OSBE: Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, palët të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme

23 Korrik 2020, 16:05Politika TEMA

Prezenca e OSBE-së në Tiranë deklaron se mirëpret miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Përmes një deklarate OSBE u bën thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.

“Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç.

Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.”- thuhet në njoftim.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje