Nga deklarata e bujshme e Manjanit, tek mbrojtja nga Berisha, Gjin Gjoni: Pasuria ime është e ligjshme, e ka investiguar ish- kryeministri. Ka informacion ai

23 Korrik 2020, 09:23Politika TEMA

Dorëheqja e taktike e Gjin Gjonit nga drejtësia në përfundim të lejes prindërore dhe në prag të përballjes me Vetingun si dhe propozimi i emrit të tij si kandidat për deputet nga një grupseksion i PD-së në Lezhë, është lajmi që ka dominuar gjatë dy ditëve të fundit.

Gjin Gjoni është një ndër gjyqtarët më kontroversë në Shqipëri. Ai u ngjit në majën e drejtësisë shqiptare me vetëm një vit ‘universitet’, ndërsa cilësohet si një ndër personazhet më me influencë në drejtësi.

Gjin Gjoni hyri në drejtësi si i pastrehë, ndërsa doli me një pasuri me vlerë miliona euro, për të cilën thotë se e ka nga bashkëshortja. Kur ILDKP i bëri një kallëzim penal në vitin 2014 për mos justifikimin e një pasurie me vlerë mbi 2 milionë euro, Gjin Gjoni e ‘çarmatosi’ prokurorinë me procedura. Gjin Gjoni thotë se kallëzimi ishte një sulm politik, por paradokset rreth pasurisë së tij, besohet se është arsyeja që nuk pati kurajo të përballej me Vetingun.

Në 19 dhe 20 nëntor të 2015, kur kishte nisur debati për reformën në drejtësi, Sali Berisha dhe Gjin Gjoni nisën të mbronin dhe lavdëronin njëri-tjetrin. Në 20 nëntor 2015, vetëm një ditë pasi Sali Berisha e mori në mbrojtje në Kuvend, Gjin Gjoni dha një intervistë për Çim Pekën. Në rrëfimin e tij, Gjin Gjoni i thur lavde Sali Berishës, ndërsa thotë se Berisha ka investiguar rreth figurës dhe pasurisë së tij, dhe pasi është bindur se është i pastër, ka mbajtur atë qëndrim mbrojtës.

Më konkretisht, Gjin Gjoni shprehet kështu para medias: “Të them të drejtën edhe gjatë periudhës që ka pasur një ankesë nga ana e autoriteteve gjermane në momentin e një konflikti, por edhe në momentin aktual, them se politikani Berisha është njeriu më i mirinformuar sot në Shqipëri.

Ka një karrierë politike prej 25 vitesh, e cila ka pasur uljet dhe ngritjes e veta. Dhe gjatë kësaj periudhe kohe si duket ka investiguar në të gjithë elementet e mi, të karrierës sime, duke përfshirë edhe elementët e deklarimit të pasurisë. Dhe ky është një qëndrim që të them të drejtën e vlerësoj jashtëzakonisht shumë nga z. Berisha edhe si njeri, edhe si politikan, për akuza të pabaza që ministri Saimir Tahiri, akuza personale.

Me të drejtë z. Berisha ka përmendur aty se z. Gjin Gjoni iu nënshtrua të gjitha procedurave ligjore. Arriti që të shkojë përpara organeve të drejtësisë dhe organet e drejtësisë arritën në përfundimin se nuk ekziston asnjë nga elementet…. Në mënyrën më absolute Sali Berisha nuk ka asnjë lloji borxhi ndaj meje dhe as unë ndaj Sali Berishës. Kemi një raport normal, jo shumë të afërt.

Për shkak se marrëdhëniet e mia me z. Berisha në pozicionin e atij si kryeministër dhe sot si politikan, kanë qenë shumë të larta, për shkak se unë kam qenë pjesë e gjyqësorit. Anjëherë nuk kam qenë pjesë e politikës. Por, të them të drejtën në të gjithë sulm që kanë realizuar, që në momentin e parë deri në momentin aktual, unë kam informuar rregullisht të gjitha institucionet ndërkombëtare…

Është e vërtetë që Berisha është personi që ka kontaktet më të mëdha me institucionet ndërkombëtare, përveç ambasadorëve në Shqipëri me të cilët ka pasur kontakte si politikani më e influencë në Shqipëri, por edhe institucione të tjera ndërkombëare, që kanë ardhur në Shqipëri dhe pa dyshim që janë takuar”.

Një ditë më parë, në seancën plenare të datës 19.11.2015, Berisha, duke debatuar me Saimir Tahirin, në atë kohë ministër i Brendshëm, shprehet në këtë formë: “Sa i përket Gjin Gjonit, duhet të lash gojën kur përmend emrin e tij. Absolutisht.

Nuk funksionon kështu kjo. Ju besoni gënjeshtrat tuaja, ju besoni mashtrimet tuaja, por Gjin Gjoni pati kurajën dhe integritetin t’i nënshtrohet procesit ligjor për akuzat tuaja monstruoze dhe faktoi para ligjit, se ato ishin shpifje të ulëta të kryemobit Edi Rama dhe leitnantëve të tij. Kurse ti fsheh pasurinë, sepse ke frikë se atë pasuri do të ta marrë përmbaruesi. Ti arrestove si hienë Baftjar Nelën, përmbaruesin, se ke frikë. Të gjitha janë transparente. Çdo gjë mbi tokë unë e kam transparente, prandaj të them: përgjigju një për një vendimeve gjyqësore!”.

Saimir Tahiri i përgjigjet Berishës, duke thënë se “Nuk dua ta besoj dhe nuk shpresoj, që vizioni yt për reformën në drejtësi është Gjin Gjoni dhe gjin gjonër të tjerë. Unë nuk dua të besoj që ky është qëndrimi i të gjithë deputetëve, që ke në krah, për një gjyqtar, i cili është simbol i paligjshmërisë dhe i korrupsionit në sistemin e drejtësisë, që gënjen me pasurinë, që ka qenë në ndjekje penale dhe shpëtohet nga gjyqtarët, që ke çuar ti!

Për çfarë e mbron këtu dhe më tregon se duhet të laj gojën para se të përmend Gjin Gjonin, një njeri, i cili u ka marrë shpirtin njerëzve, që përplasen në dyert e gjykatës për drejtësi, apo se ia bëre të shoqen këshilltare, këtu? Apo një njeri, si shumë të tjerë në sistemin gjyqësor, që e mbajnë peng besimin e qytetarëve në drejtësi?

Ne nuk i duam këta. Nëse ti i mbron, ne nuk i duam këta, sepse ne besojmë që qytetarët meritojnë drejtësi të vërtetë dhe jo gjin gjonër në drejtësi. Këtu ndahemi ne, ndaj shpresojmë që të ndryshoni mendim dhe të kuptoni që reforma në drejtësi është një detyrim historik, që ua kemi shqiptarëve, jo për të përjashtuar gjin gjonët, se kjo është e kollajshme, por për t’i dhënë drejtësi shoqërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë”.

Në vitin 2014, kryeministri Edi Rama e konsideroi ‘fenomenal’ Gjin Gjonin, për të cili tha se flisnin nga Evropa në NATO dhe nga NATO në Evropë. Gjin Gjoni është akuzuar nga politikanët e së majtës si simbol i paligjshmërisë dhe i drejtësisë së vjetër. Por, 20 qershor të 2016, Ylli Manjani, në atë kohë ministër i Drejtësisë në qeverinë e Edi Ramës, befasoi me një deklaratë vlerësuese për Gjin Gjonin. Ndërsa qeveria dhe ndërkombëtarët akuzonin KLD-në si të korruptuar dhe përgjegjëse për degradimin e drejtësisë, Ylli Manjani, i propozuar si ministër nga Ilir Meta, në mbledhjen e KLD-së së datës 20 qershor 2016, tha se Gjin Gjonin e vlerëson bota.

“Unë vërtetë që jam anëtar i qeverisë, por unë mendoj se ky Këshill i Lartë Drejtësisë në tërësinë e tij, përveç problemeve që ka në pjesën organizative, por edhe në pjesën e sjelljes së tij, unë mendoj se ka një dallim si nata me ditën me përvojat e kaluara. Askush nuk mund të akuzojë të Këshill të Lartë të Drejtësisë se është i korruptuar.

Ky emërim (duke iu referuar zgjedhjes së Gjin Gjonit president i Këshillave Gjyqësorë të Ballkanit në 2015), tregon vlerësimin që ka bota profesionale për aftësitë profesionale të gjyqtarëve shqiptarë. Reforma në drejtësi nuk mund të bëhet pa burimet njerëzore. Sistemi aktual i drejtësisë ka shumë elementë pozitivë, një pej tyre është Gjin Gjoni, për të cilin e kam për nder që gjendem në të njëjtin Këshill”, tha Manjani. (Shqiptarja.com)

23 komente në “Nga deklarata e bujshme e Manjanit, tek mbrojtja nga Berisha, Gjin Gjoni: Pasuria ime është e ligjshme, e ka investiguar ish- kryeministri. Ka informacion ai”

  1. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Kanceri semundje e vjeter sa vete njerezimi edhe sote e kesaj dite zor se gjene sherim.
    Kjo semundje vdekjeprurese,ne dallim nga semundjet e tjera,ka nje procedure disavjecare
    dhe me rezultat te paditur.
    Operacioni pasohet me nje kimoterapi disa vjecare dhe me operacione te tjera.
    Te kthehemi ne teme:
    Gjingjoneria si fenomen ka per te na percjelle jo vite,por dekada me radhe.
    Infeksioni ka hyre shume thelle.
    Arkitekti i se keqes,Doktor Mortja, e ka instaluar kete sistem deri ne perfeksion.
    Jane perlyer pothajse te gjithe,e theksoj,pothuajse te gjithe.
    Ky eshte mentaliteti jone.
    Ne ate kohe,para 90-tes tregohej me gisht maskarai,
    tani tregohet me gisht i ndershmi dhejo vetem me gisht,ai tallet.
    Si tha Ali Asllani?
    Koha eshte e maskarenjve,po Shqiperia e shqiptareve.

    1. Shenjestra says:

      Dakord me komentin nga ALEANCA.Eshte e vertet se doktor mortja(Sali Berisha) e ka instaluar kete sitem (drejtesise) deri ne perfeksion.
      Pse e mbron Saliu gjykatesin me shkpllen e plepave Gjin Gjoni? Sepse ata jan te lidhur bythe e breke me njeri tjetirn.Gjin Gjoni e ka mbrojtur Berishen nga shume krime qe ka bere,po keshtu edhe Berisha jo vetem qe e ka paguar me shuma te medha parash,por edhe e ka mbrojtur ate si nje njeriu i drejtesise me i korruptuar.Prandaj sot ata mbrojn njeri tjetrin se duhen edhe per te ardhemen.Nqs Gji Gjoni do vihet kandidat per deputet,PD-ke do humbas shume keq dhe pushtetin t’a shikoi me dylbi.

      1. Shefkiu says:

        Ore pse jeni aq te trashe, xhanem? As qe i rruhet PD per pushtetin. Ajo do qe nje bande njerzish, familjar me Berishen, te jene deputet vetem per ti shpetuar drejtesise. Po te pyesesh PD dhe Berishen, doni te vini ne pushtet, apo njerez si Gjin Gjoni te jene deputet, ai pa me te voglen pendese zgjedhe Gjin Gjonin deputet. Pse, si mendoni ju, deputetet e opozites nuk jane pjese e pushtetit ne nje vend? Ka pushtet ekzekutiv, por ka dhe pushtet legjislativ,. Ndaj them, vetem per kete te dytin eshte aktualisht e interesuar PD.

  2. Populli says:

    Ja pafshi hajrin. Per njerez te tille burgu eshte pak. Kur ti shofim keta mbrspa hekurave do te shpresojme qe edhe ky vend mund te behet.

  3. Taipi says:

    KETE GJININ NE 2022 DO TA ZHGJEDHIM PRESIDENT CFARDO QE TE KETE BERE KY NUK JA KALONE DOTE ILIR METES NE ASNJE DREJTEM PRANDAJ ME MBESHTETJEN E SALI BERISHES PROPOZOJ GJININ PRESIDENT

  4. Fredi says:

    Me i fjal ky i shpetoj vetingut po gezon hajdutllikun , sa leht i shpeton drejtesis ne kte vend , te ter e din qe ke vjedhur dhe nuk te troket njeti ne der per te kerkuar hesap , deri sa te ter mesohen me pasurin tende te vjedhur dhe ajo behet e ligjeshme , por korentin mos e vidh po vodhe 200mij lek te vjetra korent kalbesh ne burg ktu i tregon dhembet e saj zhdrejtesia shqiptare , qijani nonen kti mileti qe fle gjum se kte meriton , ngrihen nje tuf bira kurvash nga lezha e PDs dhe e propozojn deputet kte pleren e zhdrejtesis shqiptare . Rroft ENVER HOXHA vetem ai burr vinte drejtesi per vjedhjen e prones popullit , kta jan te ter hajdut bythqira , sot te paret me te tmerrshmit jan politikanet drejtesia medja.

    1. qytetar says:

      sakte komenti

  5. shqip says:

    Po të jetë që në këtë botë prevalon Gjonizmi, Berishizmi, më mirë Shqipëria mos ekzistoj si shtet. E keqja është prezent kudo, në gjithë globin. Po ajo nuk ka përparësinë para së mirës. Në Shqipëri e keqja është kthyer në institucion .

  6. Jo realisti says:

    Eshte tmerr te merresh perdit me tema te tilla. Kemi 2-3 dekada qe merremi me te njejtat fenomene dhe per cudi edhe ata flasin perdit edhe ne ankohemi perdit….
    Cfar pamje tjeter ka bishti…..

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Mire e kishe mor Saimir vllai por shihe ku ke perfunduar ne kohen e maskarenjve. Ai tallet nen mbrojtjen e sigles se partis, kurse ti rrezikon burgun duke te perplasur nga nje dere te gjykates, ne tjetren.

  8. Thomai says:

    Po mire tja beni keti populli ju o maskarenj e korvare se ne kurriz te tij po pini gjak epo ndertoni srrajet. Zoti esht i madh. Faji esht i gjithi i tij (Popullit) se ju kemi lene te beherni aq te fuquishem sa tani ju duket vetja ZOT Moterqira.

  9. Shenjestra says:

    Dakord me komentin nga ALEANCA.Eshte e vertet se doktor mortja(Sali Berisha) e ka instaluar kete sitem (drejtesise) deri ne perfeksion.
    Pse e mbron Saliu gjykatesin me shkpllen e plepave Gjin Gjoni? Sepse ata jan te lidhur bythe e breke me njeri tjetirn.Gjin Gjoni e ka mbrojtur Berishen nga shume krime qe ka bere,po keshtu edhe Berisha jo vetem qe e ka paguar me shuma te medha parash,por edhe e ka mbrojtur ate si nje njeriu i drejtesise me i korruptuar.Prandaj sot ata mbrojn njeri tjetrin se duhen edhe per te ardhemen.Nqs Gji Gjoni do vihet kandidat per deputet,PD-ke do humbas shume keq dhe pushtetin t’a shikoi me dylbi.

  10. h says:

    Këta të tre,janë tablloja më besnike e vjedhjes,korrupsionit dhe mafjes që dominon
    të tashmen dhe helmon të ardhmen e kombit.

  11. iksi says:

    Me qe ti Gjin Gjoni duheni fort me Berishen sepse keni ndare paret e korrupsionit bashke ndoshta mund tju takojne edhe ” zyrat ” afer njeri- tjetrit edhe ne Reç te Malsise Madhe e kenaqeni duke bere muhabet bashke .

  12. Ce says:

    Hekrat ketij horri te drejtesise qe ka vene miliona me shitjen e drejtesise ky bandit me kurs 3 mujor plepash qe e hapi Salivirusi qe i rafte ishalla. Te jape llogari per gjyqet monstruoze te ketij banditi ku fitoi miliona dhe ti sekuestrohet gjitha ajo pasuri sheiku, se me leket e piset qe ka ky horr mund te bleje dhe nje mandat deputeti.

  13. Atasheu says:

    Gjin Gjoni mor zoteri i ka dhene ambasades se Kuvajtit shtepine e vet me qira dhe merr 25000 euro ne muaj qira, mos u merrni me Gjin Gjonin sepse Gjin Gjoni eshte mbi kale, per ato pare ai morri nje grua te martuar me baben e vet ne Gjermani, nje te korruptuare qe ia morri pasurine gjermanit dhe u martua me Gjin Gjonin, korrupsion , kurveri, maskarallek, ate vajzen e njoh sepse ne 91 erdhi ne Bonn tek i jati dhe iu fut bavarezit 52 vjecar ne krevat kur ajo ishte 18 vjec vetem qe te mos kthehej ne Shqiperi, i jati i shkonte per vizite tek e bija qe bashkejetonte me shokun e tij, ate degjenerim kur nuk e kisha perjetuar, Elona i di mire se cfare pislleqesh ka bere ne Gjermani.

  14. j says:

    Me këta degenerata “avanzi di galera”,shpresoni të beni shtet ju ???

  15. Artur says:

    Kështu ndodh, kur nga një popull krenar dhe i pamposhtur në mijëra vjetë ; lind një brez birakurvash që degjenerojnë një popull të tërë me paratë e krimit dhe të armiqve të njerëzimit .
    Po ai popull matuf do t’a ketë për hak festen që po i pregatisin për kokën boshe që ka .
    Ai popull që nuk ulëret dhe nuk ngrihet i gjithi në këmbë, dhe me cfurk në dorë nuk qëron kancerin që i ka zënë fytin, nuk e meriton të egzistojë .
    Mjer fëmijët e Shqipërisë dhe vetë Shqipëria ; që kurrë nuk shpëtoi nga tradhëtia !!!

  16. katarakti says:

    Kjo do te thote se nese PD-ja rivjen ne pushtet ne kete vend do te mbreteroje vjedhja dhe krimi pafundesisht.

  17. Trotski says:

    Po qene te verteta ato qe ka shkruar Komentuesi “ATASHEHU” -Gjin Gjoni ka futur Prasin ne Sume dhe ta mbaje me shendet sa te jete Gjalle -Pleh i Rezervatit te Sale Kriminelit.

  18. qytetar says:

    xhin xhoni
    leje lindje !!!!!

  19. viçidoli says:

    O njerëz ,berishoviçët, manjanoviçët,gjonëroviçet,bashoviçët e shumë të tjerë te shqupi e leshelia ,janë prodhim madein plaku mere,ndërsa ai vetë është madein karaxhiç (për këtë të fundit pyesni shiqeren,pasi rama idragajve atë ditë ishte me lopë në mal e nuk di gjë)
    Të gjithë këta zabërhana një qëllim kanë destabilizimin e shqipërisë e të kosovës për interesa të viçave të sërbisë.

    1. Vlesh says:

      Thone qe Pd done 10 – 15 % qe ta kerkojne gjithnje te jete ne pushtet! Mjafte me kete stil hap e cil, 8 vjet Po dhe 8 Jo! Futi nje post koalicon me PS paz zgjedhjeve dhe …. je edhe fitimtar edhe ne pushtet! Bie rehat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje