Reforma zgjedhore, Rudina Hajdari: Patëm debat me Ramën, duam të hapim listat 100%

22 Korrik 2020, 18:02Politika TEMA

Nuk ka zgjatur më shumë se 40 minuta takimi i sotëm i Këshillit Politik, ku i pranishëm ishte kryeministri Rama, por mungonte opozita jashtë parlamentit.

Rudina Hajdari u shpreh pas takimit se ka pasur një debat me kryeministrin Rama për hapjen e listave, për të cilat deputetja theksoi se opozita në parlament kërkon hapje 100% të listave.

“Patëm një debat me kryeministrin sepse opozita parlamentare erdhi pas një konference kryetarësh duke dhënë dakordësi për të futur jashtë rendit të ditës marrëveshjen e 5 qershorit në seancën e së enjtes.

5 anëtarët e opozitës parlamentare treguan dakordësi duke mos dalë kundër, vetëm për këtë fakt opozita parlamentare duhet të ishte sot në këtë tryezë.

Ne patëm debat, pasi duhet kuptuar se ne e kemi shumë të qartë se pse jemi në këtë tryezë, ne duam të hapim listat 100%.

Duhet patjetër që opozita parlamentare dhe çdokush tjetër që ka kërkuar listat e hapura duhet të vazhdojë drejt këtij synimi”, u shpreh Hajdari.

1 komente në “Reforma zgjedhore, Rudina Hajdari: Patëm debat me Ramën, duam të hapim listat 100%”

  1. shkallmohet PD says:

    Jep dorheqje lulzim basha komandohet shkelzen berisha
    nuk eshte rren keshtu flitet brenda PD
    une jam nje antar i pd dhe kete e degjova nga flamur ndoka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje