Mjeku i QSUT del me apelin e fortë: Lufto virusin, që të takojmë sa më shpejt njerëzit e dashur. Vetëm nuk ia dalim dot

26 Korrik 2020, 18:42Sociale TEMA

Mjeku ORL në QSUT, Klevis Thomaj u është drejtuar me një apel qytetarëve, për të vendosur maskën si një nga mënyrat për të ulur rrezikun e infektimit të vetes dhe të afërmve tanë.

“Bota po përballet me një virus mjaft të rrezikshëm dhe mjaft vdekjeprurës. 

Tani është koha që ne të gjithë të tregohemi të përgjegjshëm për veten tonë dhe për të dashurit tanë.

Na ndihmoni që ta mundim këtë virus se vetëm ne mjekët, spitalet, nuk mund t’ja dalim dot.

Koha është të respektojmë masat e distancimit social, të mbajmë maska, të kemi kujdes në zyra, mos neglizhojmë në asnjë moment të gjithë. 

Lufto virusin që të kthehemi sa më shpejt në normalitet, që të takojmë njerëzit e dashur, që të kemi aty njerëzit e dashur””, 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje