I infektuar me Covid-19, ish-deputeti i PS letër nga spitali: Beteja me virusin vazhdon akoma dhe mësa duket do të zgjasë

26 Korrik 2020, 11:36Sociale TEMA

Ish-deputeti i PS-së në Vlorë, Fatmir Toçi që prej një jave është infektuar me Covid-19 dhe tashmë ndodhet i shtruar në spitalin COVID2. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Toçi ka treguar gjendjen e tij shëndetësore.

Ai e nis fjalën me mirënjohje, teksa shprehet se interesimi i miqëve e të afërmve ia ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate. Ndër të tjera ai ka informuar se gjendja e tij është e stabilizuar, por beteja me koronavirusin vazhdon.

“Mirënjohje e falënderime: Interesimi i të afërmve, miqve, të njohurve dhe dashamirësve të shumtë për gjendjen time shëndetësore, pas prekjes nga Covid-19 ma ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate, si pjesë e rëndësishme e trajtimit shëndetësor që po përdoret, me sa duket deri tani, me sukses.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covidin-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma.

Nuk di si t’ju falënderoj për forcën dhe kurajën që me keni dhënë në këto çaste të vështira për mua dhe familjen time, duke demonstruar vlerat e një shoqërie humane e të qytetëruar, siç ka qenë dhe është shoqëria shqiptare.

Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre.

Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për të qenë misionarë me punën e tyre, me ndikim dhe kontribute te jashtëzakonshme në shoqëri, dhe do të thoja pa hezitim, ky është një nga rastet më të spikatur.

Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë!

Shoqëria ka nevojë jetike për ata sot më shumë se kurrë, ashtu sikurse edhe ata kanë nevojë që të gjithë ne të jemi më të ndërgjegjshëm e më të përgjegjshëm përsa po ndodh realisht në të gjithë botën.”– shkruan Toçi. (TemA)

3 komente në “I infektuar me Covid-19, ish-deputeti i PS letër nga spitali: Beteja me virusin vazhdon akoma dhe mësa duket do të zgjasë”

  1. Toci says:

    Albanistanski perralla me mbreti … ka dale moda ne Shqiperi qe kur shkruan se si perjetove Covidin te shkruash carcaf per doktorat dhe infermjert dhe pacientet me emra vetem….

    =
    ta lem manjane Covidin,
    “o pse lavderime duan doktoret, ata duan Euro mo Toc”….

  2. shenjestra says:

    Sherim te shpejt.

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @ky T më lart
    .
    Përjetimi
    o ditëzi
    s’ka dalë modë
    në Shqipëri
    se kudo
    ku ka Njerëzim
    quhet thjeshë
    Përjetim.
    Ndaj COVIDin
    kush kalon
    mund të thotë
    ç’a përjeton
    ty të duket
    si çarçaf
    se nga “trutë”
    do jesh kaf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje