Nga Skënder Minxhozi
Pozita dhe opozita parlamentare kanë rënë dakord që të miratojnë së bashku marrëveshjen e 5 qershorit, si dhe ndryshimet kushtetuese që do të hapin listat e kandidatëve dhe do të riformatojnë koalicionet elektorale. Teksa korriku ka futur nën presion, me afatet e tij, të gjithë klasën politike, arritja e këtij kompromisi që do të votohet në 30 korrik, i jep një domethënie krejt të re reformës zgjedhore në vend.
Për gjashtë muaj, PD, PS e LSI u endën në Këshillin Politik, në diskutime e debate që trajtuan gjithçka, përveç kryetemës së reformës së zgjedhjeve: hapjen e listave të kandidatëve. Muaj të tërë, Gjiknuri e Bylykbashi u përpoqën të markojnë njëri-tjetrin nëpër gjithfarë monopatesh e skutash të Kodit Elektoral, duke rrëshqitur rregullisht që të dy, sa herë që në horizont ju shfaqej pyetja e sikletshme e listave.
Është mirë që në fund të këtij teatri të shëmtuar, ku u ra dakord praktikisht të mos ndryshohej asgjë, njëra nga palët bëri “prapakthehu”! Vonë, por më mirë vonë se kurrë.
Nga kjo reformë, e para e këtij lloji që nisi qysh të nesërmen e zgjedhjeve (2017), pritej një thyerje e madhe. Jo edhe aq tek teknologjia, jo edhe aq tek vota e emigrantëve, pasi te dyja këto kërkonin kohë dhe energji, të cilat shteti shqiptar i ka pasur përjetësisht me pakicë. Thyerja pritej tek mekanizmi i zgjedhjes së personave që do të votonin ligjet dhe do të vendosnin kështu për jetët e shqiptarëve.
Duhej një thyerje në skemën e deputetëve të paracaktuar, e cila kishte marrë përmasat e një mafieje partiake, ku çanin përpara vetëm miqtë dhe parellinjtë. Hapja e listave nuk sjell mrekullinë, ajo nuk do të zhbëjë me një të rënë të lapsit partitokracinë në Shqipëri. Por është premisa e parë, kushti themelor, për fillimin e një ndryshimi gradual. Sërish do të kemi deputetë me shumë emra, më shumë të panjohura në të shkuarën dhe dyshime në të tashmen e tyre. Por hapja dhe gara që ajo do të sjellë me vete, do ta bëjnë objektivisht më të vërtetë procesin elektoral, do t’i bëjnë të dukshëm ato që deri dje ishin vetëm emra të thatë nëpër lista.
Rama ka kuptuar jo vetëm sa më sipër, pasi i dinte të gjitha këto, bashkë me Bashën dhe të tjerët, por ka ndjerë sesa popullore ishte bërë në heshtje kauza e listave të hapura. Në ndryshim nga Basha dhe Meta, ai ka perceptuar jo vetëm frikën nga treni klasik i koalicionit të partive të opozitës, por në anën tjetër, edhe mllefin e heshtur të elektoratit shqiptar ndaj emërimit të deputetëve, si të ishin drejtorë ujësjellësash.
Sa për akuzën qaramane se po kërkohet të evitohen koalicionet, është mirë që opozita të flasë qartë dhe të mos fshihet. Deri më sot kemi pasur këtë model koalicionesh. Pala tjetër kërkon një model të ri, me lista të unifikuara. Çfarë ka që nuk shkon këtu? A është negociatë, apo është monolog?! Ah po, është vonë, nuk bëhen tani këto gjëra! Harruam që në 30 vjet zgjedhje, i kemi diskutuar e vulosur rregullat e lojës në minutën e fundit?!
Pakti i Ramës me opozitën parlamentare do të krijonte një moment cilësisht të ri në dinamikën e ngjarjeve, vetëm dhjetë muaj para zgjedhjeve. Basha bën mirë ta planifikojë dhe përllogarisë mirë këtë ndryshim të pritshëm, që mund të modifikojë gjatë rrugës, edhe raportin mes palëve në fushatën e ardhshme.
Ky ngjan si një nga ato momente që e tjetërsojnë Edi Ramën. Ai ka gjetur kalin e betejës për zgjedhjet e ardhshme (në fakt më e saktë do të ishte të thuhej se kali gjeti Ramën)! Ka gjetur kulmin e tretë të Trinisë Elektorale “tërmet-pandemi-lista të hapura”!
Bëhuni gati ta shihni të veshur me kostumin e Juves, me opinga ose atlete sporti, nga një fshat në tjetrin, duke thurur elegjinë e listave të hapura, duke prerë shiritat e shtëpive të rindërtuara dhe duke u vetë-lëvduar deri në mërzi, për mbylljen e koronës që “shpëtoi qindra mijë jetë”. Opozita e ka të qartë dhe e kujton shumë mirë këtë lloj situate, kur kundërshtari i vet “zbulon” Gralin e shenjtë të zgjedhjeve dhe nuk ndalet nga mëngjesi në darkë! Një skemë elektorale hileqare dhe efektive, që mbulon mjeshtërisht rrugët e pashtruara, vendet e punës së pahapura, krizën ekonomike dhe pesimizmin e shqiptarëve.
Listat e hapura zgjedhore po hyjnë me dhunë dhe shumë vonë në skenën tonë politike. Duheshin diskutuar e dakordësuar me të gjitha opozitat javë e muaj më parë. Megjithatë për idetë e mira duhet të ketë gjithmonë kohë.
Është shumë pozitive që të mos shkojmë në zgjedhjet e rradhës me situatën që kemi pasur deri sot. Partitokracia e qelbur shqiptare duhet të marrë më në fund goditje dhe listat e hapura krijojnë plasaritjet e para. Nuk është fundi i rrugës, por rruga nuk mbaron nëse nuk vesh këpucët e nis të ecësh!
Lista te mbyllyra = Deputete te emeruar dhe te blere – jo te zgjedhur
Lista te hapura = Deputete qe te pakten perballen personalisht me popullin qe i zgjedh .
Shkrim kot i shkruar nga dikush qe i eshte merzitur jeta nga pleqeria qe po i afrohet. Nuk e perballon dot dhe mendon qe qendrimet hapur apo mbyllur do ia lehtesonin shqetesimet e here pas hershme. Mire do ishte hapur, por edhe mbyllur e ben punen, nqs nuk ka kohe dhe nuk bihet dakord per ndryshim. Ske cfare i ben, kur konformohesh me te keqen, sepse bytha te ka rene rehat ketu e 30 vjet, kujtohesh tani qe kesaj pune i vjen ere. Gjithsesi ti mos harro te veshesh kepucet kur del qe te ecesh i sigurt ne rrugen e gjate e te plasaritur.
Kete qe thua ti e dine te gjithe .
Te gjith deputet deri tani kane qene te emruar , jo te zgjedhur . per te mos me shume .
Nje fjale goje eshte ajo,lista te hapura,po kunati qe humbet miliona Euro?
Lefter Maliqi dhe anadollaket e tjere paguajne deri ne 500 mije Euro,per nje karrike deputeti.
Jam dakord per hapjene listave,vetem n.q.s. kompensohet kunati me,te themi 20 milion Euro.
PS: Shqiperia e para.
Nuk e di me duket mua, por ky Minxhozi kur do qe ti bjere Rames i bie.
Me e çuditshmja eshte, se edhe kur do qe te godase, Bashe-Berishen perseri i bie Rames!!
Ky ham hami i Rames!
Me flni por ne asnje gjuhe te Europes te pakten nuk thuhet pozite per shumicen qeverisese.
KKy eshte nje emertim i gabuar (misnomer). Po kjo vlen edhe per fjalen monizem (qe eshte vetem term filozofik i futur gabimisht nga politikanet tane.
Po c te hapura o Minxhoz i ngrate! 30% te paret jane te mbyllura. Pra foleja e shushunjave eshte e mbyllur. Aty do te strehohen horrat e politikes, Gramozi, Rama, Basha, Meta, Mona e tjere. C u pa atehere. Per cfare behet tere kjo zhurme. Per t i marre mend popull ziut. Hapni listat nga fillimi ne fund.Dhe opozita e bashkuar me siglen “Fronti Kunder babezise” e hedh poshte kete bastard te ushqyer me gjak blloku dhe oligarkesh ne koshin e historise. Do te shikoni dhe ne anen tjeter si do te eliminohen Basha me kuneterit. Kjo eshte zgjidhja.
Ne nje dalje para qershorit, ne nje emision televiziv, pyetjes per lista te hapura Rama iu pergjigj me indiferentizem se nuk ka ndonje ndryshim, si te hapura, si te mbyllura, i cakton kryetari i partise. Tani thote, i do populli. Po perpara nuk i donte populli? Tani iu desh kjo pune per te marre me te mire opoziten parlamentare per disa vota qe i duhen per miratimin e marreveshjes dhe, behet “hero”, merr ne dore flamurin “e popullit”.
Per mua Minxhozi ja fut kot. Ai tha me pare kafja me shume uje, por te njten gje them une edhe per kete shkrimin. Si analist merru dhe analizoje deri ne imtesi te dyja variantet te hapura dhe te mbyllura, por je dembel dhe i bie shkurt, tamm shkruaj ca rreshta dhe kerko cekun nga botuesi
Te dyja varianetet kane te mirat dhe te keqijat, por problemi kush jep me teper zhvillim dhe demokratizim te jetes se vendit. Ti analizoje dhe lere njerzit te zgjedhin. Na lodhet me keto artikuj kot dhe pa vlera.
Listat e Hapura? !
Ne Shqiperine tribale, fisnore, mercenare , bajraktare e barkthare…do te thote:
Triumf i Xhin e Fran Xhoneve , I Maliqeve, Tomave…
.me voatat plebishtare te plebejve…sovrane! !!
jo ruajuni por RUHUNI O skendero ……………
loja e ketyre politikaneve te qelbur eshte qe t’i hipin sa me mire popullit ne zverk.Eshte e kuptueshme. Rama kerkon te futet ne zgjedhje pa koalicione, del partia e pare fituese dhe pastaj ben koalicion me Like Floririn. Deri ne vitin 2022 kur Likja mbush mandatin e presidentit, qendro Rama kryeminister,pastaj nderron vendin me Liken,Rama president dhe likja kryeminister,kurse Luli do haje perseri kerrneten e Lymit.
Minxhozi hiqet edhe si i lexuar shume. Sa per qendrimin tend politik, ai dihet. Tere kohen bythlepires i Rames ke qene. Pale na paska dalluar Rama se cfare nuk kishte ne rregull marreveshja! Kjo eshte si ai artikulli i djeshem i Kikise se Rama eshte edhe hero i demokracise. Emertimi Skenderbe nuk mjafton me!
Minxhozi, me qe e permend kupen e shenjte, nuk quhet Gral, por Graal!
Nuk e di se cfare pime hame qe na demton mendjen,por di qe jemi tap-topi
O z.Minxhozi…perse nuk pyet verdalle se cfare sistemesh kane?!
Perse nuk i fut nje click ne google or aman?!
Vendet me te koorruptuara ne europe
1) Italia
2) Greqia
3) Rumania
4)Bullgaria
5) Kroacia
Te gjitha…..te gjithaaaaaaaaaaaaaa….me sistem me lista te hapura
Shkurt,lista te hapura do te thote:
Te jap votem zoti filan deputet…dua nje vend ne kete istitucion.Pikeeeeee!!!( pervec se dua kaq lek te te jap voten)
Lista te mbyllura do te thote:
Nuk dua t’ja di fare se ku bie zona elektorale,por di qe i kam dhene kaq lek kryetarit te behem deputet.
Asgje nuk ndryshon nga aspekti i qeverrisjes dhe nga aspekti i votimeve te ligjeve ne parlamet ne te dy sistemet….apsolutish asgje…cfare do kerkoje kryeministri ato do votohen si cecuaaa.
E vetmja ghe qe do ndryshoje pak…eshte qe me listat e hapura,disa veta do e zgjidhin “hallin problemin” e tyre me shpjet,sepse do kene te drejten ti vene ne zyre atij deputei qe i japin vote…dhe nqs ky deputeti do qe te dali prap…do interesohet te marri ate mut firme nga istitucioni….por…..por….nje firme baras nje njeri qe do e paguaj populli nja 35 vjet nga xhepi i tij derisa ky ” firmetari” te dali ne pension.