Rama i përgjigjet PD-LSI: Pranoni realitetin e ri, mos kushtëzoni Kuvendin si dikur. Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese

22 Korrik 2020, 13:33Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së Opozitës e cila njoftoi se pranon ftesën e bërë nga kryeministri këtë mëngjes për tu takuar në Këshillin politik, por kërkon që mbledhja të mbahet nesër se sot nuk munden që të vijnë.

Në një shënim në twitter Rama i kujton opozitës të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur, se nuk funksionon.

Gjithashtu Rama shprehet se “në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë”.

“Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën!

Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë.

Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!”- shkruan Rama. (TemA)

“Takohemi në 5”, Opozita i përgjigjet ftesës së Ramës: Sot nuk vijmë, mbledhja të zhvillohet nesër

1 komente në “Rama i përgjigjet PD-LSI: Pranoni realitetin e ri, mos kushtëzoni Kuvendin si dikur. Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese”

  1. Kuq e zi says:

    I nderuar lartmadhnia juj
    Kuvendin po e bllokon zotnia jote qe pret te japin pelqimin njerez pa mandat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje