“Bëmat” e Ilda Kërkapit: Si mashtroi edhe gjinekologen që e ndihmoi të lindte në spital

21 Korrik 2020, 17:35Politika TEMA

Nuk kanë të mbaruar denoncimet në polici të rasteve të mashtrimit të kryera nga ana e Ilda Kërkapit. Mes personave të mashtruar por që ende nuk kanë depozituar kallëzim, janë dhe dy oficerë të Policisë së Shtetit, të cilëve Kërkapi u ka marrë shuma të konsiderueshme në euro, duke i premtuar se përmes lidhjeve të saj familjare me kryeprokurorin Adriatik Llalla, do i transferonte nga Policia në Prokurori, si Oficerë të Policisë Gjyqësore.

Së fundmi për të denoncuar skemën e mashtrimeve të 24-vjeçares Kërkapi, në ambientet e policisë së Tiranës, është paraqitur një mjeke gjinekologe, e maternitetit “Nëna Geraldinë” në Tiranë. Mjekia me inicialet R.M, u ka treguar oficerët e të policisë se është mashtruar nga Ilda Kërkapi, të cilës i ka dhënë një shumë prej 5 milion lekësh të vjetra dhe njëherë tjetër, i ka dhënë shumën 500 euro.

Mjekia e njohur, ka pohuar para oficerëve të policisë se një pjesë të shumave financiare që i ka dhënë Ilda Kërkapit, e ka plotësuar me shumën prej 2 mijë euro. Pikërisht kjo shifër financiare, siç tregon mjekja është marrë si shpërblim nga bashkëshorti i saj për situatën pandemike COVID-19, i cili punon si mjek në spitalin infektiv “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

R.M vijon dëshminë e saj se Ilda Kërkapin e ka njohur gjatë momenteve kur 24-vjeçaria paraqitej në spital në periudhën e shtatzënisë. “…ditën e lindjes së fëmijës Ilda Kërkapi është paraqitur vetëm në urgjencën e maternitetit “Nëna Geraldinë”, ku unë e kam pyetur për familjarë ose të afërt dhe ajo më ka deklaruar se nuk ndodheshin në Shqipëri, por jashtë shtetit. E kam pyetur për bashkëshortin e saj, Ilda Kërkapi më ka pohuar se burri ndodhej në Angli. Ndodhi procesi i lindjes dhe duke qenë se nuk kishte njeri pasi ishte e vetme, unë iu gjenda pranë në ato momente.

Pasi lindjen dhe rimarrjes së vetes, në ato momente Ilda Kërkapi më ka kërkuar në formë borxhi 5 milion lekë të vjetra dhe 500 euro, duke më pohuar se do mi kthente lekët në momentin e parë që do vinin familjarët nga jashtë shtetit…”-ka treguar doktoresha në polici. Më tej në rrëfimin e saj R.M, ka shtuar se: “…ia kam dhënë lekët, por fillova të dyshoj që në momentin e parë pasi gjatë kohës që qëndronte e shtruar në spital, Ilda Kërkapi porosiste gjëra fëmijës shumë të shtrenjta, ku një karrocë fëmijësh e ma marrë diku tek 1 mijë euro.

Këtë karrocë kam zbritur dhe e kam marrë unë në hyrje të spitalit dhe ja kam dhënë Kërkapit në momentin e dorëzimit nga kompania “E-Bay”. Gjithçka e kam lënë në kuadrin e dyshimeve dhe vazhdoja ta ndihmoja dhe gjatë kohës kur vinte për vizita për fëmijën, por përherë më thoshte se s’ka gjë se e çoj tek Amerikani.

Duke parë këtë situatë dhe duke mos i besuar më fjalëve të saj, fillova të insistoj duke i kërkuar lekët dhe përherë më thoshte se do mi kthente. Por që nga data 10 maj e deri tani më mban me shpresë,duke më dhënë vetëm 500 euro, ndërsa shumën 5 milion lekë nuk ma ka kthyer…”-sqaron mjekia gjinekologe. “…e kam takuar dhe një ditë para kallëzimit, ku më ka ardhur me djalin e saj, duke më pohuar se do vinte me dajën e saj Tikun, dhe do më jepte shumën prej 5 milion lekë të vjetra…”.

Rezulton se në bisedat e kryera në aplikacionin “Whatsapp” mes mjekes R.M dhe 24-vjeçares Ilda Kërkapi,kjo e fundit i thotë: ”…Për kokën e D,(Djalit) unë kam ardhur se lashë makinën tek njëri që i mban dhe nesër do mi japë 5 mijë euro dhe merri i paç hallall të gjitha. Se më ke prit do ma bësh hallall e sot vetëm për djalin nuk të dal nga fjala…”. Por sërish shuma prej 5 milion lekësh nuk ka shkuar tek mjekia me inicialet R.M. Më tej në bisedë e sipër të një dite tjetër Ilda Kërkapi, i ka pohuar mjekes duke i thënë: “…atëherë më dëgjo. U s’qarova me dajë Tikun, nesër do vi të sjell 5 milion lekët e tua në orën 10. Faleminderit për pritjen…”.

