Dash Shehi i sinqertë: Opozita s’e meriton të vijë në pushtet, por Rama e tepëroi

22 Korrik 2020, 19:23Politika TEMA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë në Report TV, u shpreh se me apo pa koalicione opozita do të fitojë zgjedhjet, jo sepse po shkëlqen, por sepse Edi Rama e ka tepruar.

Me apo pa koalicion opozita i ka shanset përpara. Kemi për detyrë të sqarojmë kush janë formulat për ekonominë dhe rindërtimin e shtetit shqiptar, që e ka rrënuar Rama. 

Unë do të hyj, sido që të jetë formula do të hyjmë në zgjedhje, do i fitojmë me shumicë të madhe, edhe nëse ka ndonjë devijancë që do të shkojë nga Rama do të jetë gjë e mirë. Rotacion jo për shkëlqimin tonë opozitar, por sepse Rama e ka tepruar” tha ai.

Shehi është kundër mbledhjes së Këshillit Politik pa u votuar pakti i 5 qershorit, ndërsa vlerëson faktin që Lulzim Basha nuk shkoi në mbledhjen e parë.

Nuk ka kuptim asnjë mbledhje sot e Këshillit Politik, kur nesër shumica duhet të japë një provë për marrëveshjen që mori përsipër, ta certifikojë. Pastaj gjykojmë nga e premtja e mbrapa. 

Ky është gjykimi i Bashës, por që e ndajmë edhe ne të tjerët. Një opozitë është, këto që janë brenda janë njerëzit e Ramës.

Me këto zotëritë Rama mund të bëjë ctë dojë, ne nuk i njohim. Problemi kryesor është që këto njerëz morën përsipër të ndryshojnë Kushtetutën me një marrëveshje sipërfaqësore pa një debat publik, kur për vite me radhë nuk kemi ndryshuar sistemin vetëm me justifikimin se nuk mund të ndryshojmë kushtetutën.

E gjitha kjo rrëmujë po bëhet të për të bllokuar koalicionin e bllokut opozitar. Por edhe sikur ta kalojnë, që do të jenë aventurë e madhe, zhgënjim për ndërkombëtarët.

Bëhet për të fituar një % të vogël nga ajo që vjen nga prishja e koalicioneve. Kjo vjen si dallgë nuk e shpëtojnë dot, me apo pa koalicione është mbyllur kjo punë.

Ca është më e keqe do të shtyjnë për 6 muaj apo një vit çështjen e integrimit. Listat nuk po hapen ka mijëra burokraci. Këtu ka një sërë marrinash dhe nuk mbërrin kurrëkund, por të pendojmë koalicionet. 

Zoti Basha mendoj se ka bërë mirë që nuk ka shkuar në Këshillin Politik. Jo cdo ide e Ramës duhet respektuar, këshilli nuk magjiprurës, por i krijuar nga e keqja. Është strukturë provizore e krijuar ‘ad hoc’ dhe do të ishte e kotë të keqpërdorej për politikë. Ne do i fitojmë zgjedhjet”.

Por cfarë do të bëjë opozita?

Do të mblidhemi dhe do ta gjykojmë për hapat. Protestat janë armë të demokracisë bëhen në të gjithë botën, ne nuk i mohojmë aq më tepër për një çështje madhore si zgjedhjet, ne do i mbrojmë me çdo mundësi.

Të huajt kanë menduar se me Ramën do të mjaftonte një marrëveshje xhentelmenësh, ky i krijon rrëmujat është sebepi. Ne i kemi pasur fajet tona si opozitë, mundet që diku-diku të jetë gabuar, por me qëllimin e mirë për të vendosur në dukje defektet e kësaj qeverisje“.

I pyetur nëse opozita do të bënte një hap pas për të pranuar rikthimin e Murrizit, Shehi kishte një kusht.

Unë nuk është se jam kreu i opozitës, është zoti Basha. Për mua, në këtë situatë do të pranojë të gjithë që shkojnë kundër zotit Rama. Guri i provës është raporti me zotin Rama. 

Në sjelljen e Murrizit nuk shikoj sjellje anti-Rama, e shikoj si mjetin e Ramës. Ditën që do të shprehet kundër Ramës, jo Murrizi por të gjithë janë të mirëpritur në frontin opozitar.

 Nëse Murrizi i konverton idetë e tij anti-Ramë është i mirëpritur. E ka detyrë zoti Basha të integrojë të gjithë, jo thjeshtë Murrizat” përfundoi ai.

23 komente në “Dash Shehi i sinqertë: Opozita s’e meriton të vijë në pushtet, por Rama e tepëroi”

  1. Marie says:

    I ke rrekelly nja 10 dopio rakie ti re Dasho,se ndryshe truni yt nuk punon dot pa karburant,po na tregon perralla ne lesh

  2. Arbeni says:

    Raki, salcë kosi dhe hudhra.

  3. Hapu Xhipe says:

    Po mir mer Dash ke te vejm ne krye te qeveris? Pronarin e Tymit?

  4. labi says:

    MJER KY POPULL NGA KETA POLITIKANE TE DROGUAR.

  5. Populli says:

    Shyqyr qe fole njehere pa pire…..

  6. xhoxhi says:

    Me kryetarkat që ka opozita nuk vjen kurë në pushtet zoti Dash.Prandaj futja me raki e meze dhe je në regull atje ku je.Nuk e di për çfarë merita doni të jeni deputetë?Vetëm flakën i kini vënë Shqipërisë deri tani.Ju thoni jo se opozita e meriton por edhe Edi e tepëroi.Edhe ne themi jo se Rama ka bërë tërë punët mirë po i ka bërë më mirë se sa të ishit ju në qeveri.

  7. Ceni says:

    Ka 30 vjet qe po lufton per kete vend. Thjeshte, me qofte, djath, qep e domate. Dhe po ja del.

    1. qytetar says:

      Cen – komenti me i sakte.

  8. Babale says:

    tridhjet dite te Ramazonit
    as kom honger, as kom pi
    Kur t’vi dita e Beromit
    bashke me Dashin, do t’pime raki.
    Te fala nga pijetari!

  9. Arber iliri says:

    Per koke te Ijes je shume i mencem pas 2 dopjo raki rushi safi.kur pi raki kocimare je tym.

  10. Pokeristi says:

    Qe gzu,lum l’ala!
    Pi or mik pi
    T’u befte deti raki!

  11. banakjeri says:

    Dash besoj kete vit do kemi raki rrushi te mire, k/ ministrin caktoje vete nje banakjer
    qe hedh raki pa mase, ti kishte shqiperia ca Desher te tjere si ty nje thertore e mire do ishte
    Shpresojme dash do zoti fitojm ne si lzhk qe une me dashnoren e ti me gruan nese te voton do fitojme
    luli me rrulin te na rruaj topet pastan

  12. Lek Kondi says:

    OPOZITA NUK MERITON TE VIJ NE PUSHTET POR RAMA E TEPEROI. DY SHPREHJE TE SHKURTERA SA PER DYQIND ARTIKUJ PROFESIONAL ME PATRIOTIZEM PA ANESI. TE MERRET NJE DOLLI PER SINQERITETIN E LART TE DASHAMIR SHEHIT. DASHAMIR SHEHI PASKA NDERGJEGJE E KAPACITET TE ZGJIDHET TE PAKEN NENKRYEMINISTER EDHE NE POZITEN E TANISHME. URIME E SUKSESE DASH DHE MOS UA KURSE BRIJT ATYRE QE E ZHVLERESUAN E DESKRIDITUAN OPOZITEN SE TI E DI MIR SE KUSH JANE ATA.

  13. shqip says:

    Shehi : Ne nuk i njohim. E ka fjalën për opozitën parlamentare. Nuk arrij dot të kuptoj deri në ç’shkalle shkon idiotizmi i këtyre specieve. Ne presim të votohet 5 Qershori, pastaj shohim e bëjmë, gjithnjë Shehi. Po mire , nga kush i pret votat ky avull alcool? Si na qenka, edhe si njeh, edhe u kërkon votën ? Po fundja s’ kemi pse merremi me njerëz që, ligjërimin e tyre politik e kanë si muhabet kioskashk. Të jem si ata deputetët e opozitës legale , i bëj m… mu në të votimit të 5 Qershorit. S’ka asnjë lloj vlerë juridike. Shteti mbahet në këmbë nga akte ligjore, e jo nga kompromise. Për sa kohë parlamenti qëndron në shtyllat e ligjit, çdo shtrëngim duarsh jashtë tij s’ka asnjë vlerë . Këta duan të krijojnë idenë e një fitoreje të madhe . Krijojnë në mënyrë artificiale situata sikur do plasi L3B. Të mos jetë për Ramen, këta katandisen kokoshi një thele. Nuk kuptohet çfarë interesi ka Rama që i stimulon si opozita reale ? Ndoshta Katovica, ndoshta me një Lolo në krye të Shqupit, Rama e shtyn rehat edhe një mandat të tretë, ndoshta, ndoshta … Po kur e emërtojnë “opozita e bashkuar” , duket sikur tallen. Po ç’bashkesi mund të kenë Nard Ndoka Shehi, Mediu, Dulja, apo ca figura qesharake. E kuptoni në ç’ hale vend na ra për pjesë të mbajmë këta parazite !? Ec e thuaj politikan një si ky që rri xurxull ! O e mjera Shqipëri thuaj !

  14. Loku says:

    Futi edhe nje dopje se te duket vertet se do fitosh ne zgjedhje.

  15. Patrioti says:

    Kokrra e parazitit shoqeror. Ha ne kurriz te taksave te shqiptareve ky pijanec dembel dhe pa tru. Nese PD do ta heqi nga llogarite e veta elektorale kete dhe te tjere si puna e ketij vetem rritje do te kete.

  16. tony says:

    Lëreni Dashin të rri me plakėn e vet me vērtet ka 30 vjet nē politike por nuk i ka bēre gjë të keqe kujt dhe nuk ka vjedh si të tjeret ka pirē njē gotē raki me rrogēn e vet nēpėr klube rangalle por merruni ne hajdutēt kanē nga 2- 3 vila me nga $ 5 milion qė nga Sali viçidoli ilir meta Luli e te tjere. Mos u merni me Dashin po merruni me plerat qē i kanē zënë frymën popullit dhe ketij vēndi.

  17. Arjan rrok curri says:

    Po do fitoshe po do fitoshe rrok currin ose arjan currin o alkolike shko pij nje dopio raki nje pace me plonc dhe fli gjume per te perseritur ritualin raki olonc pilaf fasule

  18. Trotski says:

    Lul SumKapuçi Kryeminister ???? Luj Vendit O Dash !!! Po ate soj Hajduti e Tyryfyli ??? Po a e di si qeverisi Tiranen per 4 vjet ??? Duke ia keput Gjumit e duke i lene shteg Kunotit te Vet Hajdut te shije Leme per diten me Diell.

  19. A KENI NDONJE GRAM NDER DINJITET ,NGELET SI ATA LYPSIT DERR DERR DHE PO MI VRIM I FYENI KAVALLIT.PO HIKNI SE U BETE PER TJU HUDHE KRYPE TE KEPUCET.PO A E SHIKONI SI JU TALLIN,E KENI VENE VEHTEN NE ROLE TE KLLOUNAVE POR JU MUNGON CIRKU.NUK E DI POR PASKENI QENE CA QENIE KAQ PA DINJITET QE ME TE ARDHE TURP QE JU KE NE MEHALLE E JO ME NE LAGJE APO QYTET.KENI KAQ VJETE QE E ROPET KETE VEND ,A I KENI BERE PYETJE VEHTES SE CFAR I DHASHE SHQIPRIS PER 30 VJET.PO A E KUPTONI QE KUR TE BEHENI ME SHKOP DO JU TALLIN SE DO SHKRUAJNE SHUME ME IDHET PER JU,MJAFTO TJU QUAJN RJEPACAK DHE DO JU VIJE TURP TE DILNI NGA SHTEPIA/ BARDI

  20. Viola says:

    Cka barku nxjer bardhaku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje