Nga Shpëtim Nazarko
Sikur të përfytyrojmë në një moment të shkurtër, se kërkesa e Ali Ahmetit do të zbatohej, do të kishim as më shumë, as më pak, po tre shtete shqiptare në Ballkan. Po t’i referohesh logjikës elementare, shqiptarët janë shpërndarë për shkak të historisë që njohim edhe në dy shtete të tjera rrotull: në Malin e Zi dhe në Greqi. Po a vlen logjika e drejtë, në atë që quhet ‘real politikë’?
Kërkesa e Aliut, për mendjen time, natyrisht që nuk do të realizohet dhe kjo, jo nga partia e Zaevit, por edhe e Mitkovskit. I gjendur në një analizë televizve në emision dhe duke vazhduar bisedën në kohën e shkurtër të reklamave, një nga analistët po më theksonte se, taktika e Ali Ahmetit mbante brenda elemente gjenialiteti. Dhe aty për aty, më shpjegoi dy a tri variante. Së pari, nëse Zaevi nuk pranonte, atëherë propozimi i bëhej Mitkovskit, domethënë, partisë tjetër maqedonase. Ndoshta me idenë, se nga një aleancë me të, posti i Kryeministrit mund të ndahej me periudha të barabarta kohore midis dy partive.
Natyrisht, po për mendjen time, një diçka e tillë nuk diskutohet as në variantin me Zaevin dhe as me Mitkovskin. Që ky i dyti, të pranonte variantin për të ndarë pushtetin në këtë lloj forme, kjo do të thoshte të mos merrte më në jetë të jetëve, vota nga bashkëkombësit e tij. Ky përfundim është normal. Bashkëbiseduesi insistonte duke thënë, se nga kjo ngritje steke e Ali Ahmetit, ndoshta shqiptarët siguronin për të nesërmen postin e Presidentit, apo të tjera gjëra, çka do të përbënte avantazh të madh për ta. Për mua, avantazhi i madh është i një lloji tjetër dhe ndjekja e taktikës së Aliut, perifrazuar titullin e artikullit, nuk të shpie asgjëkundi. Bile edhe nëse, vërtet realizohet në praktikë.
Thua është avantazh i madh, apo një nga ato ëndrrat që sido që t’i përkundësh, po t’i referohesh një farë mjeku gjysmëpopullor të shton dopaminën, por jo serotoninën. Pra, kënaqësinë e çastit, por jo lumturinë, që është një proces jetëgjatë. Megjithëse, gjithnjë kam admiruar thellë Arbën Xhaferin, si filozofin e fundmit të ndritshëm të kombit tonë – në sensin praktik, të njëjtin admirim kam ndarë për Ali Ahmetin. Që kur filloi lëvizjen e tij të njohur në vitet 2000, më është dukur si Plaku i madh i Butkës së Kolonjës, që me manovra gjeniale taktike, shpëtoi Korçën dhe një pjesë të mirë të Jugut të Shqipërisë nga kthetrat greke, në Luftën e parë botërore. Po gjithnjë, kam parë pas këtij hapi madhështor të Ali Ahmetit, gjëra që duhet të vazhdonin në pamje të parë, vetëm prozaike. Ato filluan me Marrëveshjen e Ohrit dhe u shtynë disi më pak, me pjesëmarrjen më aktive, në jetën politiko-administrative apo akademike të shqiptarëve. Nisur nga kjo e fundit, duket se nisma e Ali Ahmetit, rihap prapë skenarët e lojës së madhe, po çështja është: në cilin drejtim?
Dhe e shtruar si akoma më thjesht: A është e mundur një strategji e tillë, për të shkuar në fitore apo për të zgjeruar avantazhet e mëdha, të krijuara nga hyrja aktive e Aliut në politikë?
Besoj, jo dhe akoma më shumë, besoj që nuk na çon gjëkundi.
Disa muaj më parë, në një darkë private me Zoran Zaevin, po e dëgjoja me çudi filozofinë e tij. Filozofi që nuk gjendet as këndej dhe as andej kufirit tonë me Maqedoninë, apo me Kosovën, Zaevi po më tregonte me shpejtësi marramendëse, ca shifra që tregonin çfarë kishte vënë në dispozicion të lidhjes me Shqipërinë, apo ndryshe për Korridorin e 8-të. Ishin qindra milionë për autostradën në Qafë-Thanë dhe hekurudhën deri në Lin. Pastaj, po qindra dhe për pjesën bullgare, për të mbaruar këtë pjesë të korridorit. Më tha me gjysmë shakaje, se ishte shumë më mirë të zëvendësonte statujat formëmëdha në sheshin qëndror të Shkupit, me domethënie të një lloji tjetër, pra, atë të ekonomisë reale. Zaevi ëndërronte të plotësonte një plan të thjeshtë. Nëse Maqedonia furnizohej me mallra nga Selaniku, që e kishin origjinën në shumicë nga Kanali i Suezit dhe furnizonin Ballkanin a më gjerë, donte edhe një rrugë tjetër. Ajo që vinte nga pjesa tjetër e Korridorit të 8-të, që vinte nga Shqipëria dhe mund ta kishte origjinën nga Gjibraltari. Të dyja këto rrugë kryqëzoheshin në Shkup e për të folur në mënyrë figurative, aty ku shihnin statujat bosh të parardhësit që në thelb, vetëm para i humbën vendit e ndoshta dhe nënqeshjen e të tjerëve.
Po shumë mirë, i thashë – ne bëhemi pikëhyrje dhe ju qendra, nga këto mallra që shpërndahen në Stamboll, Evropë qendrore, apo Rusi nëpërmjet Ukrahinës. E ca më shumë, kjo vijë e drejtë komunikimi nga Vlora dhe Durrësi, që shkojnë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë drejt Stambollit, bëjnë në kohë paqeje a lufte, njëfarë ngushtice “Alla Dardanele” e rrugëve tokësore, për Europën a më gjerë.
Po këto gjëra, bëhen vetëm bashkë me shqiptarët – vazhdoi ai. Dhe unë, nuk e di se ku jeni ju me këto ide, që po i thua gjysmë duke qeshur. Nuk e di, se ku shkojnë e dalin rrugët, portet, apo hekurudhat tuaja. M’u kujtua presidenti i tyre jetëshkurtër Trajkovski, që shprehej thjesht dikur. Armiqësia mes shqiptarëve e maqedonasve mbaron njëherë e mirë, kur të ndërtohet Korridori i 8-të
Stratagjema të tilla, nuk i kam dëgjuar as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Të zhytur në maskarallëqet e lufës së përditshme politike, klasa udhëheqëse këtu dhe në Kosovë, vetëm shkatërron pa pushim vendin.
Natyrisht, strategjira të tilla janë apo rëndojnë ndonjëherë shumë në shpatullat e të varfërve. Po ndoshta, ka ca gjëra më të thjeshta për t’u bërë dhe pa u marrë me idetë sipër dhe që besoj, të shpien më para se e Aliut. Që siç e thashë, zor të arrihet, për të mos thënë se po u vazhdua me forcë, vetëm do shkaktojë inatin e Evropës dhe asgjë më shumë.
Nëse shqiptarët e Maqedonisë, të Kosovës dhe Shqipërisë do t’i vinin mendjen arsimit profesional, reformave për tokën, për ligjet, punët do të ishin më mirë. Ndaj dhe besoj se Aliu kësaj radhe duhet më shumë se kërkesa për Kryeministër të shqiptarëve, duhet të kishte kërkuar me forcë prej bashkëkombasve të tij, gjërat që vërtet nëpërmjet shkollës profesionale, apo arsimimit të përgjithshëm të klasit të parë u hapin rrugë në administratë. Të paditurit, nuk i mban njeri në punë edhe kur ata janë të ndershëm, apo të vuajtur.
Nuk i mban apo i fut në punë dhe kur janë vëllezërit e motrat, a kushërinjtë e tu. Këtë, në Maqedoni e dinë shumë më mirë se tek ne dhe në Kosovë. Andaj dhe janë shumë më përpara nesh në arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional. I kanë më mirë, se ne punët me ligjet dhe reformën për tokën. Dhe pandaj, Maqedonia thith shumë herë më tepër investime, se ne dhe Kosova. E kjo, pavarësisht konflikteve etnike apo pozicionit të lakmuar strategjik, që Bismarku e çmonte shumë, kur thoshte, thjesht:
Kush zotëron Maqedoninë, zotëron Ballkanin dhe rrjedhimisht, Evropën.
Unë besoj, se jemi ende larg strategjive të mëdha, për të bashkuar kombin nëpërmjet korridoreve apo shfrytëzimit të pozicionit gjeografik. Po mësuesin e madh tonin, Naim Frashërin, duhet ta dëgjojmë pambarimisht në filozofinë e tij gjeniale, përmbledhur në frazën:
Dhe dritë e diturisë, përpara do na shpjerë.
Pandaj, jam me titullin e këtij artikulli që, në vend të kërkojmë kryeministrin me tezën e Aliut, të dëgjojmë Naimin. Vetëm kështu, mund të fitojmë shumë më tepër, nga ato që ëndërrojmë.
Mirë mo Ali mirë, po kështu nuk vemë gjëkundi
me kan pelqyer gjithmon shkrimet e tua por sot shpresoj qe ne darken private te kesh ngrene mire e Zaevi mundesisht pas darkes te ket qene pak doreleshuar, per c’ka shkruan vari karin se ja fut kot po kot fare
O Nazarko Shpetimi per te tjerat mbase ke te drejte po te me thuash qe krimineli Sali Butka ( dhe per dreq edhe krimineli Sali Berisha te dy emrin Sali)shpetoi jugun nga greket je komplet aut , kriminel Saliu i pari te vetmen trimeri qe beri ishte qe vrau dhe dogji fshatrat e krishtera duke kulmuar ne Voskopoje . Kufijte e Shqiperise u vendosen ne 1912 nga fuqite e medha.
Goni
Kur te vesh ne Pogradec do shohesh nje monument. I vetmi qe la Eneveri megjithse e denoi fisin e Saliut. Ai monumenti flet per 400 kolonjare nen komanden e Ganiut dmth djalit te Saliut. U shuan te gjithe per te mos lejuar Qamiliste te vinin ne Korce se donin Baben. Saliu beri ate Republiken e Korces bashke me Themistokliun. Dhe dergoi 1500 kolonjare ta mbronte kur Franca ja dorezoi Greqise . Mbajti Petro Luarasin per tere shkollat shqipe te Kolonjes. Dhe shiko gjekundi cfoli ne Kongresin e Lushnjes per Vloren. Voskopoja ishte djegur tre here ne ate kohe qe flet ti. Ai nuk vajti per ta djegur . Po u tha arhondeve te Voskopojes qe te hiqnin flamurin grek nga catite po i thane qe isjhte Greqi atje. Voskopojen e dogjen bandat e Malke Zvarrishtit e e tjere. Rridhte nga rraca e Frasherllinjve ai dhe nuk digjte Shqiperine. Meso nga pak historine se nuk te ben keq
Si e shpetoi Korcen o Shpetim, per Republiken Autonome te Korces e ke fjalen? Po pushtimin quan shpetim ti o Shpetim? Po sikur gjithe qytete e Shqiperise qe ishte e pushtuar te shpalleshin Republika autonome nga pushtuesit athere kesaj nuk i thone shpetim por copetim. Po a nuk ishte Koloneli francez Dekuen qe firmosi Ok per kerkesen e parise se Korce (francezet pushtuan Korcen pasi larguan pushtuesit greke te cilen ja dorezuan perseri grekeve pasi u larguan) kuptohet per interesat franceze. SI ORE BURRE MUND TE QUHET REPUBLIKE NJE ZONE E PUSHTUAR? PO SALIU PERSE NUK SHKOI ASNJEHERE NE KETE QYTET REPUBLIKE MEGJITHSE E KERKONIN?
Nazarko, ky gazetar gjenial ende nuk e di se shteti per te cilin shkruan perfshin vetem 42% te Maqedonise historike dhe prandaj quhet Maqedonia e veriut.
Ti je bohem! Je krejt tjeter gje!
Nuk te degjojne, se nuk i le interesi i dites, lakmia personale, ngrefosja fodulle, pertacia intelektuale, urrejtja ndaj te tjereve si vetja, show i rradhes, e keshtu me rradhe..
Ok,shume shume ne rregull me mendin se nje post kryeministror nuk ofron asgje ne jeten reale dhe qe baza eshte arsimi.
Shume shume kot kur mendon se me nje rruge ( koridor) do mundet ballkani te kete celsat e tregetise me europen…as me nacionalisto-idioti nuk do e besonte.
#####
Nazarko dhe te tjere
Bota po merret me technologjine e avancur…ku p.sh nje teglogji qe ka avancuar teje mase jane motorret me hidrogjen dhe nqs duan te shtypin butonin e ta shfrytezojne kete technologji…me nje aeroplan te vjen nga kina der ketu per 2 ore dhe me 70% kosto me te ulet…e ju mendoni rruget…vari lesht…mendje rrime ne gjoshe e mendojme duke dredhur tespiet.
Nazarku ka filluar te plaket e si rrjedhoje ka filluar dhe nostalgjia te mbizoteroje mbi mendimin perparimor.
Goni
Kur te vesh ne Pogradec do shohesh nje monument. I vetmi qe la Eneveri megjithse e denoi fisin e Saliut. Ai monumenti flet per 400 kolonjare nen komanden e Ganiut dmth djalit te Saliut. U shuan te gjithe per te mos lejuar Qamiliste te vinin ne Korce se donin Baben. Saliu beri ate Republiken e Korces bashke me Themistokliun. Dhe dergoi 1500 kolonjare ta mbronte kur Franca ja dorezoi Greqise . Mbajti Petro Luarasin per tere shkollat shqipe te Kolonjes. Dhe shiko gjekundi cfoli ne Kongresin e Lushnjes per Vloren. Voskopoja ishte djegur tre here ne ate kohe qe flet ti. Ai nuk vajti per ta djegur . Po u tha arhondeve te Voskopojes qe te hiqnin flamurin grek nga catite po i thane qe isjhte Greqi atje. Voskopojen e dogjen bandat e Malke Zvarrishtit e e tjere. Rridhte nga rraca e Frasherllinjve ai dhe nuk digjte Shqiperine. Meso nga pak historine se nuk te ben keq
Analize e qerruar e serioze. Kerkesa boshe e Ahmetit vecse tregon se ai, si gjithe politikanet shqiptre, e kupton politiken thjesht si “intrige” e “dobicllek”, duke harruar se politike eshte ajo qe sheh larg, shume larg, tek korridoret, shfrytezimi i pasurive te vendit, i gjeopolitikes, i pasurive dhe kapaciteteve njerezore…Nuk duan te te kuptojne Shpetim, prandaj nga 4 milion jemi katandisur ne 2 milion, nga vendi i 3-te per prodhimin e kromit ne bote, jemi katandisur ne nxjerrjen e kromit me hejbe, nga nje industri mekanike e lulezuar, ne parmenden e kalit. Megjithate, per ty ka vec respekt e admirim per kembenguljen e patriotizmin! Je ndryshe, dhe kjo nuk eshte pak!
Tafmaja e madhe sigurisht qe te le pa gje, keshtu do ta pesoi dhe Aliu…..
Ali Ahmeti , ashtu si ojesa derrmuese e politikaneve shqiptare
mendon vetem per interesat dhe “lavdine” e tij personale ! Gjeja
e fundit qe i shkon ne mend atij , eshte interesi kombetar . Me
perjashtim te periudhes se shkurter te ngritjes me arme te
shqiptareve dhe emrit te Ali Ahmetit qe lidhej me ta , nuk kam
pasur ndonje simpati per te .
Kur erdhi ne Shqiperi te ngushellonte Saline per renien nga
froni ( me 2013) i deklaroi Saliut se , shqiptaret e Maqedonise
do te te njohin vetem Ty per k/minister , sa te jesh gjalle . Ne
ate vizite Aliu nuk gjeti kohe as t`iu bente nje uri te thate
fituesve te zgjedhjeve te qershor 2013 , por u largua i pikelluar .
A mund te quhet qendrim prej bashkatdhetaresh , sjellja
arrogante , mosperfillese dhe percarese nga ana e tij ,
kundrejt Shqiperise londineze ?!
Koridori 8 e ben Shqiperine porte hyrese strategjike.jo pa qellim te keq eshte sabotuar deri me sot.Shqiperia behet nyje e rendesishme lidhese e transportit nderkombetar,zhvillim punesim te ardhura financiare.ka 25 vjet si projekt i madh strategjik transporti. Eshte sabotuar nga qarqet anti shqiptare.
Meqe paske shkruar po une them per Saliun ti me flet per Ganiun muhabet pa lidhje fare , arsyetim pa kutim .