Deklaratat pas marrëveshjes, befasojnë Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni: Jemi kundër “5 Qershorit”

21 Korrik 2020, 20:56Politika TEMA

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës ka përfunduar me nënshkrimin e një marrëveshjeje politike mes palëve.

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka njoftuar se palët kanë rënë dakord që në seancën e 23 korrikut do të votohen ndryshimet kushtuese të dakordësuara më 5 qershor me opozitën jashtëparlamentare, si dhe për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave të kandidatëve.

Por në deklaratat e dhëna për mediat pas kësaj marrëveshjeje, Myslim Murrizi ka befasuar gazetarët të cilëve u tha se nuk e kanë lexuar marrëveshjen, e se në të, ai nuk ka firmosur për “5 Qershorin”.

Murrizi tha se do të votojë kundër kësaj marrëveshjeje.

Kam firmosur që jam kundër një kësaj marrëveshje dhe nuk do votojmë atë  marrëveshje. Kemi firmosur për dy pika. Do t’jua vë në dispozicion marrëveshjen që kam firmosur unë. Nëse ju keni marrëveshje tjetër, nuk e di se të kujt, të ferrave apo të bunkerave. Jam dakord me marrëveshjen dhe jam kundër pikës 1 dhe Grupi Demokrat do të votojë kundër. Kam përcjellë vendimin unanim të grupit parlamentar demokrat“, tha Murrizi.

Po ashtu edhe deputeti Ralf Gjoni deklaroi se as ai nuk do të votojë pro kësaj marrëveshje, por vetëm hapjen e listave.

Votimi është individual dhe secili deputet do të votojë sipas koshiencës së tij. Unë deklaroj që jam për këtë ndryshim, kurse vota për marrëveshjen do të jetë individuale. Unë votoj hapjen e listave. Unë Këshillin Politik nuk e kam njohur dhe kam qenë kundër marrëveshjes së 5 qershorit. Unë nuk votoj pro marrëveshjes së 5 qershorit, votoj hapjen e listave”, deklaroi Gjoni.

Ndërkohë, nga ana tjetër dy përfaqësuesit e tjerë të opozitës, Nimet Musai dhe Edmond Stojku thanë se janë dakordësuar me të gjitha pikat e marrëveshjes politike me PS.

Ky është fundi i një procesi të gjatë. Ne kemi konsensus dhe gjithëpërfshirje. Më 23 korrik do arrihen 84 votat e nevojshme për 5 qershorin, ndërsa më 30 korrik do të votojnë listat e hapura. Vota nuk është kolektive dhe ne nuk detyrojmë, nuk jemi menaxherë të grupeve që përfaqësojmë. 

Por me shumicë votash kemi rënë dakord të votojmë marrëveshjen e 5 qershorit. Ne si opozitë parlamentare kemi firmosur vetëm marrëveshjen e sotme. Brenda grupit tonë parlamentarë, nuk është çudi që disa mos e japin votën, por besojmë se 84 vota do të jenë“, u shpreh Stojku.

2 komente në “Deklaratat pas marrëveshjes, befasojnë Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni: Jemi kundër “5 Qershorit””

  1. Gim says:

    Koshienca eshte ralfgjonizem pervers, ne shqip i themi ndergjegje. Po fshatare jeni ju skeni nga ta dini…

  2. Mondi says:

    Ka nje shkerdhatlluk ne ketre mes.Pse jo ne te njejten dite ,pra me 23 Korrik te votohet edhe per 5 Qershorin dhe per listat e hapura.Mos pranoni opozita parlamentare,ka hile,Lulezim Pedja sdihet cfare ka premtuar me ane te ambasadores amerikane.Kto kurvat opozite jane edhe ne rruge duke ngrene fara dhe bejne si te forte.Mos votoni 5 Qershorin e qelbet,votoni ne fillim per listat e hapura qe do populli ,pastaj kur tju ngrihet ? votoni per 5 Qershorin,po kaloi,po skaloi ne te semes te shkoj Lule Hollandezi i Tulipaneve?.Kjo shenja ketu eshte per Lulzim vrasesin e 21 Janarit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje