Opozita jashtë parlamentit: Rama ka zhbërë marrëveshjen e 5 qershorit, po thyen besimin e ndërkombëtarëve. Pasojat, te paparashikueshme

21 Korrik 2020, 22:17Politika TEMA

Pas marrëveshjen së firmosur këtë të martë mes mazhorancës dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, me përjashtim të grupit demokrat, për votimin në kuvend të “5 qershorit” të enjten dhe hapjen e listave me 30 korrik, ka reaguar opozita jashtë parlamentit.

Në deklaratë thuhet se “ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore zhbën të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 janarit dhe atë të 5 qershorit”.

“Akti i sotëm është dëshmi e planit diabolik të Edi Ramës që të miratojë fillimisht për fasadë Marrëveshjen e 5 Qershorit, të vërë në lojë partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE dhe vetëm 1 javë më vonë ta zhbëjë marrëveshjen me ndryshime të njëanshme kushtetuese, që ndalojnë koalicionet si subjekt zgjedhor. Edi Rama gënjen, kur thotë se po hap listat, sepse pjesën fituese të tyre, 1/3 e listës, e mban të mbyllur, duke dalë zbuluar se i vetmi qëllim është ai i ndalimit të koalicioneve si subjekt zgjedhor”.

Më tej, theksohet se Rama po thyen besimin e partnerëve ndërkombëtarë. “Zhbërja nga Edi Rama i marrëveshjeve të 14 Janarit dhe 5 qershorit përbën një akt të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit. Ky akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm është, po kështu, një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë. Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët”, mbyllet reagimi i opozitës.

10 komente në “Opozita jashtë parlamentit: Rama ka zhbërë marrëveshjen e 5 qershorit, po thyen besimin e ndërkombëtarëve. Pasojat, te paparashikueshme”

  1. spaku pordhacaku says:

    E kush ju beson juve mor aman…na u qerroni sysh, te shpetoje vendi…aaa,merrni dhe “rilindjen” me vete??????

  2. h says:

    Perse duhet marrveshje me ata që nuk janë në parlament?
    Apo thuaj shqiperi hesapi,gjelle qensh.Marrveshje behet me kë voton,
    jo me ke shan nga lulishtja.

  3. Shenjestra says:

    Edi Rama,sa per dijeni nuk eshte kryeministri ne ikja si ua do qejfi opzites se rrugeve,por nje kryeminister ne ardhje.Ai do jete perseri kryeminister dhe mos e beft zoti kurre te vij perseri Pd-ke ne pushtet se do na vrasin.Nuk mund te harrohen krimet e Sali Berishes me partine e tij fashiste, qe e ropi dhe e rrahu publikisht popullin shqipetar.

  4. Emigranti says:

    Hahahaha …u dhjeva se qeshuri….do ket pasoja te renda thon …po ju su kan mbetur njerez as per molotov …apo do merni borxh nga aladini(albini)…vv-ja hajt pra ne te semes dhe ju se na u bet si buri nenes nje jet .. ptuuuu far e damkosur si kriminel hajdut trafikant tradhetar fatkeqesia me e madhe per shqiperin …mos ja u degjofshim me kakerimen do zoti i math….

  5. Paparashikushmeria e Lulit !!!!

  6. Mondi says:

    Ah ju jeni Idiote te lindur.Ju sjeni ne parlament or rrace idiotesh,se cfare ben Edi e ben ne parlament se ai njihet nga populli,jo ju qe jeni nje Trume rrugacesh dhe hajdutesh ordiner.Rrace e ndyre,kshu ju pafsha keq dhe me keq.Nuk e dija qe paska 14 Janar,une mbaj mend vetem 21 Janarin kur vrate 4 veta si qen ne Bulevard.Fare e ndyte,nje ore e me pare te zhdukeni eshte fitorja me e madhe per kete popull te varfer dhe te vjedhur e te Vrare nga Rraca juaj Bastarde.

  7. Wilsoni says:

    Keta karagjozet e opozites jashteparlamentare , jane ne te vertete idjota ?? Apo bejne idjotin si rol ?? Po jane jdjota , sduhet bere asnje lloj marveshjeje , pk bejne idjotin ,ayeherenuk jane aktore te mire jane qesharake . 5 qershori thote hapjen e listave per kedo ka didat qe do populli , keta jane dakort ?? Sjane dakort , dhe ku qendron ketu dredhimi i Rames dhe shmangia e 5 qershorit prej tij , hi syve dhan te na hedhin ??
    Keta e kanete qarte qe listat e hapura jane varet e tyre , atje sdo futen te pelqyerit e Bashes , por ata qe do populli , nuk do futen lapanjozet e lsi, ata do marin hune, dhe sdo ua shikojme suratin me.
    Megjithate eshte per tu cuditur , Rama thote votojme marveshjen e 5 qershorit , lamashet thone : Rama do ti shmanvet marveshjes , dhe bie kunder me amerikanet dhe europianet , ne jemi dakort .
    Si je dakort ?? Kur nuk do listat ehapura ?? U bene komplet lapanjoze , te peshtire , mashtrusa …….

  8. Raul says:

    Cfare pasojash te paparishikueshem thoni mor hunderra, do aktivizoni banden e molotovit te Flamur Herman Geringut dhe te Sahit tritol molotov Dollapit apo do filloni revolucionin lefterohunderrmaliqjan qe po harton Nafije dybeku i leshitlikes ne haremin fashist te Jales me sharebajgat nora bythderrja, Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr barkderr brahimkari.

  9. labi says:

    Bravo rilindja.Ec para,voto edhe listat e hapura.Opozita jashteparlamentare nuk ka asnje interes qe minimalisht cdo pune ne Shqiperi te shkoj mire.Mos i vleresoni e mos i merrni fare ne konsiderate.OPOZITA JASHTEPARLAMENTARE GRUP HORASH POLITIKE KU SIPAS INTERESAVE INDIVIDUALE JANE GRUPUAR NE PARTI TE NDRYSHME SI PD APO PARTIA ILIRIT.Nuk kan asnje peshe politike e jane shume,shume te paafta,zhurmagjinj,por teper agresive e terroriste sepse ne gjirin e tyre ka mjaft terrorist.Pasqyr e ketij realiteti ashte PD shkodres qe nga kryesia e deri tek antarsia esaj se bashku me perkrahesit.Me siguri maksimale ,qytetaret e vjeter shkodran qe kan mbetur ne Shkoder jane teper te shqetesuar per perfshirjen e elementeve terrorist ne PD,VEPRIMTARIT E TYRE AGRESIVE NE CDO FUSHE TE JETES.

  10. Timi says:

    ikmi mor pirdhuni…rrini ne rruge….jeni me mire aty dhe Shqiperia eshte me mire sepse sepse nje tufe hajdutesh e te korruptuarish jane jashte sistemit dhe nuk kane asgje ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje