Këshilltari "mizerabël" i Bashës: Procedurat e BE janë të tilla që, nëse je duke u mbytur, nuk të shpëtojnë

23 Korrik 2020, 09:11Politika TEMA

Bashkimi Europian miratoi një paketë ekonomike për të rimëkëmbur ekonomitë e unionit, por edhe shteteve kandidate, për shkak të pandemisë. Por për Dritan Shanon, ekspert i ekonomisë, kjo pak do të ndikojë në ringritjen e Shqipërisë.

“Unë nuk shoh se si një përmirësim i ekonomisë europiane do të ndikojë në ekonominë tonë, sa i përlket bilancit tonë tregtar, sepse nuk shoh tendencë për të ulur çmimet e mallrave që ne importojmë”, tha ai në A2 Business Week.

“Mbetet për t’u parë mekanizmi i gjetur, se si do të injektohen ato para në ndihmë të bizneseve. Paratë që vijnë si asistencë makro financiare nuk kanë rëndësi nga pikëpamja e ekonomisë reale.

Ato janë të rëndësishme për qeverinë sepse i japin frymëmarrje. Performanca e asistencës do të varet nga ajo e qeverisë”.

Për Shqipërinë, BE ka akorduar 280 milionë euro, por për Shanon, kjo nuk është një shifër e rëndësishme. “Shpejtësia me të cilën do të injektohet do ta bënte të rëndësishme.

Por procedurat e Bashkimit Europian janë të tilla që, nëse je duke u mbytur, nuk të shpëtojnë. Rimëkëmbjen e bëjnë bizneset, jo qeveritë.

Një qeveri që nuk ulet në mënyrë të përulur me biznesin, të dëgjojë nevojat që ka, ku është në raport me konkurruesit e vetë në botë”, tha ai.

1 komente në “Këshilltari “mizerabël” i Bashës: Procedurat e BE janë të tilla që, nëse je duke u mbytur, nuk të shpëtojnë”

  1. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Shannon Briggs,nje boksier amerikan,qe nuk arriti te behet kurre kampion.
    Mbiemer shqiptar Shanon?
    Sa turp,pse tjetersoni gjithcka shqiptare
    Ka Shanaj,ka edhe Shano,po Shanon,jo.
    Infrioriteti ndaj te huajve ka per te na percjelle edhe disa breza.
    Dhe e kemi vete fajin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje