Draft-marrëveshja politike mes PS dhe opozitës parlamentare, këto janë 4 pikat e dakordësuara

21 Korrik 2020, 19:14Politika TEMA
Draft-marrëveshja politike mes PS dhe opozitës parlamentare, këto

Zbulohet draft-marrëveshjen politike për ‘Reformën Zgjedhore’ mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare.

Në këtë draft marrëveshje të siguruar nga gazetari Muhamed Veliu, shkruhet se palët janë dakordësuar në katër pika kyçe për Reformën Zgjedhore.

“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë e Shumicës Parlamentare në Kuvend, përfaqësuar nga kryetari i Grupit, Taulant Balla, duke marrë në konsideratë dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishme për forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ka vendosur:

1.Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira sipas standardeve, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik.

2.Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve të zgjedhjet.

3.Përmbushjen e kushtit të vendosur të takimin e Këshilli Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e Reformës Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të Integrimit të Shqipërisë me BE.

4.Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit ku reforma zgjedhore është prioritet.”

5.Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.

Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 30 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10.1988 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, miratuar me votat unanime të aëtarëve të Këshilli të Legjislacionit dhe Komisionit të Cështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të Kuvendit në mbledhjen e Përbashkët datë 14 Korrik 2020″.

Rreth orës 19:00 ka filluar mbledhja e kryeministrit Edi Rama dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës. Takimi po zhvillohet në Kryesinë e Kuvenditm me qëllim firmosjen e draft-marrëveshjes.

5 komente në “Draft-marrëveshja politike mes PS dhe opozitës parlamentare, këto janë 4 pikat e dakordësuara”

  1. Zigur Qarri says:

    Vazhdon mashtrimi i”rilindjes”.Edvin D’Rama duhet te lidhet me Korene e veriut.
    Me 5 Qershor nen mbikqyrjen e Ambasadores amerikane dhe me dakordesine e partnereve perendimore,perfaqsuesja e opozites
    parlamentare Rudina Hajadari,perfaqesuesi i PS Damian Gjinkuri dhe perfaqesuesit e opozites jashtparlamentare Oerd
    Bylykbashi dhe Petrit Vasili,nenshkruan nje marrveshje për Reformën Zgjedhore me 12 pika,ku ne fund shkruhet,
    “Nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”.
    Te gjith partnerët perendimore njezeri,deklaruan,kodifikoni marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore
    me ndihmën e ambasadorëve të SHBA-s dhe BE-s,si një pikë kyçe për integrimin e Shqipërisë,ndryshe Maqedonia do të fillojë
    negociatat Shqipëria jo.

    1. XheJ eN Bi says:

      Zigur Qarri….
      Si shpegohet se sa herë lexoj komentet e tua më kujtohet shprehja popullore : me se ma potise gomarin.
      E di përse thuhet kjo shprehje ?
      Nëse nuk e di të ta tregojë.

    2. Fatos says:

      Ku qëndron problemi i listave të hapura ? Apo nuk bëhen dot deputetë të preferuarit e kryetarëve! A nuk janë listat e hapura me demokratike ?

  2. vertino says:

    O zigur cari goxha i zgjuar je si loko.Ne fakt ti ben per k/minister jo Lul bytha.Hallall mono you are Prime Minister i Albanistanit.tung.

  3. XheJ eN Bi says:

    Zigur Qarri….
    Si shpegohet se sa herë lexoj komentet e tua më kujtohet shprehja popullore : me se ma potise gomarin.
    E di përse thuhet kjo shprehje ?
    Nëse nuk e di të ta tregojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje