FOTOT/ "Vendose maskën", Manastirliu: Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, të gjithë bashkë duhet të mbrojmë mjekët

25 Korrik 2020, 10:43Sociale TEMA
FOTOT/ "Vendose maskën", Manastirliu: Vijojmë të

Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu deklaron se do të vijojë puna për përgatitjen e sistemit shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.

Teksa poston foto nga stafet mjekësore, Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të vendosin maskën.

“Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.

Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore që çdo ditë kujdesen që nënat dhe të porsalindurit të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt.

Vendose Maskën”- shkruan Manastirliu. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje