Ulini dreqi e mori çmimet, nuk e shikoni qe vetëm ne ju kemi mbetur!

22 Korrik 2020, 19:02Politika TEMA

Nga Ilir Metaj

Per ju, administratore hotel-restorantesh, ne kete kohe te veshtire!

Te dashur administratore te njesive hoteliere e restoranteve, jemi ne fundin e korrikut dhe per fat te keq,ende nuk shoh te reagoni si duhet ndaj krizes se pandemise.

Ne ekonomine e tregut, ai qe vendos eshte raporti kerkese- oferte!

Sa me e madhe kerkesa( nr i klenteve), aq me e madhe oferta( çmimi)

Edhe e kunderta eshte e vertete. Dhe eshte pikerisht rasti yne.

Llogarite duhen bere me minus rreth 7 milione turistet e huaj qe i kemi patur te pervitshem kohet e fundit. Kjo eshte kerkesa! Per fat te keq.

Mos harroni te zbrisni nga kerkesa edhe 90% te numrit te emigranteve qe vinin cdo sezon veror, e qe tani per shkak te mbylljes se kufijve dhe rregullave te protokollit pandemik ne fuqi, nuk vijne me.

Pra “kerkesa” juaj per kete vit, jemi ne, shqiptaret e Shqiperise, me pak shtesa nga kosovaret, maqedonasit e ndonje charter nga Ukraina.

Oferta juaj nderkohe(çmimet)  vazhdojne te jene te njejtat (me ndonje ulje te parendesishme) si ne kohen e kulmit te kerkeses.

Ulini dreqi e mori çmimet!

Jo qe te perfitojme nga ju, as t’ju hipim ne kurriz e t’ju pime gjakun! Jo!

Thjesht, na ndihmoni t’ju ndihmojme!

Ti administrator i hotelit, si mund te mbash te njejtin çmim dhome (ne euro perveç te tjerash), qe kishe edhe vjet apo parvjet,kur kerkesa ta lejonte luksin e tille?

A e shikon qe gjate javes hotelin e ke pothuajse bosh dhe ndonje levizje me shume ne fundjave, nuk te jep oksigjenin e mjaftueshem per t’e mbijetuar, pale per t’u rritur?!

Çfare pret, te ulesh çmimin e te punosh me paketa turistike?! Pershtatu te mbijetosh!!!

Shqiptaret nuk jane japoneze qe te kene fuqine ekonomike qe te vetem, t’u japin “karburantin” qe konsumon motori tuaj tregtar!

I dini pagat e shqiptareve?! A e dini fuqine ekonomike mesatare te familjeve shqiptare?!

A doni te ndihmojme njeri-tjetrin t’i mbijetojme keaaj flame?!

Per fat te keq, apo te mire, u kemi ngelur vetem ne kete sezon veror!

Kur dreqin do e kuptoni?!

Ti administrator restoranti, a te pelqen te besh 3 tavolina ne dite me çmime “ne koke” , apo 20 tavolina ne dite me menu turistike, apo menu ditore?

Si eshte e mundur valle (me ndonje perjashtim te rralle) qe askush nuk punon me menu turistike te reklamuar te hyrja e restorantit?!

A mos nuk duan te fitojne, a mos jane budallenj, apo jane fillestare restorantet neper qytetet turistike europiane qe punojne menu te pershtatira per turiste qe nuk duan vetem “cmime ne koke” ?

Ulni çmimet, pershtatini oferten kerkeses, shtoni xhiron ditore, ndihmoni zinxhirin e konsumit, sepse ndihmoni veten.

Ndihmonii ata qe shesin peshkun, mishin, perimet, pijet, nuk pakesoni vendet e punes, ndihmoni taksixhiun qe sjell me shume kliente, ate qe i shet naften taksixhiut, agjensine qe e solli klientin…

Na ndihmoni t’ju ndihmojme!

Ne kete kohe te veshtire (qe per fat te keq nuk e dime sa do zgjase) kemi vecse njeri-tjetrin!

Hapeni mendjen!

25 komente në “Ulini dreqi e mori çmimet, nuk e shikoni qe vetëm ne ju kemi mbetur!”

  1. Enkelejda Kushta says:

    ti je per minister turizmi jo ai qulli qe ka vene Rama.
    Sakte.

    1. Revizori says:

      Ai ministri i Rames, nuk eshte qull. Ai nuk e ben punën Jo se s’di, por s’do. Te ishte qull, do ja kisha falur gjynahet, por ketyre nuk u plasi as per ekonominë e vendit, as per xhepat e shqipëtarëve.
      Ky Ilir Metaj disa here ka shkruar gabim, pir kete artikullin e ka qare fare.
      Bizneset shqipetare me mire e mbyllin se sa te ulin çmimet.

      1. ben says:

        Idiotesia dhe legenizmi ne shqiperi nuk ka kufij.
        Eshte jashte cdo imagjinate, edhe 1 afganistanas do turperohej nese 1 gazetar edhe ca komentues do shkruanin gjera te tilla
        1. Turizmi nuk eshte nevoje jetike, turizmi eshte qejf.
        Pa turizem pa shkuar buze detit ti jeton, pa ushqim pa karburant, pa ilace nuk jeton dot.
        Ky karagjozo gaetari dhe keta delenxhinjte e tjere nuk e kane problem qe paguajne karburantin me te shtrenjete ne europe dhe nga me te shtrenjtit ne bote me cilesine 0 , ketu nuk thote njeri sa e ka pagen shqiptari krahasuar me europianin per turizmin po.
        Ky karagjozo legeni nuk thote dhe nuk ndihet kur rruget ne shqiperi behen me 20 milione euro per kilometer ndersa ne europe w njejta rruge me rrogat e europes behet me 2 milione euro per km, jo nuk ndihet per turizmin po.
        Ky legeni rilindas nuk ndihet per cmimet e ilaceve per cilesine e tyre, jo . Per turizmin po.
        Popull qe proteston per cmimet e turizmit dhe jo per karburantin dhe ilacet ne bote vetem shqiptarrt mund ta bejne.
        PS: legeno rilindas Italia ngjitur nuk ju beri thirje hoteleve te ulnin cmimet se dhe ata nuk kane turiste te huaj vetem italiane po gjeten zgjidhjen llogjike i dhane cdo familje 500 euro ti shpenzonte per turizem, o karagjozi i rilindjes.
        Shqiperia eshte fundi i europes dhe botes jo per ndonje fatkeqesi natyrore ose eshte shkretetire, vetem se ketu idiotet dhe delenxhinjte si ky shkruesi nuk jane pak.

  2. dardan says:

    Mos ki merak se i kompensojne humbjet me shitjen e droges me te cilen ndertuan hotelet e restorantet.

    1. Adriana Bushati says:

      pse i fut te gjithe ne nje thes?! ka plot familje punetore e serioze qe kane investuar ne hotele. Me djerse i kanenleket.

      1. dardan says:

        E kisha per ata qe nuk ulin çmimet edhe pse kerkesa ka rene. Nese ti je investore serioze i pershtatesh tregut, dhe cakton çmime te perballueshme per nivelin e konsumatoreve qe ke. Po te marresh pak vesh nga ekonomia, e di mire se tregu eshte i luhatshem, jo fiks, sipas rrethanave te ndryshme e jo gjithmone te parashikueshme. Investitori i zgjuar merr masat shpejt e i pershtatet tregut, nese do te mbijetoje.

  3. Mal Cori says:

    Pirdh, pirdh. Hotelet i kane trafikantet e drograve, dhe me to jutifikojne larjen e parave.
    Atij nuk i plas fare nese hoteli eshte bosh apo plot.
    Edhe vjet ashtu i beri pagesat e taksave. Sikur e kishte hotelin bosh.
    Sivjet nuk do te paguaje fare.

  4. Dino says:

    Ja the or ja the po kujt ja the. Fjalet i ke me vend te gjitha fiks.

  5. blerta says:

    Me lire dhe shume here me luks eshte te shkosh ne Antale se sa ne keto plera hotele e plera pronare….

  6. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Sivjet do marin pagen e luftes..nga droga e ngelur stok…
    Cadrat te njejtat cmime ,eshte gati ti mbaj bosh edhe te mos ul cmimin
    Njerzit sa ju thone cmimin ikin rrine me cadra te sajuara ose private..
    Kapitalizem or taj bertet saliu

  7. Jaku says:

    Bravo Mal Cori e njef mire gjendjen.Shtoji ketu qe ministri i turizmit eshte perdorus i thekur kokaine dhe kuptohet vete muhabeti i turizmit shqiptar.

  8. Roberto says:

    Nuk ka faj Ministri sepse nuk eshte polic te ndjeke nga pas me qindra hotele dhe restorante. Abuzimi me cmimet eshte histori e vjeter sidomos nga jugu i Shqiperise. Shteti duhet te jete rregullator por privati kerkon te fitoje per dy a tre muaj rrogen e nje viti. Ulja e cmimeve sjell kliente me shume dhe si rrjedhim qe edhe konsumi do jete me i madh. Duke qene se do kete levizje dhe konsumi do shtohet edhe fitimi do jete i kenaqshem. Eshte shume e thjeshte per ata qe e njohin turizmin. C’fare kujtoni ju se erdha une sot ne Hotel,fjeta,hengra,piva dhe nese cmimet jane si ne Las Vegas mendoni se do shkel me aty??? HARROJE,bile do i lajmeroj te gjithe te njohurit se c’fare pushimesh bera. Pronaret e lokaleve dhe hoteleve me perjashtim te nje pjese te vogel nuk e njohin turizmin dhe nuk e kane haberin se klientit duhet ti “behesh ure” sepse ai klient po te mban ty dhe punetoret e tu etj etj. Gjerat jane zinxhir prandaj nese ka cmime te mira ne te gjitha zerat e nje Hoteli apo Resorti atehere pandemia ekonomike do dale me shpejt nga gjendja e veshtire ne te cilen ndodhet.

  9. Cun i lagjes says:

    Asnje treg turizmi s’ka ul cmimet edhe rreth nesh!
    Bohet si puna e atyne katnarve qe hudhin domotet e derdhin qumshin!

    1. gingi says:

      Baby, une punoj ne turizem,
      Jemi me cmimet MINUS 60 perqind .
      10% me pak se gjysma, sepse nuk ka njerez.
      Nga hicja me mir Bircja THOSH IM ATE.

    2. Andet says:

      o shoku, mos i qa hallin italise kroacise e malit te zi se ibkane hapur kufijte nga Be. Ne na i mbyllen si minjte.

  10. Zani says:

    Sa mbarova pushimet ne Shqipri ne Borsh çmime skandaloze dhe sherbime me keq ska ku te veje.
    Hotel me €60 nata i pa regjistruar nuk te ndorren njeher çarçafet per 4 dite dhe ta maresh ne tel te ndezi pompen kur te iki uji. Ne Corfuze vitin e kaluar mora apartament me dy dhoma ne mes te qytetit me €60 nata.
    Ne restoration Ciao Borshi te shesin pulen e zier per zoge fshati 1900 leke te reja = me dy dite pune te nje puntori ne Shqipri.
    Ta thuash me troçe po mos te jete vendi ime une personalisht kurre nuke do preferoja te shpenzoja auto leket ne Shqipri.

  11. Operacioni Zjarri says:

    Mos u çudit. Ne jemi vend absurd. Para nje jave po lexoja se shoqata e ndertuesve parashikonte nje rritje te çmimit te apartamenteve me 5-6 perqind.

  12. Talent i pazbuluar says:

    Pirdh, pirdh me të lirë o Ilir!
    Ta mendish që ke drejtu turizmin e Vlorës ti me Shpëtim Gjikën..
    Ky është modeli zhvillimor o artisti replikant që çuditërisht na bën të zgjuarin këtu..
    Modeli ore artist i PS (nqs edhe i Rilindjes) nuk eshte aq i thjeshtë sa e bën ti pasi ai do ishte rasti i ekonomise së paster në konkurrrencë të plotë o gjeniu socialist-rilindës-lëpirës..
    Por është një model i çrregullt, i ç’organizuar, informal, me monopoëe e oligopole..
    Kështu që dhe teorikisht dhe praktikisht nuk na ke thënë gjë o strategu i turizmit…
    Situata dëshpëruese, strategji zero.
    Jo sot me Klos kumarxhiun por gjithë kohës edhe kohës tënde o artist…

  13. J-32 says:

    Po sigurisht që nuk pjerdhin për turistë se shumica e hoteleve dhe lokaleve luksoze ekzistojnë thjesht për të pastruar paratë e drogës së mafiozëve e këta marin si staff të afërmit ose njerëzit e tyre më të besuar që më të shumtën e kohës nuk ja kanë haberin si komunikohet, gatuhet apo shërbehet.
    Prandaj shërbimi është 0 .
    Këtë vit ngaqë janë mbrapa me pastrimin e parave për shkak të koronavirusit prisni kur të regjistrojnë nja 5 milionë turistë fiktivë.
    Dhe çmimet e shtëpive do rriten edhe më shumë ngaqë ata pastrojnë paratë duke blerë me dhjetra apartamente , vila apo pallate të tëra.
    Sa për ministrin ai është një kar me zile nga inteligjenca dhe aftësia për këtë punë , por që sigurisht mer dhe ai valixhe me lekë për ‘punën e mrekullueshme’ në propaganën e madhe që bën ashtu si dhe ministrat e tjerë.

  14. I paguhen prurësit me të parē says:

    Kot i bie gajdes me kete artikull. Nuk ulen çmimet me urdher nga qeveria e aq me pak me artikuj gazete qe luten per solidaritet te tipit “na ndihmoni t’ju ndihmojme”. Ne vend qe te shkruash fletrrufe hape ti nje aktivitet dhe tregoi se si punohet me çmime te ulura. Beji ti konkurence dhe çmimet ulen vete. Rrite ti oferten dhe s’ka nevoje per artukuj gazete.

  15. Arjan says:

    Nje shkrim dinjitoz Shume I sakte .Tani Ju ja hidhni fajin pronareve apo administratoreve ,Nuk Kane faj ata ,faj Ka kryeministri dhe kabineti I tij shkerdhate qe Po punon per tja futur popullit Shqiptar Sa me thelle Te jete e mundur.Dhe prape ky popull eshte i gezuar qe Ka nje pozite dhe opozite fashiste qepunon per rotacion politik thua ska njerez Te tjere Shqiperia Te usheheqe .Vetem keta duan Te drejtojne si Puna sali pordhes lull dhe rahmut gjatoshit ikni more plehra se e qelbet kete vend lereni popullin te ece perpara se Nuk keni per ti gezuar ato qe keni vjedh ,merreni dhe like zagarin se Ju Duhet ne ate bote.a

  16. kritiku says:

    Ne per turizem kemi qimen e derrit, besoj eshte gje e pamundur per mentalitetin tone, keshtuqe ti operacioni zjarri mos u cudit fare!

  17. Nje Turist says:

    Shkrimi eshte me shume pasaktesi dhe shpreh tendencen e ankesave per cmimet kryesisht ne jug, por pa ditur dhe pas sqarurar problemet reale qe ka.
    Gazetarit do ti tregoja kete dialog qe ne patem me nje klient.
    Duhet te sqaroj se skemi asnje lidhje me bizneset ne jug.
    Nje Komentues ne Facebook, duke u ankuar per jugun pyeti:
    Sa kushton veza e fergume?
    Ju pergjigjem:
    Po tu duk veza e shtrenjte ne Restorant, bleje ne dyqan dhe fergoje vete.
    Po ta shiten shtrenjte edhe ne dyqan, bleje tek Pula, dhe fergoje vete.
    Po ta shiti dhe Pula shtrenjte, beje vete.

  18. iii says:

    Ilir, e lexova! jam me opinionin tuaj. Por vendose veten ne pozicionin e biznesit te turizmit ne kete kohe. Kollaj tu japesh mend te tjereve. Nje hotel ne Sarande, nuk po i bej marketing, tha po i ul cmimet te cilat me nxjerrin me humbje, por te pakesoj humbjen, por edhe te ruaj per vitet post pandemi klientet e mij, te cilet jane te ndergjegjhem per xhepat e tyre por edhe per biznesin tim. Pra toni juaj eshte pak i ashper. Edhe para pandemise apo “flames” sic thoni ju, disa biznese per shkak te sezonalitetit perdornin cmime qe vetem njehere mund te gabonin klientet te shkonin, hiqnin dore per vitin e ardhshem dhe te tjereve qe i pyesnin u pergjigjeshin: Cmime te larta nuk eshte e pershtateshme. Pra edhe pa pandemi nje pjese e bizneseve luftonin sezonaliotetin me cmime te larta por falimentonin. Respekt Ilir Metaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje