Zyrat e gjendjes civile në Shqipëri afishojnë një listë antroponimesh të papërshtatshme, për të cilat ekspertët shprehen se janë një monument në zhdukje i pabarazisë gjinore dhe preferencës për trashëgimtarë djem.
Nga Nensi Bogdani
Prej disa vitesh në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri afishohet një listë prej 62 emrash që ndalohen t’i vihen fëmijëve, të cilët në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë janë cilësuar si të papërshtatshëm për shtetasit shqiptarë.
Më shumë se ¾ e kësaj liste përbëhet nga emra vajzash dhe pjesa tjetër prej emra djemsh. Në qoftë se emrat e djemve në listë theksojë kryesisht tipare të kulturës patriakale, të tillë si Cub, Burgim, Bretk ose Keqan, emrat e vajzave shprehin gjerësisht pakënaqësinë prindërve për ardhjen e tyre në jetë dhe dëshirën e prindërve për të pasur një trashëgimtar djalë.
“Dikur përdorimi i emrave si Sose apo Mbarime lidhej me dëshirën e familjarëve për të mos pasur më vajza të tjera në familje,” shprehet Linda Mëniku, pedagoge e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetit të Tiranës, në lidhje me arsyet që fshihen pas këtyre emërtimeve të papërshtatshëm.
“Por përdorimi i tyre dhe më vonë mund të jetë rrjedhojë e dëshirës së familjarëve për t’u vënë fëmijëve emrat e gjyshërve apo të të afërmve të tjerë,” shtoi ajo.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, një pjesë e mirë e këtyre emrave, si Hyzmet, Gabime, Ballokume, Pseerdhe, Fodulle, Cub, Vajtime, Burgim, Ndalim e të tjerë të ngjashëm, rezultojnë që me kalimin e viteve të kenë një dendësi shumë të vogël përdorimi, me më pak se 10 persona që mbajnë secilin prej këtyre emrave në të gjithë territorin e vendit.
Gjithsesi, emra të tillë si Hume i përkasin rreth 538 personave në territorin e Shqipërisë, 620 persona kanë akoma emrin Mbarime, 271 persona emrin Mjaftime dhe 37 gra ose vajza të tjera kanë emrin Mjafte.
“Rasti ekstrem i mosdëshirës së prindërve për ardhjen në jetë të fëmijës së njërës gjini apo tjetrës apo dhe ndonjë arsye tjetër familjare është përdorimi i emrit Pseerdhe”, shprehet Linda Mëniku.
“Ndër të gjithë emrat e kësaj liste, emri Sose rezulton te ketë pasur një përdorim më te gjerë [1268], por me një rënie drastike deri në mospërdorim pas vitit 2006,” shtoi ajo.
Megjithatë, emrat e papërshtatshëm nuk vijnë vetëm si pasojë e traditës por edhe si pasojë e ndikimeve të huaja apo të ndikimit të prindërve nga idhuj e figura të shquara me të njëjtin emër.
“Për sa i përket përdorimit të emrit Eros, mendoj se mund të jetë një ndikim nga kultura italiane,” tha Mëniku.
“Sa kohë që numri më i lartë i personave me këtë emër është pas vitit 1985, është tregues i ndikimit që mund të ketë pasur suksesi i këngëtarit italian Eros Ramazzotti”, përfundoi ajo.
Mendoj se edhe emri Nensi duhet te jete i ndaluar sepse nuk e lidh asgje me shqipen.
pafytyresi sunite,emra ose llagape futja pordhes……………rrace bastarde!
ne mbare boten[edhe ate arabe] te gjithe ven ose riperterijne te paret e tyre,keta njethundrake turkoshake thjesht shkojne drejte degjenerimit total……………….!
Po ata emra qe bashkojne germat pa kuptim qe sot eshte bere masive si do jene te ndaluar apo te aprovuar?! Une çuditerisht sot ne Shqiperi degjoj e lexoj mbiemra qe s’ta pret mendja, mire emrat se jane te rinjdhe theme me vete; keta dreqer mos jane dobiça dhe u a fusin nga nje mbiemer kot si Preshi, Lajthia, Buzekuqi, Plepi Hunda, pse jo edhe Bytha…..Ka ardhe koha qe njerezit nuk vleresojne me veten e tyre, mjafton liria pa kufi=çthurje dhe çdo gje qe fluturon hahet si kinezet qe vetem aeroplanin nuk ha. Kjo tregon degradim total te qellimshem per ta injoruar njeriun dhe per ta poshteruar. Shoqeriia njerezore prej miljona vjetesh vuri norma e rregulla per jeten si krijimin e familjes , se nuk mund te keshe shoqeri pa celule, apo te gjitha perkujdesjet e tjera si nderin, respektin, mfsheftesine ( sot e realizuan plotesisht: hoqen breket femrat fare dhe tani po i vendosin ne goje dhe hunde dhe kjo do ngelet per jete) , autoritetin e shume gjera te tjera Pra, qe te mos zgjatem se eshte teme e gjere, njerezit po degradojne me dashje perfundimosht duke kultivuar çthurjen totale dhe perfundimi dihet: coronavirusi do bjere me barre dhe do pjelle te tjera deri ne zhdukje dhe riformim te ndonje gjallese tjeter qe ta kundershtoje sepse ky lloj njeriu “demokratik” nuk do ta perballoje me. Por valle duan ta dine? Kurre. Ulurimat behen jo per jeten, por per qejfin!