Situata e pandemisë ka ndikuar drejtpërdrejt në sektorin e turizmit në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, këtë vit, në Shqipëri kanë hyrë 63.4% më pak turistë se një vit më parë duke reduktuar ndjeshëm dhe të ardhurat për operatorët turistikë.
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma tha për Euronews Albania se situata nuk është ajo që pritej.
Ai tha se ka një ngadalësim të ardhjes së turistëve gjatë javës, sepse fundjavave ka dyndje, ndërsa të ardhurit nga Evropa janë në numër minimal.
“Operatorët turistikë janë të parët që bizneset e të cilëve reflektohet kjo situatë. Kanë anulime të rezervimeve, kishin pritshmëri të tjera dhe kjo reflektohet edhe në të ardhurat që sigurojnë. Pushteti lokal ka qenë në mbështetje të tyre.
Parapërgatitjet për sezonin i kemi filluar që në nëntorin e kaluar. Fakti që u gjendëm para një situate jo të zakontë i stopoi të gjitha përgatitjet. Në këtë situatë që jemi, me përjashtim të fundjavave, pjesa e ditëve të javës është shumë e vakët në raport me vitet e kaluara”, tha z. Gurma.
Kryebashkiaku i Sarandës u shpreh se ka pasur mirëkuptimin e bizneseve sa i përket aktit normativ që ndalon muzikën pas orës 20:00, ndërsa shtoi se shqetësimet e tyre i ka përcjellë tek instancat e caktuara me shpresën se do gjejnë zgjidhje.
Sipas tij, kjo javë do të jetë vendimtare për të parë se si do të jetë ecuria e sezonit për muajin gusht.
Ashtu si e ke katandisur Saranden mos prit pushues se nuk jane te cmendur te vine aty dhe te mos kene ku te bejne nje shetitje. U be nje vit qe e ke permbysur shetitoren dhe cuditerisht aty punojne vetem 3 vete me lopate per disa ore.
Ulini mor cmimet dhe jo 20% por mbi 50% se prap te fituar jeni mor hunderra te pangopur. Nje nate tek Seiko ne sarande 80 euro vetem me mengjes , e kush ka luajtur menc te vije atje me keto cmime. Me 110 euro mengjes dhe darke brenda kalova 3 nete dhe 4 dite fantastike ne Lefkada Greqi, ushqim fantastik kurse ne Sarande do me duheshin te pakten 400 euro per aq dite dhe ushqimi shume i dobet. Jepini drejtim pra qe te vijne turiste mor hunderra te pangopur dhe jo me 80 euro nata vetem me mengjes me nje veze.