Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka reaguar pas kërkesës së Opozitës që mbledhja e Këshillit Politik të mbahet nesër jo ditën e sotme.
Në përgjigjen për Opozitën, Gjiknuri i ka bërë thirrje edhe njëherë përfaqësuesve të PD dhe LSI që të konfirmojnë prezencën në mbledhjen e sotme.
Më tej Gjiknuri thekson se maxhoranca është e gatshme të takohet edhe të enjën edhe të premten, por sipas tij koha është shumë e çmuar në kushtet ku Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 korrik.
“Të nderuar kolegë
Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik.
Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë.
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00”, thekson Gjiknuri. (TemA)