Por sërish edhe ky justifikim ka qenë mashtrimi i radhës i 24-vjeçares Kërkapi. Mjekia gjinekologe R.M, ka treguar se shuma financiare që i ka dhënë Ilda Kërkapit është vënë si pasojë e kursimeve të familjes duke qenë se burri i saj është mjek në spitalin infektiv “Shefqet Ndroqi”, ai ka marrë 2 herë nga 1 mijë euro shpërblim për periudhën e pandemisë “Covid-19”.Ndaj Ilda Kërkapit, mbesës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, policia dhe prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për akuzën e “Mashtrimit” më shumë se një herë. Ilda Kërkapi, ka mashtruar shokun e saj të klasës, R. L., duke i premtuar këtij të fundit se kundrejt 2300 eurove do e punësonte si Oficer të Policisë Gjyqësore në Prokurori.

Në rrëfimin e Ilda Kërkapit, që ka dhënë në polici, ajo kujton se u ka marrë një shumë prej 6 milion lekë të vjetra dy vajzave D.L. dhe A. L.. Këtë sasi parash ia ka marrë për arsye personale, dhe më pas ia kishte kthyer pasi Kërkapi shiti automjetin tip “Benz-Mercedes C-Class”. Kërkapi ka pranuar se ka mashtruar qytetaren A.B, të cilës i ka marrë 3500 euro dhe shtetasin B.O., të cilit i ka marrë plot 1750 euro, me qëllimin e vetëm, për ta punësuar si recepsionist pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Të gjitha këto raste janë duke u hetuar nga policia e Tiranës.(Shqiptarja.com)

10 komente në ““Bëmat” e Ilda Kërkapit: Si mashtroi edhe gjinekologen që e ndihmoi të lindte në spital”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ti japin ne vjeshte ata familjarisht kur kapin “peshkaqenin” e rradhes…

    1. Katundarja mashtruese says:

      Mbiemrin e ka te bukur ”Ke te kapi”

  2. h says:

    Rracë katunarësh hajdutë të degjeneruar në çdo qelizë.(shih dajën).

  3. qytetar says:

    24 vjeçe dhe supet madhtruese. Imagjino Tikun !

  4. Shqiptar says:

    Mire kjo qenka mashtruese. Po keta qe mundohen te blejne vendet e punes me rryshfet cfare jane?

  5. shqip says:

    E paskan si fis . K*r-kapi kap ça t’kapësh , qeka stërvit mirë nga daj Tiku. Ju mund të thoni çfarë të doni. Po këta janë prodhim made in Sala. Eh mor Enver që s’e pastrove mirë këtë hale.! U mbush Tirana me gjithfarë speciesh dy thunderake. Kur vjen dhe katunari e të mashtron ! E kuptojnë mirësinë e kulturën për dobësi e paaftësi. Sëra e kësaj janë edhe Monika, Iliri, Salianusi, Balliu e me radhë.

  6. Viktori says:

    Te mendosh nje kryeprokuror me shkoll
    Plepash, ku shkaterroi figuren e prokurorit dhe prokurorise ne pergjithesi. As kush nuk e kupton se si mund te ndiqet nje kriminel qe u pasurua nga kriminelet ne gjendje te lire dhe me shtyrje afatesh, metode e njohur per ata qe fitojne lirine. SPAK me sa shohin shqiotaret te haka mune, kur flitet per njerez te pozicionit te larte ne pushtet. Mbesa e tij ben kerdine pas emrit te dajes, Llalla me qetesine dhe sfidimin e tij kundra drejtesise pin kafe tek kulla e hotelit me te larte ne tirane. Pthu ndyresira, beni sikur dhe ai llalla ben sikur s’ka ndodhur gje. Prokuror qe blen nje fshat te tere me parate e gramshalemes se tije. Pthu.

  7. Shenjestra says:

    Nuk e denon njeri Kerkapin se e mbron presidenti Meta me Vitore Tushen.

  8. Tony says:

    Kesaj doktoreshes mire ja ka bere se e ropen popullin fukara kur shkon ne spitale
    Ata dy stampiistat e shtetit dergoini nja dy vjet me pushime ne burg
    Dhe kesaj karipit jepini nje medalje qe ja u ka futur ketyre rypave

  9. Lasgushi says:

    Bravo i qofte,i ka rujt.Psemjekja ku i ka gjetur 7000 eurot qe i leshon si lopa bajgen.Mashtruesit jane njerez te zgjuar.Cudi si nuk e ka vleresuar e dekoruar Likja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje