Në takimin e zhvilluar këtë të martë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës është arritur marrëveshja për ndryshimet kushtetuese.
Mësohet se opozita parlamentare ka rënë dakord të votojë më 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentit, ndërsa në anën tjetër në dokumentin e nënshkruar këtë të martë thuhet se palët do të miratojnë edhe hapjen e listave më 30 korrik, në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar.
Më herët gjatë së martës, me vetëm 3 vota kundër të opozitës parlamentare, mazhoranca miratoi nen për nen dhe në tërësi në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kishte dakortësuar me Partinë Demokratike dhe LSI-në, sipas marrëveshjes së 5 qershorit.
u provua edhe nje here se djegja e mandateve ishte nje idiotizem (se nuk gjej fjale tjeter) politik!
Ju lumte. Ecni e mos u ndalni. Per hajr dalte.
Nuk keni pse prisni sa ti dale gjumi Lulashit apo kur ti teket Floririt.
Koha nuk pret.
Bravo i qofte Rames i cili gjithnje ka qene i gatshem te ulet me te gjitha palet, per cdo problem e jo si ne kohen e doktor mortjes kur cdo gje vendosej ne Gjirizin e Lalzit.
Bravo opozites parlamentare e cila vendoas me bindjet e veta e jo me diktatin e ShQUP-it apo te Presidences.