Menjëherë pas takimit të Yuri Kim me Metën, Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës

22 Korrik 2020, 12:45Politika TEMA

Monika Kryemadhi sapo ka mbërritur në selinë blu, për tu takuar me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Kjo lëvizje e kryetares së LSI vjen menjëherë pas përfundimit të takimit të ambasadores së SHBA-ve me presidentin Meta dhe disa orë para mbledhjes së Këshillit Politik në orën 17:00.

Kujtojmë që ditën e djeshme u arrit një marrëveshje mes opozitës parlamentare dhe kryeministrit Rama për paktin e “5 qershorit” dhe ishte kryeministri i cili ftoi menjëherë liderët e opozitës jashtëparlamentare për të diskutuar hapjen e listave.

Deri më tani për mbledhjen e sotme në “Këshillin Politik”, kanë konfirmuar pjesëmarrjen opozita jashtëparlamentare dhe kryeministri Rama.

5 komente në “Menjëherë pas takimit të Yuri Kim me Metën, Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës”

  1. elton says:

    Te cohem dhe une njehere nga kafja,se mos kalon dhe nga zyra ime dhe nuk me gjen aty…

  2. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Mira bejne,po mos i line vetem,kam frike se mos Mona i ben ndonje gje Lules.

  3. Driti says:

    Ti si le sheli po deshe beje vete listen e deputeteve te partise tende, po nqs nje person do te kandidoje per deputet (ka elektorat) i ka te gjithe te drejtat te kandidoje per deputet , perndryshe quhet terrorizem diktature. Keshtu i tha Ambasadorja Amerikone likes. Kujtojme se nqs per zgjedhjet e kaluara nqs do kishte trazira, per USA do ishin pergjegjes vetem pd dhe lsi, do you remember

  4. qytetar says:

    Lajm Kazani.

  5. Zigur Qarri says:

    O Lul Basha o turpi botes.E mban mend çfare ke thene para 4 vjetesh ? Ta perseris une….
    L.Basha :”” Partia Demokratike nuk do te beje KURRE koalicion me LSI dhe nqse une do te bej koalicion me ta atehere çdo demokrati i lind e drejta te mos kete kurre besim te une e te joshet nga shitblerja e votes.LSI eshte parti klienteliste qe i ngjitet partive te medha per ndonje vend pune apo ndonje tender.LSI eshte streha e fundit e maskarejve “”.
    A mund ti besohet ndonjehere ketij mashtruesi profesionist ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje