Rama: Tashmë PD e ka një datë! “5 Qershori” votohet të enjten, nesër të mblidhet Këshilli Politik

21 Korrik 2020, 20:53Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh i kënaqur nga firmosja e marrëveshjes mes shumicës dhe tre grupeve parlamentare të opozitës.

Ai tha se tani është koha që në Këshillin Politik të flitet për hapjen e listave dhe ndryshimet kushtetuese.

Rama u shpreh i qartë kur tha se vota për marrëveshjen PS-PD-LSI është e kushtëzuar nga votimi i këtyre ndryshimeve.

Ai nuk e kurseu ironinë kur u shpreh se tashmë opozita jashtëparlamentare e ka një datë se kur do votohet marrëveshja e 5 qershorit.

“Jam i kënaqur me këtë marrëveshje sepse kemi arritur një konsensus të pjesshëm për të firmosur marrëveshjen e 5 qershorit, dhe një konsensus të plotë për të votuar ndryshimet kushtetuese dhe listat e hapura.

Do të ishte mirë të mblidhet Këshilli Politik dhe aty të diskutojmë sepse tani jemi në kushtet ku duhet të flasim konkretisht. 

Opozita joparlamentare donte dje të dinte patjetër datën e saktë se kur do firmosej pesë qershori. Data e saktë u vendos dhe është 23 korriku.

Nga ana tjetër duhet të flasim për ndryshimin kushtetues që imponohet nga votimi 23 korrikut. Uroj që nesër të mblidhet Këshilli Politik pa humbur kohë” – tha Edi Rama mbrëmjen e së martës.

1 komente në “Rama: Tashmë PD e ka një datë! “5 Qershori” votohet të enjten, nesër të mblidhet Këshilli Politik”

  1. Plugu says:

    Mire thua,po kujt ja thua.Marin vesh kafshet e opozites se rruges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje