Votimi i 5 qershorit, reagon SHBA: Ky akt çon Shqipërinë një hap përpara drejt BE. Mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik

23 Korrik 2020, 15:47Politika TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pasi Kuvendi votoi me 99 vota pro marrëveshjen e 5 Qershorit.

Në deklaratatë ambasada thekson se ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian.

Më tej ajo shprehet se përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian.

Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare.

Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore.

Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike.”- thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.(TemA)

3 komente në “Votimi i 5 qershorit, reagon SHBA: Ky akt çon Shqipërinë një hap përpara drejt BE. Mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik”

  1. Inshallah 2025??? says:

    Njesoj sikur te thuash Presidentin e Amerikes e zgjedh Rama i Albanistanit, lol!… kur i ben thirje emigranteve shqiptare ne Amerike dhe bagetise shqiptare ne Shqiperi…

    Pra Amerika e Obames e kupton me mire se si hyn ne Evrope, sipas te zgjuarve shqiptare qe i ka ngelur ora te Ceku i Bardhe.

    Shqiperia do hyje ne Evrope inshallah pa Kancerin Rama, Meta, Basha, Berisha, Ruci e kope.

    2025? …lol!

  2. Perseri Shqiperia nje hap para , Asnjehere nuk u tha se beme dy hapa para. Pa urdheroni brenda s’dihet se kur do ta degjome , 30 vjet kete degjome nga derkombetaret , KIni bere nje hap para ,,,, Per zgjrdhjet : jane me te mira se te kaluarat. Ka patur raste ne shtetet e tjera qe ka kercitur koburja dhe eshte thene : ” Zgjedhje demokratike” Thote mire populli yne : ” Te voglit te gjithe kane deshire t’i terjeqin veshin”

  3. qytetar says:

    KESHILLI POLITIK !!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje