin tuaj publik dhe të Kryetarit të Partisë Socialiste, shprehim keqardhjen tonë për dezinformimin e opinionit publik në lidhje me qëndrimin e opozitës në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik. Ne nuk kemi refuzuar të diskutojmë asnjë çështje. Opozita ka kërkuar, që çdo çështje që lidhet me zgjedhjen, të diskutohet dhe shqyrtohet në Këshill.

Sot në mëngjes në Parlament, Kryetari i Partisë Socialiste pohoi se amendamenti kushtetutes i njënanshëm që është depozituar në Kuvend, NUK NDRYSHON, sepse procedura parlamentare nuk e lejon!!! Nëse amendamenti kushtetues i njëanshëm nuk ndryshon, sepse Rregullorja e Kuvendit nuk e lejon, atëherë për çfarë po na ftoni të diskutojmë apo dialogojmë? Për një amendament që nuk ndryshon?

Ky qëndrim dhe qëndrimi juaj zyrtar sot në Këshill, dëshmon se ju nuk jeni të hapur për diskutime, ndërkohë që Opozita kërkon që diskutimi të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, duke hequr dorë nga FAKTI I KRYER. Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, që nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë fasadë.

Kjo është arsye që ne kërkuam që nëse ju keni një çështje që lidhet me zgjedhjet për diskutim, atë duhet ta sillni në Këshillin Politik, për t’u përfshirë të gjithë bashkë në një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, që lejon një produkt të përbashkët dhe konsensual, dhe jo një produkt që është paracaktuar nga ana juaj dhe ku Opozita politike e vendit është e përjashtuar. Nëse produkti është i paracaktuar në mënyrë të njëanshme dhe është i pandryshueshëm siç ju shpreheni, atëherë ju ribëj me dije se po shkelni Marrëveshjen e 14 Janarit dhe 5 Qershorit, sepse po kryeni ndryshime thelbësore në legjislacionin zgjedhor pa pyetur, diskutuar dhe marrë mendimin dhe konsensusin e Opozitës politike të vendit, duke zhbërë produktin e përbashkët të 5 Qershorit.

5 komente në “Kush i detyroi të “pendohen” pas 2 orësh Vasilin e Bylykbashin?! I shkruajnë letër Gjiknurit: Diskutojmë për çdo gjë, takohemi nesër në orë pesë”

  1. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Teatri si zhaner ka mijera vjet qe ekziston.
    Politika shqiptare,e theksoj politika shqiptare pa perjashtim eshte misherim organik i teatrit.
    Nuk ka telenovele teater apo filem me kaq shume pjese.
    Me kujtohen ato te para 90-tes,si skllavja Izaura,apo spihuni i Perandorit ato zgjasnin muaj te tere.
    Mirepo kjo qe po shohim ne po zgjat perjetesisht.
    Bashke me te po zgjat edhe durimi jone.
    Na mbaruan dhe mendimet, e vetmja konstante qe une shof ,dhe jo vetem une,
    eshte qe keta nxjerrin nje klecke,pastaj kerkojne kohe per ta diskutuar,
    deri ne gjetjen e kleckes tjeter.
    Nga e hena,deri te djelen.
    Ky cikel perseritet njelloj si dielli qe lind dhe perendon cdo dite.
    O shqiptar,a ka njeri te shendoshe nga ana mendore,qe te besoje keta klloun politik?
    PS: Shqiperia e para,macja e Monikes e dyta

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ore, sa t’ju le Rama juve te vini verdalle si kali ne leme, vazhdoni lirojani nenen…

  3. Z Rama nuk e ha ate byrek says:

    Nje cift po benin sex dhe ne nje cast kur djali po ja fuste vajza i thote , kujdes se e ke ne byth, jo i thote djali , ne byth e ke ti. ( batute vlore )

  4. Vlesh says:

    Tani kuptova se cdo te thote te jeshe tamam leter higjenike! Shembull jane Bylyku dhe Petro V.
    Per vetem 2 ore! Ndryshuan qendrim duke bere ca fenda! Pozite mjerane!
    E mendoj se si qeshin Basha, Iliri, Mona dhe lere lere Ndoka, Dashi e ca te tjere!
    Te gjitha keto e bejne Ramen politikanin me te mire qe ka Shqiperia ne kete moment!

  5. Agim Rinushi says:

    E kush i detyroi se nuk pergjigjeni per pyetjen qe shtroni si titull? Mos beni sensacion kot. Vasili e basha e dine se do te jene ne pushtet,sepse koalicioni i fshehte Rama-Basha-Meta vazhdon dhe jane shqiptaret ata qe e hane gjithmone. A nuk e tha Rama se kush i merr shqiptaret per budallenj e ha. Po a ka popull me budalla se shqiptaret sot????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje