Këshillit Politik do të mblidhet sërish sot në orën 17:00. Përmes një e-maili që Damian Gjiknuri u ka dërguar anëtarëve të Këshillit Politik ka konfirmuar mbledhjen ditën e sotme ora 17:00 me rend dite miratimin edhe formalisht të dokumenteve të dakordësuara më parë në këtë tryezë përtej projektligjit me amendamentet e Kodit Zgjedhor i cili kalon sot për votim në seancë.
Ndërkohë dje opozita nuk morri pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik pas ftësës që i bëri kryeministri Edi Rama.
Deklarata e Damian Gjiknurit për opozitën:
Në lidhje me projektligjet:
– Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal,
– Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedures Penale,
– Per një ndryshim në ligjin “Për Policine e Shtetit”,
– Për disa ndryshime në ligjin “Per sinjalizuesit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”,
– Për disa ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokuroreve”,
– Për disa ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorise”, dhe
– Për disa ndryshime në ligjin “Për partitë politike”,
sjell në vemendjen tuaj se gjatë muajit maj 2020 ato kanë qënë subjekt i diskutimeve në Këshillin Politik dhe në Grupin e Ekspertëve Teknikë. Këta të fundit kanë sjellë formulimet konkrete për secilin prej këtyre ligjeve, të cilat janë shqyrtuar në Këshillin Politik dhe janë dakortësuar mes nesh.
Kishte mbetur vetem formalizmi i dakortësisë me e-mail (sipas praktikës së bashkëpunimit të deritanishëm), të cilën jua kërkova me e-mail. Në bashkërisht mund të vijojmë praktikën e suksesshme dhe eficente që kemi ndjekur në rastin e ndryshimeve më të fundit të Kodit Zgjedhor pas diskutimit të tij në Komisionin e Ligjeve, për të cilat për ndryshimet teknike më të fundit kemi rënë dakort me e-mail. Sa më shpejt që ju të jepni dakortësinë, aq më shpejt do të depozitohen këto projekligje në Kuvend.
Më lejoni gjithashtu të sjell në vemendjen tuaj se natyra e tyre nuk është aq emergjente sa ajo e miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, gje e cila do të ndodhë sot në seancë plenare të Kuvendit. Gjithashtu, përsa kohë preken organe të sistemit të drejtësisë në dy ligje, është e nevojshme që në procedurën parlamentare ato të konsultohen me organet drejtuese të sistemit të drejtësisë.
Gjithsesi, në cdo rast kemi gadishmërinë të ecim sa më shpejt që të jetë e mundur me depozitimin dhe miratimin e tyre në Kuvend. Për këtë gjë na nevojitet vetëm konfirmimi juaj pa qene nevoja per te mbledhur Keshillin Politik.
Mblidhuni kur te keni qejfin !
E keni vu re qe Gjiknuri i rrit ne pergjegjesi pas tentatives qe boni me vjedh tenderin e Unazes Modhe???Ishte Rama dora vet hajduti kryesor.