Kryeministri Rama, mesazh ‘të koduar’ Lulzim Bashës?!

22 Korrik 2020, 09:03Politika TEMA

Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë arritur marrëveshjen politike për votimin e paktit të 5 qershorit dhe hapjen e listave duke e firmosur atë live.

Sot kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh të koduar, që me shumë mundësi është për opozitën jashtëparlamentare dhe më konkretisht për kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili ka refuzuar t’i bashkohet këshillit politik.

Rama ka përzgjedhur një citim nga filozofi i njohur amerikan Henry David Thoreau.

“Duhen dy veta që të lind e vërteta: Njëri që ta thotë dhe tjetri që ta dëgjojë,” citon Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje