Përfundon mbledhja e Këshillit Politik pa praninë përfaqësuesve nga PD dhe LSI.
Përfaqësuesi i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, tha se në mbledhjen që zgjati për rreth 40 minuta, nuk pati debat, për shkak të mungesës së PD e LSI.
Murrizi tha se ekspertët zgjedhore të pranishëm në mbledhje, u shprehën se votimi i ndryshimeve kushtetuese në 30 qershor nuk e prek marrëveshjen e arritur në 5 qershor për reformën zgjedhore.
“Nuk ka debate se s’kemi me kë debatojmë, ekspertët thanë se edhe nëse në datë 30 do të votohen ndryshimet kushtetuese, nuk preket asgjë nga marrëveshja e “1 qershorit”, po 1 qershori, ditë feste.
Ndaj nuk e kuptoj pse nuk vijnë të na mbushin mendjen. Shit-blerja e votës nuk frenohet në kod zgjedhor, duhen një sërë ndryshimesh edhe kushtetuese, ndaj hajde të bashkëpunojmë.
Grupi jonë për marrëveshjen e 1 qershorit është shprehur me firmë që nuk e voton, por do ndryshojmë mendje vetëm nëse na mbushin mendjen, nëse marrim garancitë e duhura. Po ti vëzhgoni sado pak gjithë darkën i keni bashkë vetëm orari i gjumit i ndan“, tha Murrizi” u shpreh Murrizi.
Dmth nuk do ndalohen koalicionet ashtu siç ishte vendosur në 5 qershor. Shumë mirë pra. Ja do shohim në 2021 kur të bëhen bashkë PD -LSI dhe aleate të tjerë nëse do i lejojë Rama apo do thotë ‘Me vjen keq, por Kushtetuta e dalë nga vota e lirë e Parlamentit që përfaqson vullnetin e popullit, e ndalon. Dmth unë dua por e ndalon populli’. Hahaha