Komisioneri për Zgjerim përshëndet miratimin e 5 qershorit: Për çdo ndryshim shtesë, palët të diskutojnë

23 Korrik 2020, 16:36Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend.

Varhelyi nxit palët që të vazhdojnë diskutimet për ndryshime shtesë, duke mos tjetërsuar marrëveshjen e 5 qershorit.

“Mirëpres miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo përmbush një kusht kryesor të Këshillit të Europës.

Për çdo ndryshim shtesë, unë u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos shmangen”, shkruan Varhelyi në twitter. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje