Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dorëzuar sot në zyrat e Delegacionit Europian dhe në Ambasadën Amerikane një kërkesë, ku kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur me 6 kallëzimet e tyre në SPAK për shembjen e Teatrit.
Regjisori Edmond Budina shprehu pakënaqësinë e tij për hapat e ndërmarra nga institucionet e drejtësisë për këtë çështje.
Gjithashtu ai dha edhe një mesazh për ambasadotin e BE-së Luigi Sorecën, të cilit i tha publikisht se peshqit e mëdhenj jane te teatri.
“Z.Soreca, ju dhe unë kemi nënshtesinë italiane dhe jemi qytetarë të BE-së. Dua t’ju them se Reforma në Drejtësi, duhet të vazhdojë, po, por duhet të japë rezultat. Dhe prandaj duhet të nisë nga teatri.
Reforma në Drejtësi, duhet të kapë peshqit e mëdhenj dhe peshqit e mëdhenj janë te teatri, hapni rrjetën dhe do i gjeni.
Unë personalisht, nuk kam besim te ju z.Soreca, sepse keni pasur deklarata të vakëta, por respektoj institucionin që përfaqësoni”, tha Budina, ndërsa nuk u kursye as për ambasadoren Yuri Kim.
“Ambasadorja amerikane, zonja Kim, u takua me Ramën një ditë para shembjes së teatrit dhe në perceptimin e opinionit publik u la të kuptohej se është dakord me shembjen e teatrit, ose le të themi që i dha alibi kryeministrit. Unë nuk besoj se ka qenë kështu, por zonja ambasadore mbase duhet të sqarojë për çdo keqkuptim.
Ne duam të dimë se ku janë hetimet, çfarë po bëhet me paditë tonë, ku u gabua dhe duam të dimë nëse Reforma në Drejtësi do të japë fryte”, theksoi regjisori.
Nje reagim i tille vjen vetem nje dite pasi organi zyrtar i LSI dhe Metes i kerkoi llogari ambasadoreve se perse nuk kundershtojne Ramen per listat e hapura dhe se topi eshte ne fushen e tyre t
Pse jeni ju të degraduar,e ka fajin amerika dhe europa ?
Ngelët loqe gjithë jetën o të shkretë.
E shkreta Shqiper.Nje hajdut regjizor “artist” i akuzuar per hajdutllek kerkon drejtesi jo vetem nga shteti Shqiptar por edhe nga ambasadorja amerikane e ai i BE.Thjesht nje “artist” i kthyer ne politikan i mirefillt si perkrahes i nje partie qe sipas popullit eshte partia me e korruptuar me kryetar e nenkryetar,antar te kryesis e aktivist te saj super te pasuruar.Futeni ne burg mashtruesin e hajdutin Budina e mos u mmerrni me me te.Nuk ja vlen te mirresh me nje grindavec e sharlatan pijanec
Budina eshte bere si qen rrugesh, nuk ka faj familja ne Itali e ka perzene, sa per teatrin do ta shikoni o plera… NE SHATOR FILLON AI GJIGANDI do behet si stadjumi qe te plasni….
Edhe une jamshume ishqetesuar,per kete problem.
Luixhi,ne italianet duhet te mbshtesim njeri tjetrin.
Kerkojme me shume transparence.
Per kete kemi dhe nje, strategji te miremenduar:
Teatri e ri e duam me tallash turk,
jemi te bindur,qe tallashi i Duces ka qene i skaduar.
Mos na i beni me hile.
Si garanci per kete kerkojme mbikqyrjen e ambasadores amerikane
dhe dy nenshtetesi amerikane,nje per mua nje per” mio fratelo”
Me falni per italishten gjysmake.
Tallashi i pari,me falni Shqiperia e para.
Hajduti thot kape hajdutin kur ky hajdut ka thesin me flori ne kurriz ??????
O Budina lëre tallazhin e ish bordellos se ai iku në sharrë atje ku i kishte vëndin,por ju dhe ata të tjerët duhet të shkoni para drejtësisë se keni shkelur ligjin keni ozurpuar për mbi 2vjet institucionin .