Zbardhen detaje nga mbledhja e Këshillit Politik, e cila vijoi bisedimet për gati 60 minuta, pak orë pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit.
Gazetari Osman Stafa ka siguruar për ‘BalkanWeb’ qëndrimin e Opozitës së Bashkuar.
Sipas kësaj të fundit, çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik. Burimet thanë se opozita i qëndron marrëveshjes së 14 shkurtit.
“Opozita dënon show e ditës së djeshme, ku u zhvillua një mbledhje, në shkelje të rregullave të funksionimit të Këshillit Politik, që u tentua të mblidhej pa konsensus dhe pa praninë tonë.
Opozita kishte konfirmuar që nuk merrte dot dje pjesë në mbledhjen dhe kishte propozuar dy opsione për mbledhjen e Këshillit (sot dhe nesër). Dje nuk kishte një mbledhje të Këshillit Politik, sa kohë ne nuk kishim dakordësur për zhvillimin e mbledhjes dhe kishim konfirmuar që nuk mund të ishim.
Opozita i qëndron marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit. Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje.
Për çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet e domosdoshme ekspertiza e OSBE-ODIHR. Asnjë ndryshim nuk duhet të jetë në kundërshtim me standardet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias.”, thuhet në qëndrimin e opozitës së bashkuar.
Nuk e harrojme traditen , edhe pse kane kaluar 30 -te e kusur vjet. Duhet te vendose Byroja Politike,pastaj te shkoi ne Kuvend . Po ,po . Dihet historia e gardhit me kungullin, Apo thenia e popullit : ‘Po i dhe gishtin te rremben doren ” Jo vetem qe u pranuan ne shtepi,por u bene edhe komandat. Si i tha Syrjaj Aliut tek filmi ” Malet me blerim mbuluar ” ?
– E po komandat ne shtepine e botes mos u bej ! Mirepo Syrjaj ka 30 vjet qe ka vdekur,ndaj Aliu behet komandant. Iken kur te doi dhe vjen kur te doi . Edhe kur vjrn behet kaposh….. Bravo !
Pas keshillit politik duhet te diskutohet ne keshillin artistik te teatrit kombetare, apo estrades se shtetit, patjeter dhe vetem pas kesaj mund te sikutohet ne kuvend.