Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Kuvendi do të votojë me shumicë të gjerë marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa vetë ai do ta votonte këtë marrëveshje jo me zemër.
Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Rama falënderoi grupet e opozitës parlamentare, kryetarët e grupeve dhe zonjën Hajdari, posaçërisht, pasi sipas shefit të qeverisë ajo ka luajtur rolin e saj dhe i ka rezistuar edhe shpalljes si tradhtare.
“Do të them disa fjalë për votimin që kthen në ligj marrëveshjen e 5 qershorit, mes PS-së dhe PD-së dhe aleatëve të saj.
Dua ta filloj me një falenderim për grupet e opozitës parlamentare, kryetarët e grupeve dhe zonjën Hajdari, posacërisht duke qenë se ka luajtur rolin e saj dhe i ka rezistuar edhe shpalljes si tradhtare nga ana juaj.
Ka kontribuar bashkë me ju për nënshkrimin e marrëveshjes mes nesh dhe jush, që i hap rrugë një votimi sot me një shumicë më shumë sesa aritmetike.
Natyrisht që do të ishte mirë që edhe Myslymi, zoti Murrizi, edhe të tjerë bashkë me të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen dhe ta votonin, duke dhënë një mesazh shumë të qartë për të gjithë shqiptarët pa dallim edhe për ata, që përfaqësuesit i kanë jashtë parlamentit se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik. Unë nuk e votoj me zemër, por e votoj me mendje marrëveshjen e 5 qershorit.
Unë kam një problem të madh me 5 qershorin, e kam thënë dhe e përsëris. Pakti ishte i pamerituar për Bashën dhe lidershipin e opozitës jashtëparlamentare, por i merituar për votuesin e tyre, për ata që nuk duan të më shohin me sy mua, apo PS, në shumicë, sepse dhënia e mesazhit të barazisë në proces ka rëndësi për ta, ne nuk dalim të dëmtuar në sensin partiak.
E mirëkuptoj Murrizin kur thotë është skandal, që në 2020 Shqipëria mos tua japë këtë detyrë njerëzve që punojnë në shtet me idenë se ata mund të vjedhin, ndërkohë që e kamë thënë, nuk njoh unë asnjë budalla që të shkojë në burg, të humbasë vendin e punë, për të numëruar mbrapsht votat për mua apo për ne, edhe demokrati më ekstremis, mësues, drejtori e me radhë, unë e besoj, por qe se i jepet administrimi i zgjedhjeve, se si i tillë ai është direkt subjekt i Kodit Penal dhe ligjit dhe s’ka parti që e mbron dot”, tha Rama. (TemA)
Pikepyetje e madhe per mendjen dhe zemren TUAJ!
–
Sidoqofte i vetmi vend ne bote vetem me nje Aeroport, me te vogel nga ai i Korfuzit apo Mongolise dhe i vetmi vend ne bote pa hekurudhe.
Te fala Obames dhe Rucit
=
Nderkohe Shqiperia do shpetoje kur te jene eleminuar nga skena politike dhe jeta shoqerore kanceri Rama, Meta, Berisha, Basha, Ruci etj..te PPSH.
Ashtu sic kisha thene, ashtu dhe ndodhi; Z. Rama po perpiqet te jete i ekuilibruar dhe te gjithe zgjidhjen sa me shume gjithpranuese.
Dhe vertete beri zgjidhjen me te mundshme, me mendje sic u shpreh ai, duke i dhene stabilitet vendit.
Sigurisht qe, Qeveria Rama ka bere plot gjera te mira, por ka dhe gjera te tjera qe mund te beheshin dhe me mire.
Urimi per zgjedhjet e ardheshme eshte; Fitofte me i miri
Sido qe te ndodhe, me mire ka per tu bere.
Sepse cdo dite qe po kalon, po vendosen piketat per nje shtet, me shume ne sherbim te qytetareve dhe me i drejte.
Ndoshta mund te jete nje mendim i imi jo shume i sakte, por sec kam pershtypjen se oligarket e disa lloje te tjere kategorishe, si shume e lodhen z. Rama.
Dy legjislatura ne pushtet e kane lodhur sa per kater – pese legjislatura.
E pyeten njehere nje analist te mencur reth 20 vite me pare, para se te beheshin zgjedhjet ne nje shtet te caktuar:
I thane kush do ti fitoi zgjedhjet sipas teje ketu?
Ai u pergjigj- Kush do ti fitoi nuk e di:
Une di kush do te humbe!
E kush do te humbe i thane?
Do te humbe ai qe do ti fitoi tha ai.
Pse i thane?
Sepse vendi ka kaq shume probleme, sa mjere ai qe fiton, do ti dale gjuha nje pash.
Dhe e verteta keshtu eshte, Z. Rama e pa cdo te thote te drejtosh nje vend qe ka shume, shume ,shume gjera per te vendosur ne vend.
Ne fitofte Z.Basha zgjedhjet e ardheshme, ka per ta pare dhe ai se cka fituar.
E ne humbte z. Rama, shume shpejt do te bindet se paska fituar.
Ja kjo eshte ceshtja.
Une personalisht, nga nje distance e percaktuar per shembull 100 metra, preferoj ti qendroj 95 metra larg politikes.
Nuk me duket zanati im, me ka dhene Zoti mendje per te bere gjera te tjera, qe here i bej me mire e here jo.
Keshtu eshte jeta.
Nje pershendetje te gjitheve, e sa here u degjofshim, habere te mira marshim e dhenshim plot.
Budallenjte be shtet do vjedhin sepse nese partia tyre humb ikin nga puna….ka Shqiptar qe beson se administrata eshte e depolitizuar? Te thote Rama sa vete kane ngelur ne admi para 2013?
BRAVO TE QOFTE O I GJATE QE FLET SIKUR KETE VEND TA POLLI YTE ATE