Zgjidhet çështja e tunelit “Kardhiq-Delvinë”

21 Korrik 2020, 18:11Politika TEMA

Pas një vit procesesh, ankimesh dhe hetimesh është zgjidhur çështja e nisjes së punimeve për të ndërtuar tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur që të jetë kompania ‘Gjoka Konstruksion’ ajo që do të ndërtojë veprën, kundrejt një vlere prej 14.5 milionë euro.

Ankesa e shoqërisë “Gjoka” është depozituar që në shtator të vitit të shkuar, por Komisioni vendosi shqyrtimin e saj përpara dy javësh, vetëm pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shpreh se ky proces nuk bie ndesh me hetimin e nisur ndaj kësaj kompanie dhe ish-drejtueses së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qatos.

‘Gjoka Konstruksion’ kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Sonila Qaton, për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv në tenderin e Kardhiq-Delvinës, ku, sipas kompanisë “Gjoka”, ajo kishte dhënë ofertën më të ulët, por ARRSH shpalli fituese firmën që dha vlerën më të lartë mes 6 ofertuesve, konsorciumin “Ircop dhe Vega”, me një ofertë 4.2 milionë euro më të lartë.

Pavarësisht se Komisioni i Prokurimit Publik mori vendim më pas që fituese të jetë kompania “Gjoka”, Autoriteti Rrugor nuk e zbatoi vendimin, dhe shpalli sërish fituese kompaninë me ofertën më të lartë.

ARRSH depozitoi më pas padi për deklarim të rremë të dokumentacionit në tender ndaj kompanisë “Gjoka”, duke thënë se firma u skualifikua sepse nuk përmbushte kushtet për t’u kualifikuar në garë për këtë vepër.

Së fundi SPAK ka lejuar Komisionin e Prokurimit Publik që të shprehej mbi çështjen e njohur teknikisht si loti 7 i Kardhiq – Delvinës. Tuneli lidh dy segmente të kësaj rruge me njëra-tjetrën, në mënyrë që aksi të jetë funksional. Aktualisht po vijohet me punimet në lotet e tjera.

7 komente në “Zgjidhet çështja e tunelit “Kardhiq-Delvinë””

  1. degelisi says:

    “lotet” ne shqip segmente te rruges

    1. Andi says:

      Edhe fjala “segment” vështirë se ësht shqip

  2. A ka specialiste arrsh apo ministria ? says:

    Kompanite shqiptare nuk kane idene per rruge me standarte. Per tunele akoma me keq
    Shikoni by passin e Fierit qe sapo mbaroi. Edhe sinjalustiken fosforeshente e kane vene komplet gabim. Nga te dyja anet shikon ndricim te kuq sikur je ne bordell.
    Ana e majte ne cdo autostrade te botes ka sinjalistik fosforeshente te bardhe o ministri e rrugeve

  3. a says:

    Po ca segmentesh, aty e gjithe rruga eshte rreth 50 km, ca ta segmentosh me
    Apo qe te shkoj qeveria ta inaguroj nga nje here per cdo segment.

    Shkoi qeveria inaguroi me te madhe segmentin e “bypass” te Tepelenes 2 km te gjate, kjo duket per te qeshur por fatkeqesisht edhe per te qare se ku ka arritur vendi yne.

  4. Joni says:

    Te filloje urgjent tuneli i skerfices. Boll u zvarrit. Merreni seriozisht.

  5. Bureto says:

    Lulëzime Basha, aspirantja qesharake për kryeministre, kur ishte kryetare e bashkisë Tiranë me mandat të vjedhur, insguroi me pompozitet segmentin rrugor, pjesë e rrugës që lidh rrugën A.Demi me Bërrylin, i gjatë ai më pak se 150 ml. By-passi i Tepekenës ishte një investim mbi 6 mln. Eu. Po ai i Lulzimes, çfarë vlere ivestim kishte? Në fakt ai 4 vjet vetëm për atë inaugurim mbahet mënd që kreu, se kohën tjetër, ia fuste gjumit në zyrë.

    1. a says:

      Po edhe Lulzimi pjese e fatkeqesise se vendit tone eshte, nuk po shaj Ramen e po mburr Lulzimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje