Rudina Hajdari pas firmosjes së marrëveshjes: Fitore e madhe e opozitës, unë i mbaj premtimet

21 Korrik 2020, 20:36Politika TEMA

Rudina Hajdari është e para që del nga Kryesia e Kuvendit pas firmosjes së marrëveshjes së 5 qershorit.

Hajdari tha se sot u arrit një fitore e madhe e opozitës së Shqipërisë, e qytetarëve dhe u hodh një hap i rëndësishëm drejt një demokracie të shëndoshë.

Deputetja Hajdari i bëri thirrje opozitës jashtë parlamentare që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi dhe të mos i mbajnë peng mbështetësit e tyre që duan ndryshimin.

“Jam e kënaqur që sot arritëm t’i japim premtimin shqiptarëve që zgjedhjet e ardhshme të votojnë deputetët që duan. Ky është një hap përpara për demokracinë shqiptare.

Ju them që ajo që është dukur si një gjë e pamundur, sot unë jam bashkë me kolegët e mi t’ju them që unë i mbaj premtimet, jam premtimmbajtëse.

Dhe nëse sot jemi këtu jemi falë qyetarëve shqiptarë dhe shoqërisë civile. Hodhëm një hap përpara drejt një demokracie të shëndoshë.

I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare që të bëhen pjesë e trenit të së ardhmes dhe të mos i lënë ata që i mbështesin në stacionin e të shkuarës. Sot këtë unë e quaj fitore të opozitës shqiptare”, tha Hajdari.

4 komente në “Rudina Hajdari pas firmosjes së marrëveshjes: Fitore e madhe e opozitës, unë i mbaj premtimet”

  1. a says:

    bravooooooooooooooo……….

  2. koli says:

    Kjo idiotia se kupton qec c’do “fitore” e saje eshte vullnet i Rames?!

  3. Kalec Dega says:

    Ti i man premtimet, i ngjan babes hero nga bjeshkt e namura.

    Lum per na qe tkemi ty , Partine e Derrave, Partine e Horrave e Partine Lesheli, te dala nga gjiri i PPSH.

  4. PPSH VF says:

    Ket cucen do e bajme Kryministre te Amerikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje