LSI e shqetësuar nga vota e deputetëve "rebelë", Panariti: Politika të heqë dorë nga përdorimi i "snajperëve"

21 Korrik 2020, 12:04Politika TEMA

Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti i bëri thirrje politikës shqiptare që të mos përdorë më deputetët që nuk i binden partisë për të prishur marrëveshje në momentet e fundit.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Panariti tha se të gjithë i njohin mirë dëmet që vijnë nga kjo metodë.

“Politika nga të dy anët, të heqë dorë nga “përdorimi” i “snajperëve” me mandate, për puçe kushtetues. 

Në politikën botërore, njihet mirë termi “snajper” ose “franc tireurs”. 

I ka provuar “hidhur” politika Evropiane dhe botërore, në shumë raste! 

Faktori ndërkombëtar, i njeh mirë dëmet që shkaktojnë dhe kostot e riparimit të tyre. 

Snajperët janë deputetë apo grup deputetësh të cilët nuk ju binden vendimeve të partive dhe godasin atëhere kur nuk pritet (snajper) duke prishur marrëveshje dhe kompromise politike të arritura ne shumë mund. 

Në Shqipëri “snajperizmi politik” rrezikon të kthehet në formë ekstreme të mercenarizmit politik. 

Nëse nuk ndalen, dëmet do të jenë të mëdha dhe kosto për vendin”, deklaron ish ministri i LSI Edmond Panariti.

1 komente në “LSI e shqetësuar nga vota e deputetëve “rebelë”, Panariti: Politika të heqë dorë nga përdorimi i “snajperëve””

  1. Baftjari says:

    As nje here keta te dale nga listat tuaja,nuk mund te jene te demshem sa me qenijen ne krye te digasterve te kallepit tuaj,ju ky popull ju njeh shume mire ne qeverisje,politike,moral,familje,rruge,karakter,prandaj ju rregulloni punet me njeri tjetrin dhe mos na bani moral,se nuk ju a ven pullen kush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje