Covid-19 po përhapet masivisht tek të rinjtë, në intubim edhe 25-30 vjeçarë

26 Korrik 2020, 23:43Sociale TEMA

Përhapja e Covid-19 në komunitet ka bërë që të preken edhe 20-vjeçarë.

Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se për shkak të agresivitetit të virusit, edhe të rinjtë kanë përfunduar në spital, madje edhe duke u ndjekur me oksigjen.

“Kemi një zgjerim të fashës të moshës së prekur tek 20, 30 dhe 40 vjeç.

Prekja e kësaj grupmoshe ka shfaqur raste me simptomatikë të ashpërsuar, raste që kemi në intubim që janë të grupmoshës 25-30 vjeç”.

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini thotë për “Klan” se deri në mes të Gushtit, Shqipëria do vijojë të regjistrojë raste të shumta më koronavirus. Vetëm pas kësaj data pritet të kemi një ulje të kurbës së infeksionit.

“Sipas të gjitha projeksioneve dhe përllogaritjeve që nga ana stastistikore dhe staticienët e ISHP kanë përcaktuar, parashikohet që edhe në dy tre javët në vijim do të kemi të njëjtin trend të rritur të rasteve të konfirmuara covid pozitiv”.

Një nga masat e cila sipas specialistëve do të reduktojë numrin e personave të infektuar është detyrimi për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe në ato vende ku nuk mund të ruhet distancimi fizik.

1 komente në “Covid-19 po përhapet masivisht tek të rinjtë, në intubim edhe 25-30 vjeçarë”

  1. hajt me sh'net says:

    Hani mut mor plehra te ndyre hani..kujtoni se blehen akoma k’to rrena more sherbetore qorre te pushtetit..ju shofte fara bashke me ymer gelbazen per keto krime ndaj njerezimit qe beni..se mos ju shpeton dhe publikoni komentin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje