Rudina Hajdari: Një nga premtimet e PD, listat e hapura, tani kundërshtohen. Ambasadorët respektuan kërkesat e palëve, në s’mund të dilnim pa gjë

22 Korrik 2020, 21:39Politika TEMA

Rudina Hajdari tha se në mbledhjen e sotme u konfirmua marrëveshja e arritur dje mes PS dhe opozitës parlamentare për votimin e paktit të 5 qershorit më 23 korrik dhe hapjen e listave më 30 korrik.

E ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv Hajdari tha se listat e hapura janë një realitet, por që të jetë e plotë duhet të hapen 100 % pasi është gjëja e duhur për qytetarët.

“Në mbledhje nuk ishte njëra palë dhe në atë moment është vështirë të bësh një diskutim të hapur dhe që kërkon konsensus. E rëndësishme është që ti komunikonim palës tjetër se arritëm një marrëveshje se një natë më parë nënshkruam një marrëveshje me mazhorancën.

E kam theksuar disa here se 5 qershori sjell shumë pak risi dhe nuk është një marrëveshje e plotë dhe se nuk ishte e mjaftueshme për shqiptarët.

Nëpërmjet angazhimit tonë bëmë të dukshme se listat e hapura tashmë janë një realitet. Listat e hapura duhet të jenë 100 % të hapura dhe në argumentin e ruajtjes së kuotës gjinore mund të gjejnë mënyra të tjera dhe jo me hapjen e pjesshme.

Kam besimin se të gjithë do të shkojmë drejt listave të hapura, një hap i rëndësishëm për vendin. Jemi shumë afër fundit të këtij rrugëtimi. Qytetarët do të kuptojnë që jo vetëm do të kenë mundësi të kontribuojnë, të përfshihen në lista pa pasur pengesat që kanë pasur deri tani.

Në momentin që listat hapen, çdo njeri garon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk vjen në atë listë për të luftuar për dikë tjetër, ai do të jetë i barabartë me të gjithë. Për qytetarin që voton do kuptojë që ka më shumë fuqi.

Ato parti që do t’i mbajnë listat e mbyllura do e kuptojnë që nuk do të mbështeten nga qytetarët. Do të ishte një pengesë për çdo format të ri që do të dojë të garojë. E kam dëgjuar shumë herë nga PD, një nga premtimet ishte listat e hapura”, tha Hajdari.

Rudina Hajdari tha se po punon për të gjetur një formulë të duhur të përfaqësimit gjinor me hapjen e  listave 100%, megjithatë tha se dhe në këtë rast do i lihen në dorë partive nëse do i hapin 100% apo jo. Megjithatë tha Hajdari dhe hapja e pjesshme e listave është një arritje e premtime që ajo ka thënë gjithmonë, madje edhe pas firmosje së marrëveshjes së 5 qershorit.

“U propozuan disa ndryshime të sistemit por e dija që do ishte e vështirë të merrja çdo gjë në atë tavolinë, por minimumi duhet të ishin krijuar kushtet që të hapeshin listat dhe për këtë luftova nga fillimi deri në fund. I kërkova PD e LSI që ta mbështesnin këtë kërkesë dhe në atë tryezë nuk ishin diskutimet e koalicioneve, me metodologjinë e arritur më 14 janar u përfshi diskutimi i sistemit por u refuzua më pas.

Nëse kjo do të kishte ndodhur nuk do të kishim pasur hapa të tjera. Edhe për marrëveshjen e 5 qershorin thash bashkë me kolegët se këtë betejë për listat e hapura do e zhvendosnim në parlament. Jemi duke negociuar se mund të përmbushet hapja e listave 100 %, do të gjejmë formulën e duhur që të ruajmë kuotën gjinor dhe tua japim partive dhe ta lëmë në dorë të tyre hapjen e listave 100 %.

SHBA, BE, OSBE dhe ai Ambasadori britanik të gjithë kanë respektuar kërkesat e palëve duke i konsideruar të barabarta, por ka qenë e qartë se jo çdo palë do të marrë 100 % atë që kërkon. Ajo që është e patolerueshëm është që në palë të mos marrë asgjë. Prandaj erdhën dhe tek konsensusi që minimumi të kemi  lista të hapura”, tha Hajdari

 

2 komente në “Rudina Hajdari: Një nga premtimet e PD, listat e hapura, tani kundërshtohen. Ambasadorët respektuan kërkesat e palëve, në s’mund të dilnim pa gjë”

  1. Atdhetari says:

    Ishte DËSHTIM dhe AKSIDENTALE zgjedhja me Forcë e Kërcënime i babait tuaj deputet. Dhe Ti si bijë e Tij u Fute me “Miqësi” apo me Presion dhe AKSIDENTALISHT je Deputete. Nuk e Di S’i e Qysh dhe Pse Duheshe të Vije T’i nga USA!!?? Kur Niveli Intelektual, Oratoria dhe Kultura, “Shkolla” për Clerk dhe ç’do gjë tjëtër që mbart në Vetvete LËNË SHUMË PËR TË DËSHIRUAR!? Mundet që Shqipëria me Prezencën tuaj dhe Njerëzve s’i Ty të kthehet në Vitin 1991!? Behu Biznesmene dhe ç’do gjë tjëtë. Por Politikane ËSHTË FATKEQËSI dhe NUK BËHESH KURR (pavarësisht se Tropoja “ka vetëm Ty” – s’të lë geni qe mbart në trup. Mos Harro: JE RRITUR ME PARATE E VJEDHURA SHQIPTARËVE. Pse jo dhe nga Bandat apo Agjenci të Ndryshme nga të Babait Tënd dhe Nënës s’i një KUÇEDËR E KORRUPSIONIT. Me pa pikë TURPI u Qahesh Shqiptarëve se si Je Rritur!? Dhe që Nëna duhet të Përgjigjet Vet për ZHGARRAVINAT e Gjyqeve s’i Shitëse që ka bërë gjatë funksionit të Detyrës!!!!!???? Harron Shkuarjen në USA, PRONAT SE SA KU DHE SI etj. Por Përsëri t’i do thuash jam Deputete dhe kam Zgjedhës që më Duan!!!??

  2. lolita says:

    Ambasadoret duhet te merren me opoziten parlamentare dhe jo me rrugacet e rrugeve….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje