Leonard Solis: Thoshim ujku, ujku, por ujku vetëm tani erdhi e po bën kërdinë. Mos bërtisni, pështyni, teshtini apo tregoni barcaleta, lërini këto zakone të këqija

24 Korrik 2020, 12:21Sociale TEMA

Në Ballkan pandemia Covid-19 ka fituar terren frikshëm. Vendi më i prekur mbetet Rumania, por kurba virale vazhdon të ngrihet kudo: në Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje e Shqipëri.

Ndërsa Mali i Zi ka rikthyer sërish gjendjen e pandemisë, pavarësisht se ishte shpallur vend pa Covid-19.

I gjithë rajoni njofton për rekorde të reja infeksionesh dhe shtim masiv të numrit të tyre pas heqjes së masave të karantinës.

Pavarësisht strategjive të përzgjedhura nga vendet ballkanike, por edhe korrupsionit dhe mungesës së transparencës, një nga arsyet kryesore që ky virus ka dalë jashtë kontrollit duket se është edhe pakujdesia e shumë njerëzve dhe mospërfillja e rregullave të Covid-19.

I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel ishte mjeku Leonard Solis, i cili u shpreh se “është e vërtetë që një pjesë e kësaj situate vjen dhe nga sjellja e keqe apo e shprehive që kemi ne si popull apo në përgjithësi vendet e Mesdheut”.

“Ne jemi njerëz të nxehtë, bërtasim shumë, pështyjmë shumë, teshtijmë shumë, tregojmë barcaleta dhe një barcaletë e treguar bukur kur ke 5 veta që të dëgjojnë me gojë hapur ua ke ngjitur ndërkohë virusin të 5-ëve.

I kemi këto sjellje të këqija; grumbullime në pishina, grumbullime në bllok. Ne kemi qenë një sustë e tendosur, nuk e kuptuam se nuk ishin thjesht 3 muaj, ndaj u lodhëm shpejt.

U ekzagjerua paksa me shtrëngimin dhe mbylljen e jashtëzakonshme në fazën e fillimit ku thoshim ujku, ujku por ujku nuk erdhi dhe tani që ujku ka ardhur, jemi realisht në një situatë që po rëndohet, gjithnjë e më tepër.

Unë shikoj çdo ditë mushkëri të ngarkuara, gjithmonë e më tepër ka teste pozitive; virusi po vjen si ai orteku i dëborës që në fillim e bën hapin më të vogël e pastaj rrugës më të madh dhe po bën një lëvizje njëtrajtësisht të nxituar, duke bërë të mundur bllokimin dhe mbytjen e sistemit shëndetësor.

Ndaj secili duhet të kujdeset për veten që të kujdesemi edhe për të tjerët”, tha mjeku, ish-ministër i Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, çfarë note i vë ish-ministri i Shëndetësisë, mjeku Leonard Solis komunikimit shkencor në Shqipëri?

Sa ka ndikuar ai në uljen e besimit të publikut te autoritetet shëndetësore?

“Ne bëmë një abuzim të tmerrshëm në fazën e parë të pandemisë. Shija më e hidhur që unë kam nga COVID, më ka ngelur kryeministri, kur mora gruan time në telefon dhe dëgjoj: “Alo Edi jam. Lani duart…”.

Kompanitë multinacionale e kanë të ndaluar ndërhyrjen në politike dhe korruptimin nga politika.

Nuk mundet një kryeministër, që kur merr fëmijën tënd në telefon të të dalë e të thotë: “Alo Edi jam. Lani duart”.

Këto lloj abuzime në fillim të fazës së pandemisë e tkurrën popullin e bënë mosbesues.

Duhet të flasë Instituti i Shëndetit Publik që ka shkencëtarë shumë të mirë, të  cilët janë përballur me epidemi, por atyre ju kanë vënë maskën për t’ju mbyllur gojën.

Duhet të flasin ata dhe jo diletantët. Kudo ka diletantë të cilët flasin e politizojnë dhe kështu humbet besimi i popullit. Duhet të flasin shkencëtarët”- tha Solis.

15 komente në “Leonard Solis: Thoshim ujku, ujku, por ujku vetëm tani erdhi e po bën kërdinë. Mos bërtisni, pështyni, teshtini apo tregoni barcaleta, lërini këto zakone të këqija”

  1. Juli says:

    Pirth – Pirth se lirohesh. Në gjithë botën qeveritë flasin dhe bëjnë ligjet. Ato konsultohen me specialistet. Po ne kemi një opozitë që është kundra për cdo gjë !!!!!! Ato duan të vdekur me shumicë !!!!!!!
    Popuj leshi ne të ballkanit.

    1. Zeqo says:

      Ti je barcalete me vehte o grek muti. Si duket gomari mbetet gomar para e pas pandemise. Na rrofsh bolet bashke me Dulen.

  2. Revizori says:

    Leon Solis,
    Po ai njeri fantastik që kam njohur ne fakultet.
    Politika nuk ka rendesi. Le te kete çfaredo lloj bindje politike qe do. Solis mbetet po ai njeri qe ka qene kur erdhi nga Leskoviku ne fakultet.
    Respekte.

  3. specialisti says:

    Deri kur fole per mjekesi, ishe OK.
    Mos fillo politiken.
    Ate e bejne partite.
    Po shtetet e fuqishme, pse u mbyllen ?
    Prralla politike.
    Me distancim fizik, maska dhe higjene personale , do ja dalim

  4. Jorgo says:

    Rradhiti dhe ti sugjerimet e tua dhe dergoja Keshillit Shkencore do ishin me shume vlere

  5. On says:

    Po cqeveri ke ti o Jul o tu mbyllte??? Asnje institucion nuk funksionon….

    1. Juli says:

      Po përse o Rrapi (ON) kush të mbajti mbyllur tre muaj dhe u sëmuan pak. Doktorrët ,shkenctarët ..Qeveria o ufo.
      Lexoje artikullin mirë dhe me vëmëndje. Jo me veshë ?

  6. Fredi says:

    Rrespekte Solis je i modh stili barcaletes i pa pam rrespekte .

  7. Akile says:

    Ju kam ndjukur me respekt ne vite. Aktualisht jam i shtruat mr Codid19 dhe po me jepet jete. Kush i ha hakun dhe punen Edi Rames, do ngrihet MUHAMETI DHE KRISHTI, tju shuaji pa meshire. Ju rente ne koke me shpirt.

  8. Jim says:

    Megjithe respektin qe mund te kem per Solis eshte kollaj per te dhene keshilla Kur je vete me krye te institucionit ke 1000 probleme dhe sdi te kepesh me pare.

  9. Zeusi pellazg says:

    ⁸E para e punes ky legen nuk din nga bie mjekesia e jo me te jap mend kur e ka tocin bosh
    E dyta mos llap per weveritaret tane po te shkoj ti lepij prapanicen micotaqit Neze don te tregoj se eshte njeri le te ngrej zerin we edhe camet ne Greqi te kene po aw te drejta sa ka bytha e tij tek ne

  10. pirro says:

    nuk ishte vetem nje ujk. jane shume. njerin e vrame te tjeret po na vrasin

  11. O zeqo oooo says:

    Bravo Juli. Me pelqen shume opinioni realist i Solisit.
    Bravo. Te pakten kur sheh njerez qe mendojn sakt ndihesh mire, se qeveria jone vari lesht, plot me Zeqo.

  12. Ram says:

    Top linde, trap u bëre, koqe do vdesëah.
    Të fala Dianës nga Piskali!

  13. Shkodrani pa buke says:

    Ky eshte nje funderine njeri te ciln politika e ngriti nga hici ,dhe tani sec i duket vetja e quajne edhe Presor ,e coi ne faliment sherbimin mjeksor publik ehde ate tek Hygea te cilin e la me borxhe dhe tani del dhe llomotit kot TV ,duhet qe keto TV tew respektojne veten dhe te shohin se cfare pune ka bere ky njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje