"Takohemi në 5", Opozita i përgjigjet ftesës së Ramës: Sot nuk vijmë, mbledhja të zhvillohet nesër

22 Korrik 2020, 13:08Politika TEMA

Opozita e Bashkuar ka pranuar të marrë pjesë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, pas ftesës  së bërë nga kryeministri Edi Rama.

Por ndërsa Damian Gjiknuri lajmëroi se Këshilli Politik do të mblidhej pasditen e sotme, opozita e bashkuar ka kërkuar që kjo mbledhje të shtyhet për nesër, të enjten.

Përgjigja e plotë e Opozitës:

Në vijim të email-it më poshtë, propozojmë që mbledhja e Këshillit Politik, është e përshtatshme, të zhvillohet të enjten në orën 17:00, ose të premten ora 11:00, sipas kohës tuaj.

Në Rendin e Ditës së mbledhjes siç kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, duhet të përfshihet vijimi i punës së Këshillit për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se:

“11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës;

 (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9.

12.Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare.”.

Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi.

Mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj!

(TemA)

6 komente në ““Takohemi në 5”, Opozita i përgjigjet ftesës së Ramës: Sot nuk vijmë, mbledhja të zhvillohet nesër”

  1. Filani says:

    Me falni per injorancen por,kush jane keto fytyra qe te vendosin si te duan vete jashte cdo axhende e te tallin menderen?
    se cfare bejne midis politikanesh nuk me intereson por jo te tallin b…en me leket e taksat mia…
    cfare paradoksi …ZOT I MADH,TE LUTEM E PERGJEROHEM,JEPI DREJTIM

  2. epo kjo pune says:

    ore me pahir do uleni ne tavoline me rrugen… ka institucion apo ti bejme topin institucioneve, opozita parlamentare tregoi dinjitet dhe mori risk persiper perballe rruges e dhunes se saj dhe zuri vendet ne parlament, ju te PS krehni bishtin e plehrave te PD e LSI ne rruge dhe me kete rast ofendoni opoziten parlamentare, turp jo per PD por per PS qe tregohet pa dinjitet dhe zvarrit reformen. PO te jete e zonja PD, te fitoje zgjedhjet dhe ta beje reformen nga e para si ti doje kokrra e qejfit, po te fitoje zgjedhjet ama, deri atehere te beje gjeometrin dhe mase rruget se nuk e nxorri me pahir njeri ne rruge. Respektoni qytetarin shqiptar dhe punet te mbyllen ne parlament dhe jo ne tavolina kulisash me maskarenj qe sa ne pushtet, apo opozite vetem uje te zi i kane nxjerre ketij vendi. Rama kujdes se nuk eshte karriera jote ne loje por fati kombit dhe aq me mire qe ca plehra vetpastrohen dhe ikin vete. Ndryshe, qenka loje dhe PS eshte po aq bashkefajtore

    1. Ujku Plak says:

      Je shume i sakte.PD vec 92 gjithmone i ka marre votat me abuzime prandaj dhe Shqipetaret nuk e votoine .Por kata rq e PS cfar karin duan qe ulen me rq rrugesh per te vendose per fatet e Shqiperise! Zhgejim totale nga PS ,qe po tregohet shume e dobet prej frikes ose eshte pale me rq e opozites!

  3. kaprico provincialesh says:

    O shoke katundar qe keni jetu neper fusha e male
    Uluni e bisedoni o kellira , mos u tallni me shqiptaret.
    Opozite e mazhorance ca dreqin jeni, o derra o injorante te peshtire

  4. qytetar says:

    Njeri me i bukur se tjetri !!!!!!!!!!!

  5. Ujku Plak says:

    Je shume i sakte.PD vec 92 gjithmone i ka marre votat me abuzime prandaj dhe Shqipetaret nuk e votoine .Por kata rq e PS cfar karin duan qe ulen me rq rrugesh per te vendose per fatet e Shqiperise! Zhgejim totale nga PS ,qe po tregohet shume e dobet prej frikes ose eshte pale me rq e opozites!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje