FOTO LAJM: Salvini mban një qeleshe me shqiponjën shqiptare në shtëpinë e tij

23 Korrik 2020, 20:32Sociale TEMA

Ish-ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka habitur sot ndjekësit e tij, sidomos ata shqiptarë, duke zbuluar se mban një suvenir të vyer shqiptar në shtëpinë e tij.

Kreu i partisë së ekstremit të djathtë Lega Nord ka publikuar një foto nga banesa e tij, mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një detaj i veçantë i vendosur mbi raftin e dhomës.

Ajo që nuk mund t’i shpëtonte të askujt ishte një qeleshe tradicionale shqiptare, me shqiponjë dhe shkrimin “ALBANIA”. Ngjitur me këtë qëndron edhe një foto e tij me vajzën e tij Mirta.

“Mirëmëngjesi miq. Sot do të jem në Lampeduza. Italia dashuron dhe mbrohet, kufijtë mbrohen”, shkruante Salvini në foton e publikuar.

Matteo Salvini nuk është cilësuar gjatë viteve të fundit si një ndër politikanët më të afërt me Shqipërinë. Ai ka paralajmëruar herëpashere edhe dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga Italia.

Por ai ishte ndër të parët në Itali që falënderoi Shqipërinë për dërgimin e mjekëve gjatë pandemisë dhe premtoi një vizitë në Tiranë pasi të mbaronte emergjenca.

 

10 komente në “FOTO LAJM: Salvini mban një qeleshe me shqiponjën shqiptare në shtëpinë e tij”

  1. kacaku says:

    Nuk kane te ngopur me peralla shqipot , ky majmuni eshte nje antishqiptar i betuar dhe nuk e fsheh , keta na tregojne qeleshen e Salvinit ….zgjouni lepuj ……

    1. albaniafirst says:

      kacaku-nuk kemi ndermend te ndryshojme mendje per Salvinin. Ai ben politiken e partise se tij, por ajo qe thuhet ne kete artikull eshte se pamvaresisht ideve te tija te meparshme antishqiptare, ai ka te drejte te reflektoje. Falenderimi qe beri per djemte e vajzat tona qe vajten ne ndihme te Italise eshte nje prove se ata e detyruan edhe nje individ si Salvini te falenderoje vendin tone.
      “Beje armikun qe te te admiroje qe ta mundesh dy here.”

      1. Mona pa breke says:

        Ti mund te jesh i vetmi person ne bote qe mendon se lideret fashiste ndryshojne dhe behen humaniste. E vetmja gje qe ka mundur fashistet jane bombat.

  2. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

    Erdogan fton ne kete video gjithe birazeret [edhe ata shqipfoles] ne hajeng/gjullurdi lutjen e xhumane ne xhamine e tjetersuar,madje lutja eshte edhe ne shqip,duke qelbur keshtu gjuhen e arberit………

    Ο πρόεδρος της Τουρκίας ανάρτησε ένα βίντεο 5:36 λεπτών στο οποίο ακούγεται ένα τραγούδι σε 9 γλώσσες λαών με μουσουλμανικό πληθυσμό, μεταξύ άλλων αραβικά, αλβανικά, βοσνιακά, αφγανικά, τούρκικα αλλά και… κουρδικά’
    Το τραγούδι καλεί τους Ισλαμιστές να συσπειρωθούν και θα προσευχηθούν όλοι μαζί.

    https://twitter.com/i/status/1285909243682598916

  3. Lani says:

    Rshte nje shkerdhate edhe antishqiptar i provuar!

  4. Aleksander says:

    Salvini CHI?

  5. Juventus says:

    edhe vrasësit serialë mbajnë sende nga viktimat e veta
    mos vallë?

  6. Juventus says:

    edhe vrasësit serialë mbajnë sende nga viktimat e veta
    mos vallë? ???

  7. Moisi Golemi says:

    Eshtë qeleshe ballistësh. Doemos që do e mbajë, sepse ballistët ishin aleatët më të mirë të fashistëve gjatë Luftës II Botërore. Fashisti Salvini u është mirënjohës ballistëve, për punën e madhe që kanë bërë duke vrarë anti-fashistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje